Friday, March 28, 2008

Përse "e paditur"?

Shpesh më ndodh që të shikoj diku një fjalë të gjuhës shqipe dhe të bëj një lidhje (që deri në atë moment nuk e kam menduar) mes kuptimeve të ndryshme të fjalës. Kështu më ndodhi dje me fjalën "e paditur". Në fakt, unë pashë fillimisht fjalën "padi" dhe pastaj "e paditur", dhe në këtë rast është e thjeshtë të kuptosh që bëhet fjalë për dikë që është akuzuar për ndonjë vepër penale. Por në të njëjtën kohë kisha në mend dhe kuptimin tjetër të kësaj fjale, atë të "nuk kam dije mbi diçka", "jam pa dije", pra jam e paditur.

Ajo çka më entuziazmoi më shumë ishte fakti që po të nisesh nga këndvështrimi ligjor, një "e paditur" nuk është fajtore, ajo thjesht akuzohet të ketë thyer ligjjin. Pra, në të vërtetë, janë të tjerët që janë "të paditur" (pa dije) nëse "e paditura" (e akuzuara) ka bërë diçka të paligjshme apo jo.

A nuk tregon dyzimi i kësaj fjale një dilemë të vjetër njerëzore?

Të ndjehesh "e paditur" (pa dije), kur të tjerët të mbajnë për të ditur, dhe të jesh "e paditur" (e akuzuar) nga të tjerët, kur ti e di kush është e vërteta.

Nuk e di nëse në gjuhën shqipe ky dyzim për fjalën "e paditur" është i qëllimshëm, apo i rastësishëm. Sigurisht që dëshiroj të jetë i qëllimshëm. Të paktën unë vetë do ta përdor si të tillë.

E ndjej veten të paditur në aq shumë gjëra, ndaj dhe dua të nxë, të kuptoj. Sepse vetëm duke ditur e kuptuar, mund ta mbroj veten nga të qenit e paditur para gjyqit të fundit të ndërgjegjes.

10 comments:

D.Klosi said...

teInteresant, kendveshtrimi juaj "e paditur" dhe miresevini ne blogosfere!

Por ne drejtesi,padituria apo injoranca nuk jane mbrojtje...

Urime!

e paditur said...

Drita, faleminderit për urimet e mirëseardhjes.

Ke të drejtë që padituria nuk është mbrojtje. Dhe në fakt qëllimi im është si të ja bëj të mbrohem nga padituria, dhe jo si të më mbrojë padituria. Pra, e padis veten për paditurinë time, në mënyrë që ta shtyj të mos jetë me "e paditur" në të dy kuptimet e fjalës.

belle_fleur said...

Hmm, vertet interesant mendimi juaj mbi te padituren dhe kuptimi qe kjo fjale mban ne vetvete. Me pelqeu!

p.s. Mireserdhet në blogosphere ku shume prej nesh kerkojne te mesojne sa me shume qe te mos mbeten te paditur:)

e paditur said...

Belle_fleur, faleminderit që ndalove dhe le një shënim. Jam e re në blogosferë, kështu që nuk mund të them ende se sa kjo mund të kontribuojë për të pakësuar paditurinë objektive, por besoj që një të mirë e ka. U hap njerëzve dritare në mendjen e shumë "bashkë-vuajtësve", duke bërë të mundur të përballesh me të këndvështrimet subjektive që cdokush nga ne mban me vete.

drejt tropojes said...

kerkoj ndjese qe nuk e kisha lexuar me pare kete! Me mire vone se asnjehere!

Anonymous said...

Interesant me te vertete shpjegimi.
:) Po akoma me interesant behet se kur te pashe pseudonimin per here te pare (te konaku i Agos), po pyesja veten ke version perfaqesonte. Te akuzuaren apo te panxenen.
Qytash e mora dhe shpjegimin.

edhe mire se na u duke ne blog-dynjane arnaute.
J.

e paditur said...

J., mirëseerdhe. Je i pari që thua që kuptove dyzimin e pseudonimit, dhe më bëhet qejfi për këtë. Edhe unë i lexova komentet e tua tek N.Ago, dhe i gjeta shumë interesante, aq më tepër që kishe investuar kohë për t'i shpjeguar gjërat nga disa aspekte.

Je i mirëpritur në këtë blog, dhe shpresoj të rishkruhemi së shpejti.

Ah, më pëlqen shumë fjala "qytash". Ajo përdoret shumë rradhë. A më thua dot nga cila krahinë buron?

Julius said...

Pershendetje!
Per fjalen qytash ne fakt nuk di ta kem pare ndonjehere te shkruar, keshtu qe nuk jam i sigurt per ortografine. Mund te shkruhet dhe "qy tash" vec. Besoj se vjen si forme e shkurter per shprehjen qysh tash. Po sh dhe t afer me njera tjetren e kane shkurtuar.

Ishte moment frymezimi kur e shkrujta :D. Me pelqen "qysh" kur perdoret ne forme pyetje. Ne shkolle te mesme me profesoret e perdorja shpesh. (theksoja shume q-ne)E ben pyetjen me te rende, por njekohesisht pak qesharake.

Ne nga jugu e perdorim ndonjehere
(Permet, Tepelene, Gjirokaster)
por vetem ne formen "qysh".

Po t'i shtosh dhe "tash" qe perdoret me shume ne veri, vete fjala duket aliene.

Me siguri cila zone e ka "shpikur" nuk di te te them.
***
Per fjalen "e paditur", ne kuptimin "e akuzuar"; forma qe e perfaqeson me bukur eshte "e pandehur"
Kur themi psh "ti pandeh se e kam une fajin?" (fraze klasike femerore lol)
E paditura ka nje ngarkese faji brenda vetes. Nje avokat psh, besoj se do kishte me shume shance per te shpetuar klienten e vet nese i referohej si "e pandehur"

Nuk e di pastaj cfare lidhje mund te kete padia (padija) me ate shprehjen tjeter."pa din e pa iman" (klasike prej gjyshes time, gjithnje kishte arsye kur e thoshte ...po as une s'kisha faj)

Kjo tema qenka shume ngacmuese...:D

J.
(i veshur dhe i rruar si per dite te diele)

e paditur said...

Julius, ashtu është. Po të kërkosh në Google nuk gjen thuajse asnjë përdorim për "qytash". (Në fakt gjen emrin "qytë" të lakuar në rrjedhore shumës.) Ndërkohë që gjen vërtet një numër të madh përdorimi si "qy tash", dhe ke të vërtetë, duket se shqiptarët e Kosovës e përdorin shumë më tepër.

Unë pashë në fjalorin e shqipes, ka në fakt dy forma për QYSH (si parafjalë dhe si pjesëz), dhe një ndajfolje QYSHKUR.

Më kujtohet tani që QYSH përdoret shumë në jug të Shqipërisë.
- Qysh të kam o evlat!
- Qysh ma bëre këtë të pabërë!

Interesant që ti mendon që "e pandehur" është më e përshtatshme për dikë të akuzuar. Në fakt ashtu është, duket se "e pandehur" = "e dyshuar", ndërkohë që dikush që ngre një padi, duket se ka një siguri brenda vetes që i padituri është fajtor. Vërtet mbrojtja mund të jetë më e vështirë, por kjo nuk ndryshon gjë nga fakti që nëse ti nuk je fajtor, ti vetë je i qartë për këtë, ndërsa të tjerët janë tërësisht në errësirë.

Pse nuk na tregon ndonjë nga këto historitë e gjyshes? Mua më duket që "pa din e pa iman" ka kuptimin "i pabesë, i pamoralshëm". Këtë ka pasur në mend gjyshja?

Julius said...

Vërtet mbrojtja mund të jetë më e vështirë, por kjo nuk ndryshon gjë nga fakti që nëse ti nuk je fajtor, ti vetë je i qartë për këtë, ndërsa të tjerët janë tërësisht në errësirë.

***

E vertete. I shkon per shtat nje teorie qe me kohe e kam ne mendje: E verteta ndodhet gjithmone ne vend dhe eshte nje e vetme. Vec duhet menyra e duhur qe ta shprehesh. Kjo eshte dhe pjese e karakterit qe kam se nevrikosem shpejt kur degjoj te paqena.


Nga nje kerkim i shpejte i etmologjise, del se "padi" me "padije" kane te njejtin kuptim. :D


http://starling.rinet.ru/cgi-bin/response.cgi?single=1&basename=\data\alt\turcet&text_recno=132&root=config

Meaning: 1 to listen 2 to hear 3 to consider, meditate


Comments: The verbal stem *dɨŋla- is derived from the noun *dɨŋ (OT tɨŋ, Turkm. diŋ 'reason, mind, cleverness'). See VEWT 478, EDT 522, ЭСТЯ 3, 236-237.

Iman eshte besim.
Dmth i paditur dhe i pabese.

Nese shkojme pak ne kufijte e miteve del se germa "D" ka status te vecante. Ne greqishten e vjeter e ka marre emertimin si Dhelta nga delta e lumit Nil.
ne shqip te fjala "dituri" dhe "dije"
1 - Zeusi quhet ne greqishten e vjeter "Dhias".
2 - Zeusi eshte rritur ne Krete nga nje dhi e shenjte.(me shume mundesi qyteterim pellazg, por e sigurte para grek)
3- Zeus me shume mundesi eshte transformuar ne "deus" ne gjuhen latine. duke marre kuptimin Zot.
Nese e shikon ka nje lidhje me fjalen "dhi" dhe "di"
Nuk e di cfare lidhje mund te kete me perkrenaren e Skenderbeut psh.

Nejse se u futa ne te thella...

***

Mbase ate ka patur ne mendje gjyshja.
kam qene femije i prape. Po cdo histori ne kohen e vet.
Te pershendes!