Saturday, May 10, 2008

10 këngë italiane

Në fëmijërinë dhe rininë time kam qënë e dashuruar marrëzisht mbas muzikës italiane. Nuk lija Sanremo pa parë, hit-parade pa ndjekur, dhe dëgjoja radio non-stop. Në vazhdim është një përpjekje për të përzgjedhur ca nga këngët më mbresëlënëse të atyre viteve. Sigurisht që këngëtarët e poshtë-përmendur kanë dhe plot këngë të tjera që dua, siç ka dhe dhjetëra këngëtarë të tjerë që i kam lënë jashtë listës për të mos kaluar numrin 10.
  1. Lucio Battisti - Emozioni (por dhe, Giardini di marzo)
  2. Fiorella Mannoia - Quelle che le donne non dicono
  3. Antonello Venditti - Notte prima degli esami
  4. Francesco de Gregori - La donna cannone
  5. Mia Martini e Roberto Murolo - Cu'mmè
  6. Ivano Fossati - A che sara (por dhe, La mia banda suona rock)
  7. Eduardo de Crescenzo - Ancora
  8. Fabio Concatto - Fiore di maggio
  9. Lucio Dalla - Caruso
  10. Jovannoti - Ragazzo fortunato

Meqë mendoj që nuk kam qënë e vetme në këtë dashurinë time, ç'mund të më thoni ju miq, për këngëtarët dhe këngët tuaja italiane të preferuara?

27 comments:

Anonymous said...

http://www.youtube.com/watch?v=T7Hg8wO38-M

Fango

Io lo so che non sono solo
anche quando sono solo
io lo so che non sono solo
io lo so che non sono solo
anche quando sono solo

sotto un cielo di stelle e di satelliti
tra i colpevoli le vittime e i superstiti
un cane abbaia alla luna
un uomo guarda la sua mano
sembra quella di suo padre
quando da bambino
lo prendeva come niente e lo sollevava su
era bello il panorama visto dall'alto
si gettava sulle cose prima del pensiero
la sua mano era piccina ma afferrava il mondo intero
ora la città è un film straniero senza sottotitoli
le scale da salire sono scivoli, scivoli, scivoli
il ghiaccio sulle cose
la tele dice che le strade son pericolose
ma l'unico pericolo che sento veramente
è quello di non riuscire più a sentire niente
il profumo dei fiori l'odore della città
il suono dei motorini il sapore della pizza
le lacrime di una mamma le idee di uno studente
gli incroci possibili in una piazza
di stare con le antenne alzate verso il cielo
io lo so che non sono solo

io lo so che non sono solo
anche quando sono solo
io lo so che non sono solo
e rido e piango e mi fondo con il cielo e con il fango
io lo so che non sono solo
anche quando sono solo
io lo so che non sono solo
e rido e piango e mi fondo con il cielo e con il fango

la città un film straniero senza sottotitoli
una pentola che cuoce pezzi di dialoghi
come stai quanto costa che ore sono
che succede che si dice chi ci crede
e allora ci si vede
ci si sente soli dalla parte del bersaglio
e diventi un appestato quando fai uno sbaglio
un cartello di sei metri dice tutto è intorno a te
ma ti guardi intorno e invece non c'è niente
un mondo vecchio che sta insieme solo grazie a quelli che
hanno ancora il coraggio di innamorarsi
e una musica che pompa sangue nelle vene
e che fa venire voglia di svegliarsi e di alzarsi
smettere di lamentarsi
che l'unico pericolo che senti veramente
è quello di non riuscire più a sentire niente
di non riuscire più a sentire niente
il battito di un cuore dentro al petto
la passione che fa crescere un progetto
l'appetito la sete l'evoluzione in atto
l'energia che si scatena in un contatto

io lo so che non sono solo
anche quando sono solo
io lo so che non sono solo
e rido e piango e mi fondo con il cielo e con il fango
io lo so che non sono solo
anche quando sono solo
io lo so che nn sono solo
e rido e piango e mi fondo con il cielo e con il fango

e mi fondo con il cielo e con il fango

e mi fondo con il cielo e con il fango


E paditur kjo eshte nje kenge e Jovanottit.
nga albumi i fundit i titulluar "Safari"

AKRO said...

1-Nicola Di Bari - Vagabondo
2-Zucchero - Spirito Divino
3-Adriano Celentano - Mi Domando
4-Toto Cotogno - Solo Noi
5-Riccardo Cocciante - Se stiamo insieme
6-U.Tozzi - Gente di mare
7-Adriano Celentano & Claudia Mori - Chi non lavora non fa l'amore
8-Peppino Di Capri - Un grande amore e niente più
9-Ricchi e Poveri - Se mi innamoro
10-Domenico Modugno - Nel blu dipinto di blu

...Volare... oh oh... cantare... oh oh oh oh... nel blu, dipinto di blu, felice di stare lassù.

N.Ago said...

Këtë italançen nuk e mbaj mënt nëna.

drejt tropojes said...

Para pak ditesh, me ndodhi qe nje shoqja ime po kerkonte kete kenge:
Eduardo de Crescenzo - Ancora
Ajo e preferonte aq shume, por ishte teper e veshtire te gjendej, se paku ne pikat e shitjes se CD-ve ne Tirane. Angazhimi im arriti deri aty, sa duke kerkuar kete kenge, per here te pare arrita te gjej programin qe mundeson shkarkimin nga Youtube dhe transformimin e videos ne MP3. Ancora gjendej vetem ne Youtube ndersa kerkimi im neper pikat e shitjes ne Tirane, ishte nje deshtim i vertete. Megjithate perpjekjet ia vlenin, kenga ishte e bukur, edhe pse sipas meje, pak "fataliste" ne ngjyrim. Lidhur me listen prej dhjete kengesh, te gjitha jane perla, por muzika italiane ka plot mrekulli te ketij niveli.
fundjave te kendshme!

D.Klosi said...

Toto Cutugno Insieme, 1992

Me emocionon sa here e degjoj.

Selfmaderadio said...

A. Kenget e vuajtjeve te pubertetit

http://www.youtube.com/watch?v=FFNS7CV5n4c&feature=related http://www.youtube.com/watch?v=xoco58gF8h0&feature=related

B. dashuri e perjetshme: Paolo Conte

http://www.youtube.com/watch?v=2uj4pUD7YwI&feature=related

C. italianita per dite me pak shi

http://www.youtube.com/watch?v=xWifm1abV9Q
http://www.youtube.com/watch?v=ZHMHEXHOkFc
dhe gjithe kenget e tij te hershme (jo te fundit, s'me pelqejne fare)

D. Per cdo kohe:

Grande Lucio Battisti

http://www.youtube.com/watch?v=y08v2lKQSag

Selfmaderadio said...

http://www.youtube.com/watch?v=CjWyb1RjP_Y&NR=1

e paditur said...

Përgjigje të gjithëve:

Kapiten - faleminderit për infon që Jovanotti ka nxjerrë një album të ri. Unë ende jam duke dëgjuar "Buon Sangue" të 2005. Është e vështirë të ndjekësh muzikën italiane që përtej oqeanit. Por mendoj që Jovanotti është poeti më i mirë mes këngëtarëve italianë të brezit tonë.

Akro - mirëseardhe dhe faleminderit për listën tënde. Lista jote më kujton programin e dytë të Radio-Tiranës që e dëgjonim në pushimet e verës. Dhe meqë më kujtove Nicola di Barin, nuk mund të lë pa përmendur "Il cuoro e uno zingaro".

E ëma e Zeqos - mirëseardhe! A më ndihmon ca të pakësoj injorancën time në lidhje me humorin folklorik shqiptar? Ku e ka prejardhjen shprehja "E ëma e Zeqos nga maja e thanës"?

Tropoja - ke të drejtë që "Ancora" është ca fataliste. Mbasi mbarova listën e kuptova që e tëra ishte me shumë ngjyrim melankolik (përveç Jovanottit). Shpjegimi i vetëm që kam është që vitet '85 e më tej (që përkojnë me formimin tim muzikor) nuk ka qënë të vite të gëzueshëm dhe ka mundësi të kem kultivuar një preferencë për këtë lloj muzike. Meqë ti paske mësuar si të kthesh videot e Youtube në MP3, besoj që do të na ndihmoje të gjithëve sikur të shkruaje një postë në blogun tënd sesi kryhet ky proces. Ka plot këngë të vjetra që s'mund t'i blesh dot gjëkundi.

Drita - më kujtohet entuziazmi për "United", sepse atëherë kishim shpresë se shumë shpejt do të ishim dhe ne pjesë e familjes europiane. 16 vjet më pas, dhe duket sikur jemi më larg se atëherë. Por Cutugno ka pasur aq këngë të bukura në ato vite. Ndoshta "L'italiano" mbetet nga më të bukurat.

Self - çuditërisht unë kam pasur më qejf këngën e Gianni Nanninit që i paraprin "I maschi" dhe "Bello impossible", ndoshta e mban mend dhe ti: "Fotoromanza". Dhe sot e kësaj dite më kujtohet vera në plazh kur dëgjoja atë këngë. Faleminderit që më kujtove "Un altra te" dhe "Se bastasse una canzone" të Ramazzottit. Më kishin dalë nga mendja. Unë kisha vënë në listë "Terra Promessa" dhe "Adesso Tu", sepse ato Sanremo kanë qënë dhe të parat që kam parë dhe qe momenti i krijimit të fenomenit Eros. Kënga e Paolo Contes më kujton gjithnjë filmin "French Kiss" me Kevin Cline e Meg Ryan. Jemi dakord, të gjitha këngët e Battistit janë të paarritshme. Për fat kam mundur të blej para disa vitesh një "Best Of Battisti", dhe e dëgjoj sa herë kam nevojë. Oh, po Nada të kujtohet?

Meqë u kufizova në numrin 10, lashë jashtë listës sidomos shumë këngëtarë më të rinj si: Biaggio Antonnacci, Paolo Carboni, Marco Masini, Luca Barbarossa, Michelle Zarrillo, Giorgia, dhe më e reja (shumë e talentuara) Elisa.

drejt tropojes said...

e paditur, postova ne blogg sugjerimin tuaj. Ju faleminderit!

N.Ago said...

Kurban nëna ti që do të mësoç ce hipi nëna në thant. Hajde te nëna ti të shoç ce ja hipi nëna thanës se kam bërë film nëna.

Anonymous said...

o ma , le nam o ma .
mua më spëtoj cici, ti hu më hu e gardh më gardh.

eni said...

vdes per çdo gje te Jovanottit dhe Michelle Zarillo me pelqen shume.si dhe nje kenge e Gianluca Grignani!

e paditur said...

Eni, mos e ke fjalën për këngën "La mia storia tra le dita" të Grignani-t? Ajo ka qënë më duket kënga e parë, dhe më e famshmja.

Pashë në blogun tënd që po lexon "Bora" të Pamukut. Kur ta mbarosh a na shkruan dot ndonjë postë në blogun tënd me mendimet e tua sesi e shikon ti librin në raport me realitetin turk? Unë kur e kam lexuar jam çuditur me kompleksitetin dhe paparashikueshmërinë e personazheve. A është i tillë realiteti turk? Dhe çfarë mendojnë turqit për veprat e Pamukut (e di që nuk janë dakord me pikëpamjet e tij politike), a e lexojnë ata atë?

e paditur said...

Zeqo, populli ynë thotë "bëmë mama të të ngjaj". Mirëseegjete rrugën për këtu.

N.Ago said...

Qy karçini që flet si Zequa im është dobiçi që bëra nëna me italanët kur na i pruri Zogu a ju bëfsha kurban nëna atij edhe Gjeraqinës që kishte grua e ishte si pëllumbesh.

Anonymous said...

pershendetje e paditur.

eni said...

e paditur jam duke kaluar nje periudhe shume te zene ndaj mund te kaloje ca kohe sa ta perfundoj por do te shkruaj se shpejti me gjate! pershendetje

eni said...

he se harrova po ashtu quhej kenga e Gianluce-s ..flm:)

belle_fleur said...

Booo kjo eshte shume e veshtire sepse lista me kenget italiane eshte e pafund. Do mendohem dhe po ashtu do vendos dicka tek blogu im.

Te pershendes!

Anonymous said...

E paditur

bej nje search ne google per Negramaro-quell' posto che non ce'!


dhe te pershendes nderkohe me kete kenge
meqe je pertej oqeanit.me premto qe do e degjosh kete kenge



Pleeeaaaaasssseeee

e paditur said...

Eni, unë vetëm bëra një sugjerim. Ti sigurisht vendos vetë nëse ke dëshirë të shkruash apo jo për atë temë. Nuk dua të ndjehesh e forcuar për ta bërë, aq më tepër nëse je e zënë. Kurdo që të kesh mundësi, besoj që do të jetë interesante për të gjithë që të dimë se si i shikon ti gjërat, meqë je vetë në Turqi.

e paditur said...

Kapiten, s'ka nevojë ta bësh lutjen me jehonë. Unë sigurisht që do të kërkoja për grupin, aq më tepër që për ta nuk kam dëgjuar ndonjëherë, dhe meqë ti po më përshëndet (faleminderit).

... Dhe ja, e dëgjova dhe këngën që sugjerove dhe disa këngë të tjera. Me një të dëgjuar s'mund të them nëse më pëlqejnë këngët, po mund të them që janë interesantë, seç më ngjasojnë ca me grupet anglezë të muzikës alternative. Ndoshta ngaqë lideri i grupit këndon në pjesë të veçanta me nota të larta.

Po pse të pëlqen shumë kjo këngë ty?

Anonymous said...

Po ja,e paditur,pse mos te me pelqeje,pyes une?

sepse ti i ke thene pothuaj te gjitha vete me siper.plus qe nuk jam aq i moshuar sa te degjoj gjithe c'ke rreshtuar plus 1000e ca te tjera qe ke pas ne mend dhe qe kane dale nga muzika italiane tere keto vite.pasdtaj nuk jam dhe aq i ri sa ne disa tekste kengesh te gjej vetveten.

Guliano dei negramaro eshte zbulimi i fundit qe ka bere muzika italiane.


e dija qe do te te pelqente.prandaj bera sikur desha te te bind,you know,ngaqe kam emrin e atij qe bertet ne mengjes i cike ma vone se gjeli e shume me fort se ai.

Anonymous said...

kenget italiane! Nuk flas per kenget e permendura se nuk i njoh te gjitha veç kur i mendoj qe ato kam gjithmone qejf, kur i krahasoj me kenget e se njejtes epoke ne france me duken shume te demoduara !

Anonymous said...

Për fat të keq të Fabrizio de André-së, këngën “La donna cannone” e kam kompozuar dhe kënduar unë.

e paditur said...

de Gregori,

është nder i madh që e ke gjetur rrugën për në blogun tim, dhe aq më tepër që ke mësuar shqip.

Faleminderit që vure re këtë lapsus.

e paditur said...

tetena,

meqë kontakti yt me muzikën franceze ëshët më i afërt, nëse ke mundësi, na bëj një listë me ato këngët që ti ke ndërmend kur i krahason me ato italianet. Kështu që dhe ne do të kemi fatin të shijojmë ca muzikë të bukur që nuk e njohim.