Sunday, July 13, 2008

Fragebogen

Max Frisch, zvicerian nga Zyrihu (1911 - 1991), cilësohet si një nga autorët më të famshëm të letërsisë gjermane të shekullit të XX. Mes veprave të tij, dallohen dhe dy ditare: Ditar 1946-1949 dhe Ditar 1966-1971, të cilët autori i botoi gjatë jetës së vet dhe përmbajnë jo vetëm rrëfime të udhëtimeve në Europën e pasluftës por dhe skica e ide që më vonë u shndërruan në romane dhe drama të autorit. Frisch mbi të gjitha ishte dhe një vëzhgues kritik i shoqërisë njerëzore, dhe i interesuar për të shikuar në thellësi të mendjeve dhe shpirtrave. Shtëpia botuese gjermane Suhrkamp, ka shkëputur nga ditari i dytë një listë të gjatë me 11 pyetsorë dhe i ka botuar si një libërth të vogël, Fragebogen. Po ndaj këtu me ju disa nga pyetjet që i kushtohen temës së miqësisë. Temat e tjera të pyetsorëve janë: martesa, femrat, shpresa, humori, paraja, atësia, atdheu, pasuria, dhe vdekja.

1. A ju duket se jeni një mik i mirë?

2. Çfarë përjetoni si tradhti:
a. kur e bën tjetri?
b. kur e bëni ju?

3. Sa miq keni momentalisht?

4. A e quani kohëzgjatjen e një miqësie si njësi matëse të saj?

5. Çfarë nuk do t'ia falnit një miku:
a. dyfytyrësinë?
b. faktin që ju "rrëmben" të dashurën?
d. ironinë edhe përkundrejt jush?
e. që nuk e duron kritikën?
f. që vlerëson dhe frequenton me qejf persona më të cilët ju jeni armiqësuar?
g. që ju nuk keni asnjë influencë mbi të?

6. A do të donit të jetonit dhe pa miq?

7. A do ta shikonit një qen si mik?

10. Kujt i frikësoheni më tepër: gjykimit të një miku apo gjykimit të një armiku?

11. Përse?

13. Nëse dikush është në gjendje t'ju ndihmojë me para, ose ju jeni në gjendje të ndihmoni dikë me para, a e shihni këtë si rrezik për miqësinë e deriatëhershme?

16. Sa sinqeritet prej mikut mund të duroni: në shoqëri, në një letër, vetëm mes jush?

17. Supozojmë që ju keni një mik që nga ana intelektuale është superior mbi ju: a ju ngushëllon nga ky fakt miqësia e tij, apo dyshoni fshehtas në këtë miqësi, se mund ta keni fituar vetëm nga admirimi, besnikëria dhe gatishmëria?

19. Si flisni ju për miq të humbur?

20. Nëse ju ka rënë rasti që të bëni diçka kundër ndërgjegjes tuaj për hir të miqësisë, a keni mundur ta ruani miqësinë më pas?

21. A mund të ketë miqësi pa një afinitet në humor?

23. Sa i madh mund të jetë ndryshimi në vite në një miqësi?

25. A jeni ju një mik i mirë i vetvetes?

Teksa lexoja këto pyetje, nuk mund të mos vija re që autori e quan "rrëmbimin e së dashurës" si një arsye të mundshme për të prishur miqësinë. Kjo duket të jetë një temë e ndjeshme për shumë shkrimtarë, sepse më kujton të paktën dy romane (që më pëlqejnë), ku kjo temë zë një vend të rëndësishëm. I pari (ku miqësia nuk u prish) është "Zbulimi i parajsës" nga hollandezi Harry Mulisch, i dyti (ku miqësia u prish) është "Prushi" nga hungarezi Sandor Marai.

Pyetja ime për ju do të ishte: kur filloni ju ta quani një person mik, kur ndaloni?

32 comments:

ET said...

epd-i
dopjopyetja jote eshte, shtysë,nxitje që të shkruaj ndonji roman apo e keqkuptova :)

eni said...

kur ndaloj?
me thene te drejten une nuk ja them hapur perhere dikujt se ja kam heq vizen si shok/shoqe por nese do kishte ndonje rast qe nuk do ta toleroja asnjehere ne bote do qe nese do ta vija re se ka perhere qellime te keqija dhe ziliqare..nuk te pret gje e mire nga ziliqaret aq me teper nese jane dhe xhahila atehere eshte katastrofe.shume interesant ky shkrimi vetem se pertoj po do desha shume ti pergjigjesha tere atyre pyetjeve:)pershendetje

eni said...

p.s:fjala xhahil esh perdor me kast, jo se nuk e di fjalen ne shqip.e bera shpjegimin per te parandaluar ndonje sulm qe perdor turqizma:)

Selfmaderadio said...

1. A ju duket se jeni një mik i mirë?

Po.

2. Çfarë përjetoni si tradhti:
a. kur e bën tjetri?
b. kur e bëni ju?

Tradhetia eshte tradheti, nuk ka rendesi kush e ben.

3. Sa miq keni momentalisht?

Nuk i kam numeruar dhe refuzoj te bej statistika me miq. Por, kam miq shume te mire.

4. A e quani kohëzgjatjen e një miqësie si njësi matëse të saj?

Padyshim. Per mua miq jane ata qe bashkeudhetojne me mua ne kohe.

5. Çfarë nuk do t'ia falnit një miku:
a. dyfytyrësinë?
b. faktin që ju "rrëmben" të dashurën?
d. ironinë edhe përkundrejt jush?
e. që nuk e duron kritikën?
f. që vlerëson dhe frequenton me qejf persona më të cilët ju jeni armiqësuar?
g. që ju nuk keni asnjë influencë mbi të?

a) dyfytyresia. Cdo gje tjeter eshte e parendesishme. Nje miku i toleroj shume, por dyfytyresine. Dyfytyresia eshte jokompatibile me fenomenin mik.

6. A do të donit të jetonit dhe pa miq?

Jo.

7. A do ta shikonit një qen si mik?

Jo.

10. Kujt i frikësoheni më tepër: gjykimit të një miku apo gjykimit të një armiku?

As njerit dhe as tjetrit. Une kam frike nga gjykimit im per veten.

11. Përse?
Sepse nje armik eshte i parendesishem per jeten time. Gjykimi i nje miku eshte i lidhur me nje moment, (sepse nje mik qe te gjykon gjithe kohen nuk eshte mik), dhe une nuk i kushtoj me shume rendesi se c’duhet nje momenti. Kurse vetes time nuk kam cfare i bej: e kam gjithmone me vete, ne cdo moment.


13. Nëse dikush është në gjendje t'ju ndihmojë me para, ose ju jeni në gjendje të ndihmoni dikë me para, a e shihni këtë si rrezik për miqësinë e deriatëhershme?

E kam perjetuar nje situate te tille dhe na beri me shume miq. Miq per jete. Rrezikshmeria qendron tek abuzimi me miqesine dhe lejimi i moskorrekteses. Por, paraja eshte gjithmone nje filter shume i mire qe seleksionon karakterin e njeriut/mikut.

16. Sa sinqeritet prej mikut mund të duroni: në shoqëri, në një letër, vetëm mes jush?

Nese nje mik nxjerr intimitete te miat ne shoqeri, ne emer te sinqeritetit, ai nuk eshte mik. Njeriu mund te jete i sinqerte per jeten e tij, per ate pjese te jetes se tij qe eshte e lidhur me te, por jo per historine e tjetrit.

17. Supozojmë që ju keni një mik që nga ana intelektuale është superior mbi ju: a ju ngushëllon nga ky fakt miqësia e tij, apo dyshoni fshehtas në këtë miqësi, se mund ta keni fituar vetëm nga admirimi, besnikëria dhe gatishmëria?

E..., une nuk i gjykoj njerezit nga superioriteti dhe as nuk mendoj apo jetoj ne terma superioriteti/inferioriteti. Miqesia ekziston per mua jashte ketyre termave. Eshte shume e thjeshte: Ose te shkon muhabeti me nje njeri, merreni vesh, ndani vlera te perbashketa, i jeni njeri-tjetrit prane kur ka nevoje, pa pritje, pa perllogaritje: ose jo. Perndryshe, cdo njeri ka vleren e tij unike.

19. Si flisni ju për miq të humbur?

Me dhimbje, me shume dhimbje. Cdo mik i humbur eshte nje vdekje.

20. Nëse ju ka rënë rasti që të bëni diçka kundër ndërgjegjes tuaj për hir të miqësisë, a keni mundur ta ruani miqësinë më pas?

Nuk me ka bere vaki. Por, nese do beja dicka te tille, atehere fajin do ta kerkoja tek vetja.

21. A mund të ketë miqësi pa një afinitet në humor?

Po.

23. Sa i madh mund të jetë ndryshimi në vite në një miqësi?

Nuk e di. Une nuk i kushtoj rendesi moshes ne miqesi.

25. A jeni ju një mik i mirë i vetvetes?

Shume.

eni said...

self : kapak pergjigjet:)sa shume ngjakemi:)

nenshkroi: eni pertacja:)

e paditur said...

@ET, unë kam përshtypjen se po të përpiqesh një çikë, ti nuk e ke problem të shkruash në mënyrë kompakte. Sepse përgjigjja e asaj dopio-pyetjes më intereson. Po sigurisht, vetëm nëse ke dëshirë të ndash me ne çfarë mendon për miqësinë.

@Self, sa e gatshme, dhe e sinqertë që je! Në fakt qëllimi im nuk ishte që ju t'i përgjigjeshit pyetjeve haptas (ndoshta duhet ta kisha bërë të qartë këtë, megjithëse jam e gëzuar që ti u përgjigje). Thjesht që çdokush të reflektonte për pyetjet, t'ia shtronte vetes, sepse mua m'u duken interesante. Mua personalisht më intereson pyetja që shtrova, dmth, momenti kur një: i njohur, koleg, shok shkolle, i afërm, komshi, korrespondent letrash (emailesh), etj. kalon këtë prag dhe fiton statusin e mikut (brenda nesh). Sepse unë e kam të vështirë ta kuptoj një moment të tillë.

@Eni, interesante përgjigja jote. Po më lejo ta shikoj të lidhur me pjesën e parë të pyetjes. Kur fillon ti ta quash dikë mik? Sepse nëse dikush është ziliqar e ka qëllime të këqija, a ka qënë e mundur ta kesh patur mik? Dmth, a nuk ka qënë ai/ajo thjesht një bashkë-udhëtar i rastësishëm, po jo vërtet mik?

Dua të të falenderoj dhe për përgjigjen mbi filmat. Edhe mua më ka lënë shumë mbresa "Gegen die Wand". Nuk e kam hequr dot nga mendja për ditë me rrallë. Dhe meqë ti po e lavderon dhe këtë të fundit, do të shkoj ta shoh. Sa për dhimbje, ska problem. Eshtë pikërisht lloji i filmave që preferoj. Më kujtohet dhe ai filmi i O. Stone që thua. Megjithëse kur vjen puna për filma kinezë me temë moderne dy janë rregjisorët e preferuar: Ang Lee me "Eat drink man women" ose "Wedding banket" dhe Kar Wai-Wong me "In the mood for love" dhe "2046". Nëse nuk i ke parë, gjej ndonjë mundësi, sepse vërtetë ja vlejnë (Ang Lee për emocionet, Wai-Wong për atmosferat që krijon).

eni said...

e paditur: e dashur ndodh qe gabohemi me miqte.per kete rast e kisha fjalen une..mua me ka ndodhur pershembull.se nuk jemi aq perfekte sa te jemi 100% te sigurte per ta:(
si behet dikush mik? Nuk di si ta pershkruaj kete kohe..Mendoj se ndodh kur nje varg mirekuptimesh,telepatish,sakrificash,kohe e mire e kaluar se bashku dhe perkushtim bashkohen ne te njejten kohe dhe hyjne ne boten tende..

sa i perket filmave: wong kar wai eshte nje nga te preferuarit e mi nga lidnja e larget,sado qe me filmin e fundit mu duk se kishte rene ne perseritje (dhe jo fort te mire te kryeveprave te mepershme:( anyway, Ang Lee'se deri me sot i kam pare "Lust,caution" dhe me ka lene shume mbresa.do mundohem ta shoh sa me shpejt kete filmin tjeter qe thua.te pershendes

Selfmaderadio said...

E paditur,


Une kam pasur nje situate ku jam ndjere shume e sikletosur, kur nje koleg i imi, i sapoardhur, vendosi qe une isha mikja e tij me e mire. Ishte gati obsesive. Sidomos ajo pyetja e tij e perhershme, a ishte ai miku im me i mire? mbyllja e letrave, your dear friend, - me ngjallnin shume siklet. Ne ndryshim nga ai, une nuk kam nxitim te quaj dike mik: une i le gjerat te ndodhin, seleksionohen vetevetiu nga eksperienca e perbashket. Mund te shkojne edhe 15 vjet perpara se une ta quaj dike mik.

eni said...

self: te jap te drejte.shume e pakuptimte me duket posesiviteti ne shoqeri si dhe kembengulja..

e paditur said...

@Eni dear, sic e pranon dhe vete, eshte e veshtire kjo puna e miqesive. Une ngandonjehere e gjej veten me rehat me persona te cilet i njoh prej fare pak kohesh, por qe haptazi kemi nje afinitet ne menyren sesi e perceptojme boten. Ruaj plot momente te tilla ne mendje, diskutime e biseda me njerez teresisht te panjohur qe me kane vlejtur shume per te njohur veten dhe te tjeret.
Ndoshta eshte gjithashtu e vertete qe ka disa lloj miqesish. Ca qe i flasin mendjes, asaj pjese tones qe do te dije e te njohe, dhe ca qe i flasin zemres, asaj pjese sone qe ka nevoje te doje dhe te duhet. Dhe ne raste te rralla, jemi me fat te gjejme njerez, ekzistenca e te cileve na flet ne shume plane njekohesisht.

Filmat: "Lust caution" nuk e pashe me vetedije ne kinema, sepse duke e ditur qe ishte shume intim e eksplicit, nuk kisha deshire ta shikoja ne nje dhome me njerez te panjohur. Per cilin film te fundit te Wong e ke fjalen? Une di qe eshte "My blueberry nights", filmi i tij i pare anglez. Nuk e kam pare ende, po kritikat qe kam lexuar nuk jane pozitive.

@Self, e njoh kete kategori njerezish qe thua. Me ka rastisur dhe mua. Keta persona kane nevoje per "bestaetigung" (miratim) nga te tjeret, duhet te jete ndonje lloj semundjeje.
Si ja ben ti kur koha nuk eshte ne favorin tend? Shpesh nuk eshte e mundur te kesh fizikisht mundesine te kalosh kohe te gjate me disa njerez. Sa rendesi ka cilesia e komunikimit (e kohes se kaluar bashke me dike), ne raport me sasine e kohes? A te ka ndodhur ndonjehere neper konferenca te takohesh me ndonje individ dhe te kesh nje "terheqje magnetike" te menjehershme (kam ndermend humane, jo seksuale)? Megjithese kjo them vjen nga fakti qe ne raste te tilla, nga 6 miliarde qe ka bota, te bie te jesh ne te njejtin vend me ata 100-200 persona qe ia kane dedikuar jeten te njejten gjeje si dhe ti vete, keshtu qe probabiliteti qe te kesh nje afinitet te larte me ta, eshte shume me i larte se zakonisht.

Keshtu qe mendoj qe me shume se koha, duhet te kete ndonje lloj mekanizmi ne tru qe na lejon te kuptojme qe nje individ mund te jete nje mik me vlere (ndoshta clirohen ndonje tip hormonesh?). Koha nga ana tjeter na jep sigurine, sesa te drejte kishim, por nuk me duket se i rrit cilesine nje miqesie. Nuk besoj qe ata persona qe me "njohin" prej shume vitesh, me kuptojne me mire sa ca te tjere qe me "njohin" prej pak kohesh por qe kane nje bagazh eksperiencash ose vlerash humane qe jane kompatibel.

Julius said...

Përshëndetje E.
Urime për temën, shumë interesante.
Për pyetjen tani. Mik dikë e quaj kur arrij të krijoj një afrimitet, intimitet të caktuar me të. Nuk di të them për masën ekzakte të kësaj vlere.
Normal që bazohem mbi diçka reciproke nga të dy anët. Përgjithësisht nuk më ndodh të dal huq për tu bindur se kam dikë mik, apo ai/ajo më ka mik. Vjen natyrshëm. Zakonisht ndodh diçka ku hidhen vlerat e miqësisë. Si një tip prove e saj. Gjithnjë e shikoj miqësinë si investim; ndjenja, kohë, kuptueshmëri etj. Sa më të mëdha këto vlera, po ashtu dhe miqësia.

e paditur said...

Jul, nuk e di a ke patur kohë të fillosh e lexosh nga Robert Steinberg, po ai ka një "triangular theory of love", ku friendship = intimacy, e gjen këtu.

Nga ana tjetër dhe mua më pëlqen shumë metafora e investimeve, them që sikur të gjithë të dinim ca më shumë nga teoria e ekonomisë, gjërat do të shkonin më mirë në çdo drejtim. Në këtë venë, ja dhe një artikull ku parimet e ekonomisë zbatohen tek dashuria: Lessons in Love, by way of Economics.

tropoja said...

e paditur, urime per postimin tejet interesant!
e lexova tek peshku tekstin qe ke shkruar dhe ketu lexova komentet. eshte nje teme interesante, pyetjet jane vetem pikenisja e nje reagimi te ndryshem sipas njerezve qe pergjigjen, por gjithcka eshte mese interesante ne kete argument. me lejo, qe pyetjeve t`ju pergjigjem ne nje moment te dyte, per shkak te mungeses se kohes tani. flm!

e paditur said...

Përshëndetje Tropoja, a u ktheve nga udhëtimi? Uroj të ja kesh kaluar mirë. Sa për pyetjet këtu, ato janë opsionale. E rëndësishme është që të mendosh ti për to. Dhe vetëm nëse ke dëshirë (dhe kohë sigurisht) mund t'i ndash përgjigjet me ne të tjerët. Po nuk ka asnjë detyrim. Thjesht mund të na tregosh kur dhe si e kupton ti që dikush është bërë një mik për ty.

Julius said...

Të marrtë e mira E. :D
ueeeee!!!!
Sapo kisha në mendje një sprovë-esse që kisha shkruar dikur me titullin "Zgjedhja e Odiseas", ku shpjegon pak a shumë në terma ekonomikë zgjedhjet emotive, dhe nuk kisha lexuar asgjë nga ato më sipër që ofron.

Për më shumë, frymëzimi dhe kujtesa më erdhi prej shkëmbimit që kishim bashkë, te tema e fundit në blogun tim. :)
Shumë gjëra interesante ato më lart. Sigurisht që bie dakort për rolin e ekonomisë në ndjenja dhe do e pasqyroj te ajo që kam ndërmend të shkruaj, por kësaj rradhe e parë nën një tjetër prizëm.
Këto.
Të përshëndes, mike. :)

eni said...

po per "my blueberry nights " e kisha fjalen..nuk me beri dhe shume pershtypje...

edrus said...

E Paditur, kur isha në moshën tënde, ashtu si ti u ndeshe sot me këtë argument, u ndesha me një thënie të popullit (trim puntor e liridashës) italjan:"L'amico di tutti non e amico di nessuno"... Ka aq të vërteta në këtë shprehje sa që kur jemi të vetdijshëm që kjo është e vërtetë, atëhere nuk përpiqemi më që të bëjmë ç'është e mundur për tu dukur simpatikë apo për tu ndarë më katërsh për të fituar miqësinë e të tjerëve.
Miqtë... sot është shumë e vështirë të "sakrifikojmë" diçka për të tjerët (dhe me po aq sinqeritet dhe pa hipokrizi) duhet dhe të mos pretendojmë që "ata duhet ta bënin kaq gjë për ne".
Miqtë e mirë për mua janë ata me të cilët mund të rri i qetë në shoqërinë e tyre... njerëz që me të cilët:
- nëse jemi mbledhur për "muhabet", mund të komunikoj pa patur nevojë ti spjegoj se ç'desha t'ju them ;)
- nëse jemi mbledhur për të bërë një punë e di se çdonjëri bën sipas aftësive dhe nuk "qahet" se pse të tjerët bëjnë më shumë apo më pak
- nëse jemi mbledhur për të luajtur gjithsekush ta konsiderojë lojën si të tillë dhe ta trajtojë me seriozitetin e duhur
- Nëse mblidhemi për thashetheme... ato thashetheme të ngelen aty midis nesh (gjithsesi pa përgojuar shumë të tjerët gjë që e kam bezdi).

P.s: Po e mbyll me një tjetër shprehje domethënëse italjane:"Meglio da solo che mal'acompagnato"

e paditur said...

@Jul trimi më bëre të qesh. Dmth më paske kategorizuar direkt si mike? Nuk e lexon ç'thotë Self-i më sipër, që nuk duhet të ngutesh ta quash dikë mik?
Më bëhet qejfi që artikujt të pëlqyen, do të pres me kuriozitet çfarë do të shkruash për ato tema.

@Eni, ndoshta fakti që Wong bëri një film anglez për herë të parë, e ka nxjerrë nga rutina e tij artistike, dhe cilësia ka vuajtur. Fundja do ta marr filmin në DVD e do të të them çfarë mendoj kur ta shikoj.

@Edrus, më bëre të qesh më këtë "kur isha në moshën tënde". Dukej sikur po flisje për kohë të largëta. Megjithatë, nuk besoj të na ndajnë dhe aq shumë vite. Thënë kjo, shumë faleminderit për dy fjalët e urta italiane. Janë vërtet me vend, dhe unë bie shumë dakord me të dyja. Bile të dytën e kam personalisht nga parimet kryesore të jetës.

Siç e thoshte dhe Julius me metaforën e investimit, sidomos kur njeriu kalon moshën e shkollës (ku mund të miqësohesh pa sforco), më pas është e vështirë të investosh kohë dhe energji në krijim miqësish. Thjesht mund të presësh që ato të lindin natyrshëm me kohën. Ajo që përmend ti në fillim mund të quhet dhe thjesht reciprocitet. Psh, ne mund të mos jemi miq, por unë të ndihmoj njëherë të mbartesh tek një shtëpi e re, dhe ti mund të bësh të njëjtën gjë nëse del nevoja.

Nga ana tjetër më pëlqejnë ato situatat që ke renditur. Them që ato e zgjerojnë (të paktën për shijet e mia) konceptin e miqësisë, sepse kriteret mund t'i plotësojë çdo person i pjekur dhe me një dozë të lartë bonsensi. Sidoqoftë, sidomos kriteri i dytë më duket shumë domethënës, është vërtet test karakteri.

Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit për komentet!

edrus said...

E paditur, jam i lumtur që të pata lënë një koment tek tema tjetër (se po ta thoja tani duket sikur po "bëj furça" :P).
Bota virtuale na ka njohur me shumë persona, me dikë më shumë dhe dikë më pak kemi ndërruar dy llafe dhe kemi 'qarë halle'... me ndokënd mund të kemi mardhënie shumë të mira ashtu si me ndokënd mund të jemi "ngrënë si qëntë", por që gjithçka mbetet brënda atyre mardhënieve virtuale (korrektësi, respekt dhe debat civil, përndryshe "skartohen vetë me kalimin e kohës).
Ndërsa janë disa të tjerë... që edhe pse nuk flet dhe nuk ndërron dy llafe me ta prej kohësh e ndjen praninë e tyre... personalisht jam dashuruar me Enin, Selfin, Strangin, DX, Bellën dhe s'po zgjatem me të tjerë... dhe thonë se "dashuria është e verbër" dhe nuk e di se sa kjo dashuri e imja hyn tek kategoritë tuaja të miqësisë :)

e paditur said...

Edrus, të kuptoj shumë mirë. Megjithëse unë vetë kam vetëm 2-3 muaj në blogosferë e shikoj që kam filluar të bie në dashuri me Selfin, Juliusin, Enin :-)

Po ta vësh re, unë kam evituar së përgjigjuri pyetjes që kam shtruar vetë. Kjo sepse doja të dëgjoja mendimet e të tjerëve. Testi që kam unë për të kuptuar kur një person është bërë mik për mua, është kur zbuloj që këta njerëz i dashuroj. Për mua miqësia e vërtetë është dashuri pa komponentin romantik. Kur e shikoj që mendoj për një person, shqetësohem, dua që gjërat t'i venë mirë, bëj biseda hipotetike në kokën time me ta (pa qënë këta present), dua të ndaj mendime apo evente të ndryshme të rëndësishme me ta, këto janë ato që më bëjnë të kuptoj që një njëri më është bërë i rëndësishëm.

Sigurisht kjo nuk ndodh shpesh. Ka njerëz që dikur e kanë patur këtë status po tani e kanë humbur si rezultat i rrethanave. Këta i quaj "miq në pension", dhe i mbaj në një cep të mendjes, tek "Hall of fame". Ndodh që dalin nga pensioni dhe bëhen sërish aktivë. Më ndodhi para ca kohësh me një shoqe të fëmijërisë. Me të kisha patur një miqësi intensive në moshën 8-12 vjeçare. Pastaj hiç (për rrethana të jashtme). Pas 20 vjetësh rilidhemi (ajo kishte kërkuar në numëratorin telefonik të Shqipërisë për babain tim) dhe takohemi e flasim haptaz sikur të mos ishin ndarë kurrë. Unë mendoj që njerëzit që i ke dashur njëherë nuk mund t'i "ç'duash", ndaj dhe miqësi të tilla nuk vdesin, edhe pse nuk ka kontakt të vazhdueshëm.

eni said...

Edrus dhe E Paditur..jua shtofte Zoti jeten dhe tere te dashurit:)
ju dua fort edhe une..
sinqersht sado qe nuk ju njoh ndjej 1 afersi te pashpjeguar qe me shtyn drejt jush perhere.mire qe ju kam sinqerisht..Blogosfera ka vlejt per shume gjera dhe gjeja me e mire jeni ju;)
pershendetje

eni said...

e paditur:harrova te them se bashkohem krejtesiht fare me çdo fjale nga pergjigjja qe me jepje per miqesine:)
se mos harroj pa u haperdare :) tek filmi "lust,caution" luan Tony Leung nje nga aktoret kryesore te stafit te w.k.wai..te pershendes

tropoja said...

e paditur, me poshte jane pergjigjet qe te premtova, me nxiti vecanerisht edhte kurioziteti im per pergjigjet qe mund te jepja, sepse pyetesori eshte me te vertete interesant! flm!


1. A ju duket se jeni një mik i mirë?

Më duket, por nuk e di a jam në të vërtetë

2. Çfarë përjetoni si tradhti:
a. kur e bën tjetri?
b. kur e bëni ju?
Kur e bën ajo, ndihem keq dhe së pari mendoj nëse i kam dhënë shkak. Ndërsa kur e bëj unë, ajo nuk ekziston më fizikisht për mua edhe pse mund te ketë mbetur në mendjen time

3. Sa miq keni momentalisht?
Nuk kam shumë miq (mos kërko numra sepse nuk e kam menduar këtë), por ata miq që kam mendoj se janë të zgjedhur, kam besim dhe më bëjnë të ndihem mirë por edhe të angazhohem me dëshirë kur duhet ti ndihmoj

4. A e quani kohëzgjatjen e një miqësie si njësi matëse të saj?
E quaj, por edhe përmbajtja e një miqësie të shkurtër ka vlerë, sepse nëse është ok, kjo miqësi mund të jetë e gjatë...

5. Çfarë nuk do t'ia falnit një miku:
a. dyfytyrësinë?
b. faktin që ju "rrëmben" të dashurën?
d. ironinë edhe përkundrejt jush?
e. që nuk e duron kritikën?
f. që vlerëson dhe frequenton me qejf persona më të cilët ju jeni armiqësuar?
g. që ju nuk keni asnjë influencë mbi të?
Them dyfytyrësinë, sepse për rrëmbimin e të dashurës, duhet të fajësoj veten, nëse ndodh por edhe vetë të dashurën, kështu që mbetet dyfytyrësia....

6. A do të donit të jetonit dhe pa miq?
Nëse do të mund të jetoja pa dritë dhe pa ajër, le të ndodhë edhe kjo...

7. A do ta shikonit një qen si mik?
Më duket se ekzistojnë plot njerëz më të djallëzuar dhe më pak besnikë se një qen

10. Kujt i frikësoheni më tepër: gjykimit të një miku apo gjykimit të një armiku?
Në rastin e mikut, përpiqem të bëj ç`të jetë e mundur që gjykimi të jetë pozitiv, ndërsa në rastin e armikut, s`më intereson

11. Përse?
Sepse një mik është më i vlefshëm se një armik edhe pse një shprehje thotë se “një mik i keq, është më keq se një armik i mirë”...

13. Nëse dikush është në gjendje t'ju ndihmojë me para, ose ju jeni në gjendje të ndihmoni dikë me para, a e shihni këtë si rrezik për miqësinë e deriatëhershme?
Nëse miqësia është e vërtetë mendoj se paraja nuk e rrezikon atë, megjithatë paraja mund të jetë një test i mirë për miqësinë, nuk më ka ndodhur të kem humbur një mik apo mikeshë për shkak të parave dhe as më kanë humbur si mik, për këtë shkak

16. Sa sinqeritet prej mikut mund të duroni: në shoqëri, në një letër, vetëm mes jush?
Mjaftohem me vërtetësinë

17. Supozojmë që ju keni një mik që nga ana intelektuale është superior mbi ju: a ju ngushëllon nga ky fakt miqësia e tij, apo dyshoni fshehtas në këtë miqësi, se mund ta keni fituar vetëm nga admirimi, besnikëria dhe gatishmëria?
Kjo gjë ka ndodhur dhe nuk e kam pasur fare problem t`ja them personit vlerësimin tim për anën intelektuale, mendoj se epërsia në këtë drejtim ka qenë një nga gjërat që kam vlerësuar tek miku/mikesha në fjalë

19. Si flisni ju për miq të humbur?
Fatkeqësisht prirem të mbaj në mendje çastin më të keq, që ka shërbyer si shkak për humbjen, megjithatë flas si për një ish-mik ose mikeshë duke e tërhequr gjykimin tim drejt vlerësimeve pozitive

20. Nëse ju ka rënë rasti që të bëni diçka kundër ndërgjegjes tuaj për hir të miqësisë, a keni mundur ta ruani miqësinë më pas?
Nuk kam humbur asnjë miqësi, sepse miku/mikesha e kanë pasur të qartë se në asnjë rrethanë nuk mund të bëj veprime të pa moralshme, të paligjshme apo të padenja, pra nuk kam vepruar kundër ndërgjegjes time për gjëra të mëdha, për vogëlsira po, por mendoj se kjo nuk është e rëndësishme. Miqësia është një vlerë dhe për vetë atë nuk është e moralshme nëse për hir të saj njëriu kryen një antivlerë

21. A mund të ketë miqësi pa një afinitet në humor?
E vështirë, por jo e pamundur

23. Sa i madh mund të jetë ndryshimi në vite në një miqësi?
Mjaftojnë pak minuta për tu rikthyer sërish ku ka mbetur ose për ta lënë aty ku ka qenë

25. A jeni ju një mik i mirë i vetvetes?
Mendoj se ndaj vetvetes jam mik i mërzitshëm, në kuptim të autokritikave, brejtjes së ndërgjegjes, kërkesës së llogarisë, pra një mik i mërzitshëm por në thelb jo negativ dhe një mik të cilit gjithnjë i drejtohem në momente të vështira

e paditur said...

Tropoja, të falenderoj për përgjigjet dhe sinqeritetin tënd. Sa herë që lexoj komente nga ti, mendoj që ti "vuan" nga idealizmi dhe shqetësohem sepse Shqipëria nuk është një vend miqësor ndaj të tillëve. Nga ana tjetër, nëse duam që gjërat të ndryshojnë ndonjëherë për mirë, patjetër që kemi nevojë për njerëz që ende janë imunë nga cinizmi, dhe që kanë aftësinë të revoltohen nga padrejtësitë duke mos pranuar të pajtohen me to.

Nuk e di a e ke ndjekur diskutimin tonë tek tema e postës "Gazetarët piratë dhe Google". Meqë besoj që ti ke mbaruar gazetari, a mund të na thoje ndonjë gjë sesi trajtohet Etika nga departamenti?

tropoja said...

e paditur, faleminderit per shqetesimin tend! po perse ma ben kete?!!! perse me pyet nese kam ndjekur diskutimin mbi gazetaret, kur aty kam lene nje koment te cilit edhe ti i je pergjigjur. okej, komenti mund te kete qene i shkurter dhe jo fort i thelluar, por ka qene nje pjesemarrje e vertete e imja ne aq pak haperise, ndikuar kushtimisht prej kohes se paket qe kam ne dispozicion.
komenti qe kam lene ne ate teme, eshte ky:
tropoja said...

e paditur, te falenderoj per shkrimin, saktesine dhe informacionin si dhe qendrimin e drejte. besoj se je ne dijeni te blogut: www.kusaret.shqipo.com, te cilin mendojme ta profilizojme si nje dritare e kritikes se gjithanshme ndaj medias. deshiroj te kemi bashkepunim aty nga te gjithe ata qe duan te percjellin nje mesazh kritik apo te evidentojne nje rast pozitiv qe duhet marre si shembull.
pershendetje!
July 4, 2008 2:53 PM

sa i perket pergjigjeve te mia lidhur me pyetesorin, po, eshte e vertete, une e pranoj se jam paksa idealist, shumica qe me njohin e dine mire kete, disa nuk kane mundur te me durojne ndersa disa te tjere dhe te tjera, me kane qendruar prane dhe me kane kuptuar. une sigurtisht qe i vleresoj te dy palet, por venacerisht te dytet!
fatmiresisht armiqesia qe ekziston ne Shqiperi ndaj idealisteve ose pak idealisteve, ende nuk me ka vrare dhe jam i sigurt se nuk do te ndodhe kurre kjo! cdokush e ka te qarte se me mua nuk ka kompromise, se eshte armiku im nese kerkon te bej kompromise te pamoralshme dhe te paligjshme e gjithashtu se jam nje armik i forte, qe nuk harroj lehte dhe qe mund te plagosem duke "luftuar" por qe nuk dorezohem asnjehere dhe qe arrij ti mbaj situatat ne kontrollin tim.

e paditur, tere ky sqarimin lidhur me piken e pare dhe te dyten, nuk ka te beje me asnje keqkuptim nga ana ime, vecse me perpjekjen per te qetesuar sadopak shqetesimin tend miqesor, nese me lejon ta quaj keshtu?

lidhur me etiken ne Departamentin e Gazetarise, po, flitet dicka per te drejten e autorit gjithandej, nje rast qe me ka mbetur ne mendje, eshte kur pedagogu na kercenoi te na linte ne provim pasi mesoi se vetem njeri nga ne kishte blere librin e shkruar prej tij, kurse te tjeret e kishim fotokopjuar ose me sakt shumefishuar dhe ai kishte humbur mundesine te fitonte ca. na tha se mund te na conte ne gjyq per te drejten e autorit qe sipas tij, ishte shkelur!
e paditur, nuk thuhen shume gjera ne aspekt te citimit te te dhenave, frazave apo pjeseve edhe pse tek lenda "Ligji i Medias", sqarohet qarte ligji per te drejten e autorit dhe te gjitha te drejtat qe autori i nje vepre ka, qe nga ato materiale pasurore deri tek citimi i drejte dhe kontekstin e sakte, mosnderhyrja, mosndryshimi dhe mos tjetersimi si dhe citimi i burimit!
pershendetje!

e paditur said...

Tropoja, kerkoj falje qe te kam fyer. Pyetja ime kishte lidhje me vazhdimin e diskutimit (meqe diskutimet tek ajo poste kane vazhduar gjate), sidomos mbas komentit qe kishte lene Selfmaderadio per "qellimin e mire te gazetareve qe vjedhin". Pra isha e interesuar te dija se cfare iu mesohet studenteve per etiken ne Fakultet, nese kjo ndodh qe ne fillim te studimeve, apo sic tregon programi mesimor, qe nje lende me emrin "Etika" behet ne vitin e fundit.

Pra mos e merr si ndonje "terheqje veshi". Une e di shume mire qe ti je kontribues i rregullt komentesh, dhe i lexoj ato gjithnje me kenaqesi. Me fale tani?

Padyshim shqetesimi im eshte miqesor. Une e kam shume te qarte sa e veshtire eshte te jesh idealist ne Shqiperi, dhe gezohem shume qe ti nuk ke ndermend te luash nga istikami yt.

Te pershendes shume miqesisht!

tropoja said...

e paditur,
me vjen keq por une nuk kam perjetuar ende ndonje fyerje nga ti. kjo qe e para, e dyta qe desha me thene eshte se fatkeqesisht, mendoj se nuk kam te drejten as te fal dhe as te denoj ndokend dhe e treta, shume miqesisht te uroj te kalosh nje fundjave sa me te kendshme!

Selfmaderadio said...

c'na bere me kete fragebogen. Jemi mbledhur ketu nje grup miqsh dhe qe prej dy oresh diskutojme pikat nje nga nje, i jemi futur historise per te gjetur inspiracionin e mundshem te Frisch. schönes wochenende.

PS: tani po perpiqemi te prkufizojme se cdo me thene intelektual superior hahahaha

Selfmaderadio said...

ok. nje pershendetje von uns für dich:

http://www.youtube.com/watch?v=_ubOfmJulkw
http://www.youtube.com/watch?v=ocx2CuNjXrc

gruss

e paditur said...

@Self, më bëhet qejfi që paskam kontribuar një çik që ju të keni një mbrëmje interesante. Po gjetët gjë nga ish frymëzuar Frisch, më thuaj dhe mua. Unë kam vetëm Ditar 1945-48, Fragebogen është tek Ditari i dytë.

U kënaqa me Strauss dhe Loriot. Po ju si kaluat nga Frisch tek këta? Apo ju kish marrë malli për ca aksent nga Bayerni. Ata flasin shumë ngjashëm me zvicearianët gjermanë, apo jo? Si punë yodel.

Selfmaderadio said...

Si kaluam nga Frisch tek Loriot dhe Strauss? Muhabet i gjate por shume interesant. Here I go:

Nje nga miqte e mi ka qene shume i miqesuar me Dürrenmatt dhe, qellon qe shpesh te hapet tema e tij ne darkat tona. Ndoshta ti ne Gjermani e ke ndjekur, por emri i Dürrenmatit sot, me shume se me verpren e tij, lidhet me nje seri gjyqesh: gjyqe kunder cdo njeriu, kunder cdo miku apo bashkepuntori te Dürrenmattit qe shkruan qofte edhe vetem emrin e Dürrenmatt ne ndonje liber, apo artikull gazete nuk ka rendesi fare se ne cfare konteksti. Mbrapa kesaj histerie te shemtuar qendron gruaja e dyte e Durrenmattit. Gruaja e pare e Dürrnematit, me te cilin ai ka kaluar nje jete te tere dhe me sa duket i ka dhene stabilitetin mental qe pastaj eshte reflektuar ne nje seri veprash letrare dhe publicistike te mrekullueshme, ka vdekur 4 vjet para Dürrenmatt. Eshte nje puzzle se cfare efekti i ka shkaktuar kjo vdekje psikes se Durrenmatit. Fakti eshte qe nje grua shume e re ne moshe, nje gazetare mediokre por me nje zili dhe nje ego te pakufijshme, nje njeri qe e kerkonte protagonizmin me cdo kusht, nuk ka rendesi mjeti, ju fut Durrenmattit gati me force ne jeten e tij dhe u be shume shpejt gruaja e tij. Jetuan 4 vjet bashke, deri ne vdekjen e Dürrenmatit. Ne keto 4 vjet kjo femer arriti ta armiqesoje Dürrenmatin me te gjithe miqte e tij, bashkepunetoret e tij me te mire, e izoloi dhe u be polic i territorit te tij. Femra si puna e kesaj Charlotes dalin disa here ne histori: dhe pasi arrijne te futen ne jeten e njeriut te rendesishem e rrotullojne gjithe vemendjen e publikut tek vetja e tyre; ashtu si shushunja paraziton duke thithur gjakun e bujtesit, edhe individe si kjo femer, thithin gjakun e individit mbi te cilin parazitojne, duke ja marre frymen, duke e shkaterruar. Sot, nuk e gjen asgjekundi emrin e Durrenmatit, dhe nese e sheh diku ne shtyp behet fjale per Charlotten dhe gjyqin e radhes qe ajo ka hapur ndaj x shkrimtari apo publicisti, apo filozofi, qe guxon ta quaje veten mik te durrenmatit apo qe thesht guxon dhe ja permend emrin. Ngelet shume kurioz fakti se perse Dürrenmat pati nevoje per nje njeri te tille; ishte mishi i fresket? Apo ishte deshperimi i humbjes se gruas dhe frika e te qenurit vetem?
Por, pyetja me e madhe eshte ajo qe ka lidhje me Fragebogun qe ti ke botuar ketu dhe mbi te cilin ne diskutuam rreth nja dy ore te mira te shtunen: A ishte Dürrenmatt nje njeri me dy ftyra qe e perdori nga ana e tij Charlotten ziliqare, te lige dhe egoiste per te vrare miqte, koleget e tij?

Maks Frisch ka qene nje nga miqte e Durrenmatit, te dy kane vdekur njeri pas tjetrit. Cfare do kishte thene Frisch sot ne se do ishte gjalle dhe do ishte ndodhur para vejushes se zeze dhe helmit te saj, teksa kjo ja peshtynte aftesite, apo edhe vete miqesine? Teksa kjo do ja peshtynte qellimet nobel per te cilat te dy burrat luftuan qe Zvicra te ishte nje „open minded society“, tolerante perkundrejt homoseksualeve, perkundrejt te huajve, perkundrejt energjise transformuese te te rinjve, perkundrejt ideve politike alternative: qe tek e fundit jane ata qe kane kontribuar me kritikat e tyre sociale dhe politke qe Zürichu te jete ky qytet i mrekullueshem, mikprites, tolerant, social per te gjithe banoret e tij, nje qytet qe e dashurojme te gjithe? Ketu, duke diskutuar specien e Charlottes, te njeriut qe per protagonizem i kapercen, shkel, peshtyn, kafshon cdo lloj etike, principi; dolem tek Adolf Hitler. Dhe, nuk mund te rrinim pa kujtuar Gerhard Polt ne skecin e tij Adolf Hitler. Ne momentin qe skecet u futen ne loje, ata filluan te ndiqnin njeri-tjetrin deri sa perfunduam tek Straussi dhe Loriot. Dhe aty, menduam, te te dergonim nje pershendetje sepse, na dhurove me inspirim nga fragebogen, nje diskutim shume interesant, na kujtove nje dhimbje, por edhe na cove tek e qeshura me gjithe shpirt.

Te uroj nje jave te bukur!

http://www.youtube.com/watch?v=sK6VySzddPY

e paditur said...

Në fakt Self, nuk më kishte rënë rasti të dëgjoja këtë histori të trishtuar për Duerrenmatt. Nga ana tjetër shoh që kjo Charlotte paska qënë vetëm 6 vjet më e re se ai, dhe kjo është ende normale. Po ç'mund të thuash për atë që i ndodhi Borgesit. Ai në vitet e fundit të jetës së tij kishte një asistente/sekretare 45 vjet më të re në moshë, më të cilën u martua vetëm disa muaj para se të vdiste dhe i la në trashëgim gjithë veprën e tij. Eshtë interesant, se kjo Maria Kodama në një ese përshkruhet si një person që vishej gjithnjë vetëm në të zeza, dhe që i pëshpëriste Borges-it në vesh gjithë kohën, meqë Borges-i vetë ishte i verbër dhe sigurisht nuk kuptonte se çfarë e rrethonte. Pra kishin krijuar një lloj simbioze, me anë të së cilës ajo dalëngadalë e vuri Borgesin të bënte çfarë donte ajo. Sot Kodama merr e vetme te gjitha vendimet në lidhje me veprën e Borgesit, shumica e të cilës ishte shkruar para se ai të takohej me Kodamën, dhe është në sherr me botuesin francez të Borgesit, Gallimard, pasi ajo nuk lejon ribotimin e veprave te plota të tij, sepse do të nxjerrë vetë një edicion të plotë kur ta ketë bërë gati. Mund ta gjesh artikullin këtu.

Ajo puna e "mishit të freskët" është një temë shumë interesante. Shumë shkrimtarë bashkëkohorë janë të preokupuar me të. Philip Roth (75 vjeç), një nga shkrimtarët më të famshëm amerikanë shkruan shpesh për këtë temë. Gjithnjë profesorë universitetesh në moshë të madhe që kanë afera me studentet e tyre që janë 2-3 herë më të reja në moshë, shiko "The dying animal" ose "Sabath's theatre". Ose dhe J. M. Coetzee në romanin e tij "Disgrace". Po spekulloj që në psikikën e një mashkulli që e ka lënë prej kohësh pas rininë, por që ende nuk ka arritur një ekuilibër emocional në jetë, patjetër që ndodhin herë pas herë lëkundje sizmike si rezultat i impulseve seksuale. Dhe kthehen njëkohësisht në shfrytëzues (në sajë të pozicionit ose famës së tyre), por dhe në viktima (kur manipulohen nga femra që kanë një dëshirë për famë po aq të madhe se ata vetë).

Dyfytyrësia pastaj më duket shumë më e komplikuar. Në një farë mënyrë të gjithë duhet të jemi a-priori njësoj të prirur për të (derisa shpesh ka disa opsione, nuk është e qartë gjithnjë kë duhet të përqafojmë), por janë zgjedhjet e ndryshme që çdo individ bën në jetë që e bëjnë të mbajë pak a shumë gjithnjë të njëjtën fytyrë, ose jo, duke e kthyer në oportunist.

Dje ishim në kinema dhe pamë filmin e ri të Batman, "Dark Knight". Një nga personazhet kryesorë të filmit pëson një aksident dhe shndërrohet "literally" në një "two-face" (njëra anë ajo që kish pasur, tjetra një monstër si rezultat i aksidentit). Ky person kishte flirtuar dhe me parë me ambivalencën e të qënit hero, ose ishte munduar të merrej me ekuilibrin mes abuzimit të fuqisë dhe nevojës për drejtësi. Në fund fare, ai kthehet në një person që kërkon hakmarrje për motive personale, duke flakur tej imazhin e tij si njeri i drejtësisë së ligjshme.