Sunday, May 4, 2008

Absurdistan

"Prandaj, ne po i hedhim në erë ato lagje, tërheqim ca vëmendje tek lufta jonë, dhe më pas do të marrim USAID-in, ose Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ose ndoshta japonezët për të paguar për një Gorbigrad të ri. Tashmë ne i kemi të gjitha firmat ndërtuese që na duhen, gjithë ato Bechtel, e ku di unë. Çdokush fiton. Ti duhet t'i tregosh Izraelit mbi të gjitha këto."

Paragrafi i mësipërm është shkëputur nga romani i autorit ruso-çifuto-amerikan Gary Shteyngart, me titullin Absurdistan. Shteyngart është i ri në moshë (lindur në 1972) dhe ky është romani i tij i dytë, roman që në 2006 u zgjodh nga New York Times si një nga 10 librat më të mirë të vitit. Nuk kam dëgjuar që romani të jetë botuar në shqip, po shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti. Besoj që në shoqërinë shqiptare, botimi, leximi, dhe diskutimi i këtij romani, do të ishte me shumë vlerë, sepse romani merret me jetën në shoqëritë pas-socialiste, me zvetënimin e vlerave humane, me lojën kapitaliste të rindërtimit, e shumë tema të tjera aq të prekshme në shoqërinë tonë.

Sigurisht që romani është një satirë e hiperbolizuar, po është e vështirë të mos shikosh pjesë të Shqipërisë në shumë pjesë të tij, megjithëse ngjarjet zhvillohen në SHBA, Rusi, dhe në një ish-republikë sovjetike në bregun e Detit Kaspik (Absurdistan). Kjo ish-republikë ka të përbashkët me ne dhe faktin që dikur ka qënë pjesë e perandorisë osmane, por xhamitë e dikurshme tani janë kthyer në kisha, dhe legjendat vendase tregojnë, që shenjtori i vendit, na ish takuar dikur me Krishtin. Gjithashtu, pushtetarët e vendit sillen si bajraktarë të vërtetë, me të njëjtën arrogancë, kokëfortësi, e mungesë humanizmi, që e shikon dhe tek shumë politikanë shqiptarë.

Sa do të dëshiroja që Dritëro Agolli apo Dionis Bubani të ishin sot të rinj 35-vjeçarë, e të përdornin penën e tyre hosten për të përqeshur absurditetin e shoqërisë së re shqiptare. Dhe çuditem sesi nuk ka ende ndonjë autor shqiptar që të ketë gjetur frymëzim në kohërat që jetojmë. Vërtet së fundi Ylljet Aliçka shkruajti "Rrëfenja me ndërkombëtarë", po ai libër është më shumë një satirë drejtuar mediokritetit të burokracisë europiane, sesa një satirë e realitetit kompleks shqiptar. Mos duhet të presim të huajt të shkruajnë për mediokritetin, dritëshkurtësinë, dhe babëzinë e burokratëve dhe një pjese të shoqërisë shqiptare?

Romani i Shteyngart kishte dhe një aspekt që me ngacmonte shumë, sa herë që përmendej. Banorët e Absurdistanit e kishin zakon që sa herë takonin personazhin kryesor të romanit (të quajtur Misha Vainberg), dhe merrnin vesh që ky ishte çifut, t'i thonin:

"Çifutët kanë një histori të gjatë dhe paqësore në vendin tonë. Ata janë vëllezërit tanë, dhe kushdo që është armiku i tyre është dhe armiku ynë. Kur të jesh në Absurdistan, nëna ime do të jetë nëna jote, gruaja ime do të jetë motra jote, dhe në pusin tim do të gjesh gjithnjë ujë për të pirë."

Dhe më pas e përdornin këtë shprehje miqësie e mikpritjeje për të kërkuar ndonjë favor (zakonisht kartmonedha në dollarë). Ajo çfarë më shqetësoi mua ishte satira me konceptin e mikpritjes. Ne shqiptarët e kemi zakon të mburremi: "vërtet ne jemi të varfër, ama mikut i japim thelën dhe kur s'kemi për vete për të ngrënë", apo "bukë e kripë e zemër", "bëj si në shtëpinë tënde", etj. A është mikpritja vërtet një tipar vetëm i shqiptarëve, apo i gjithë vendeve të ish-perandorisë osmane? Pse duhet ta trajtojmë mikun më mirë se njerëzit e familjes dhe veten? A nuk na bën qesharakë një veprim i tillë? A nuk tregon kjo një ndjenjë inferioriteti, dhe mungesë vetërespekti?

11 comments:

GOMARI ATEIST said...

E paditur
mire se te gjeta ne blogstanin tend?vertete kjo pershendetja ime esht vetem imja apo te drejtohet ty sepse une e di se ti je mikpritese?
diku lexova te permendje Jeffrey eugenides, e ke lexu "Middlesex"?
une pata nisur ta lexoj ne greqisht por nuk e pata mbaru dhe me vjen vertete keq.nuk kam ndonje informacion te jete perkthyer ne shqip.di gje ti?

P-S:Nuk themi ne shqiptaret qe jemi mikprites,por jane te tjeret qe e thone per ne!!!une as qe e dyshoj dicka te tille.te mendosh qe ne ekzistonim dhe perpara pushtimit osman.

e paditur said...

GA, mirëseardhe! Po, e kam lexuar "Middlesex", por në anglisht. Nuk të vë faj që e ke lënë përgjysëm, dhe unë e kam lexuar me faza, sepse jo të tërë kapitujt e librit janë tërheqës në të njëjtën masë. Nuk kam ndonjë informacion nëse është botuar në shqip. Unë vetë nuk jetoj në Shqipëri.

E si mund të thuash që e thonë të tjerët që jemi mikpritës. Të paktën për nja 50 vjet ne ishim të mbyllur për botën. Puna është që të huajt mund ta thonë këtë gjë dhe për vendet e tjera, nga ta dimë ne këtë. Dhe ne nuk kemi të dhëna që të thonë se si ishin shqiptarët para pushtimit osman, se atëherë s'kishte ende një Shqipëri.

Pastaj problemi im nuk është fakti nëse jemi mikpritës apo jo, por mënyra jo-modeste që mburremi për të, aq më tepër kur shikoj që kjo është një gjë që e bëkan dhe popuj të tjerë të ish-perandorisë osmane.

GOMARI ATEIST said...

e megjithate,perderisa gjithcka eshte relative dhe ka te njejten vlere per te gjitha shtetet
atehere mbetet te pranohet.sepse edhe pse e thone per te gjithe,e rendesishme eshte se qendron.
nuk mnd te thuash er gjermanet se kane mbtur rrace naziste,per italianet rrace fashiste dhe se ajo periudhe ne historine tyre i kushtezon dhe sot,apo ishte pasardhje e asaj c'ka ishin me pare.
50 vjet diktature?
nuk ke te dhena nese ka qene shqiperia
perpara pushtimit osman?
me lejo mos te ti pranoj dhe mos mendo se une po mbrohem me ato qe kam degjuar.e si mund ti mbeten gjurme nje populli mbi trup te cilit eshte zhvilluar cdo lufte qe ka ndodhur mbi rruzull toksor dhe qe ka rrit heroin me te madh ndoshta,dhe me te keqkuptuarin nderkohe?

per librin,deri aty ky e kam lexuar,
te jap te drejte sepse me te vertete kishte pjese qe nuk kaperdiheshin,por sidoqofte kureshtja per ta lexuar eshte akoma e madhe.

tropoja said...

Me duket krejt e kote mikpritja per "te huajin" nga dikush, (ne) qe trajton me keq dhe sillet ne nje forme te papershtatshme te afermin, familjarin. Kushto qe mburret me nje mikpritje te tille, per mendimin tim jo vetem qe nuk duhet te mburret, por duhet ta ule koken mendueshem.
Une besoj se ky "vesi" i mikpritjes se te tjereve edhe kur mikpritesi eshte jo normal me veten apo me te tijet, eshte nje gje disi negative. E cila sic mendoj, buron prej tendences se atyre njerezve (jo vetem shqiptare) qe duan te hiqen e te duken para te huajit, ndryshe nga cfare jane. A nuk eshte nje gje e keqe kjo?! Mua keshtu me duket, ndaj jam i prirur qe fare te mos e vleresoj nje mikpritje te tille. Ama nese mikpritja eshte ne perputhje me sjelljen e mire e njerezore me te afermit e familjaret si dhe me njerezit tjere, atehere bujrum.

eni said...

flm per kete lajmerim.shpresoj ta gjej ne Turqi kete liber.

e paditur said...

eni - mireserdhe!
tropoja - jam shume dakord me ty. a nuk te duket qe politikanet tane e praktikojne shpesh kete gje? te huajt i presin me lajka e lule, shqiptaret i presin me kembet e para.
GA - si thua ti, a nuk ka ardhur koha qe te mos mburremi me me nje hero 600-vjecar, ose te justifikohemi me lufterat okupatore? Nga 1944 s'ka pasur tjeter njeri pervec shqiptareve ne Shqiperi (teza e armiqeve te jashtem serbe apo greke eshte teza me anti-shqiptare qe mund te jete, sepse tregon se ne shqiptaret s'dime te jemi zot ne vendin tone). Me cfare mund te mburremi ne keto 60 vjet? Kujt duhet t'ia veme fajin? Kjo eshte ajo qe me preokupon mua. Ne merremi me fasadat: sa mikprites jemi ne shqiptaret, sa te beses, sa te zakonit, etj. etj. Nderkohe realiteti dhe bemat e shqiptareve nuk lene vend per tu mburrur. A nuk duhet ta leme menjane nacionalizmin dhe te punojme per mireqenien, ose me mire, humanizmin?

GOMARI ATEIST said...

nuk do ta quaja mburrje!
keto 60 vjet?
nuk eshte se ata po na kufizojne...
degjo keto postineteltualet e sotem shume po diskutojne te nxjerrin ne drite fakte sa me bindese mbi historine tone,por perderisa gjithcka sillet rreth te njejtave burime,le tu japim nje shpjegim sipas kohes...jo per gje e paditur por jemi rritur vertete te besojme akoma perrallen mbi shpaten e skenderbeut qe duheshin 10 turq qe ta mbanin...

Ajo qe mua me shqeteson vertete ne te gjithe kete allishverishin intelektual te sotem qendron ne faktin se vetem sa ngaterrohen gjerat,ne vend qe te behet e kunderte.kerkojme te dalin "dishepujt e prere per kete pune",por derdellisim mbi grumbuj injorance.jemi infektuar nga deshira per te pare qarte,por me sy mbyllur jemi nisur per ku?
po.iken ato kohe!po a ka gje qe mbetet nga ato kohe? qe ia vlen?edhe si nje relike thjeshte per inerci te fatit?
tashme edhe bota po bindet per tezen e deshtuar te grekeve.Lere qe serbet nuk i ka llogaritur kurre.ka qene fati yne te jemi e keqja e vetes e mos ti bjme keq njeriu.
nuk e di per ty po per mu mikpritjen nuk e perfaqson asnje politikan apo politike shqiptare.jane me te vdekshem mikpritesit e mi.prandaj dhe e besoj se shqiptaret jane vertete te tille.Politikanet dhe politika?jane si prezevativet apo servietat,nje perdorimshe.edhe pse me shije dhe ngjyra te ndryshme.jane nje zgjedhje e momentit,por vetem kaq.

E paditur per sonte nje nate te qete.u zgjata e di,por "e vetmja gje qe di eshte se nuk di asgje!"

e paditur said...

GA, me bere te qesh me krahasimin qe jep per politikanet. Nga ana tjeter, politikanet jane pjese e popullit, dhe nuk mund t'i shikojme te ardhur nga kozmosi, ata reflektojne shqiptaret dhe sjelljen e tyre, na pelqen ne apo jo. Nuk e di a te kujtohet filmi "The Mask" me Jim Carrey. Ai jep nje shpjegim interesant per rolin qe i jep maska atij qe e ve. Ate shpjegim mund ta perdoresh dhe ne vazhdim: Te pasurit fuqi (dmth, te qenit ne qeveri, etj.) i ben politikanet te tregojne ne menyre te zmadhuar ato vese, probleme, apo dhe te mira qe eksistojne tek ta, dmth, dhe tek shoqeria shqiptare, e cila i ka prodhuar.

Sa per debatin e rivleresimit te historise, ke te drejte qe po keqtrajtohet nga politika dhe te tjere. Une nuk jam kunder vleresimit te duhur te eventeve te ndryshme, dhe percaktimit te ndikimit te tyre ne zhvillimet e jetes shqiptare. Por ama, nuk dua qe te humbemi ne keto debate dhe te harrojme qe detyra jone kryesore eshte te kontribuojme per te tashmen e te ardhmen, sigurisht pa bere gabimet e se shkuares. Dhe modestia, mendoj qe eshte nje nga ato tiparet per te cilin kemi nevoje shume si komb.

Selfmaderadio said...

Mua me prek mikpritja shqiptare. Nuk me duket fare e vetekuptueshme qe diksush qe nuk e njeh fare te hap porten dhe therr nje pule per ty, edhe pse ajo pule i ben veze me te cilen i njom fytin femijes. Me ka ndodhur vertete keshtu, ne voskopoje, me nje familje te keputur. Une ju afrova per t'u blere nje kile kumbulla, te cilat po i shkundnin nga pema, dhe plaku ngriti bastunin dhe me tha, futi leket brenda dhe mos ma bej kete turp. Pastaj, me ftoi mua dhe gjithe grupin (ishim nja 9 veta, miq te mi nga zvicra + shoferi shqiptar) na futi ne shtepi, na dha raki, mjalte e cfare kishte. E se fundi, donte te na mbante per dreke e te therrte pulen.

Eshte shume intereante si fenomen. Dhe nuk eshte sporadik. Ne berat, teksa zbrisja rrugicave tateposhte me te njejtet njerez(ishim siper tek kishat) nje djale ne maje te fikut, na ndaloi, nuk na tha asnje fjale por na i mbushi duart me fiq.

Une kam tendencen ta besoj si te sinqerte kete reagim te ketyre njerezve. Cili eshte motivi? Ndoshta kjo eshte nje nga ato memet qe shoqeri jone, ne cdo nivel, e ka seleksionuar si te sukseshme. Nuk e di tamam se ku ehste suksesi, sepse ne thelb eshte shume altruiste si sjellje, japin pa kerkuar e marre asgje, njerezve qe ndoshta nuk do t'i shohin kurre me. Shpesh here pyes veten, nese thjesht bukuria e momentit te dhenies, teksa shijon gezimin e cudise dhe te papritures tek tjetri, eshte i vetmi motiv. Ndoshta, ne motonine e jetes, keto momente jane si shperthime te vogla nga rutina qe te japin pak kenaqesi dhe kujtime per te rrefyer.

Ajo qe bejne politikanet eshte nje lloj e percudnuar e mikepritjes; sepse eshte e bazuar ne interesa direkte, kryesisht personale. Ne fakt, nuk e di ne se mund ta quaj mikepritje, kur e krahasoj me ate sjelljen pa perfitim direkt material dhe politik qe pershkruajta me pare.

e paditur said...

Self, në një fshat të Tepelenës, dy barinj therën dhe poqën një qengj për një shoqen time dhe mua, meqë ishim dy vajza nga Tirana që kishim dalë për të vizituar krahinat nga rridhnim (shoqja ime kishte babain nga Tepelena). Ishte vera e vitit 1994, dhe s'do ta harroj sa mirë na pritën (së bashku me një kushuri të kësaj shoqes, vajtëm dhe u ngjitëm në stanin ku ata kullosnin bagëtitë në mal) megjithëse ishte e qartë që nuk do të na shihnin kurrë më.

Por unë nuk e kisha fjalën për mikëpritjen, sesa për fenomenin e mburrjes me mikpritjen, të mburrjes me tolerancën fetare, të mburrjes me institucionin e besës, e shume të tilla. Le të themi që ka njëfarë dyzimi. Nga njëra anë është një pjesë e popullit të thjeshtë, që i shfaq këto tipare në mënyrë gati instiktuale, dhe pastaj ka një pjesë tjetër të popullsisë që mburret me këto tipare, por që në vetë aktin e mburrjes tradhton mungesën e këtyre tipareve (kush është i besës, nuk ka pse të trumpetojë që është i besës, veprat e tij duhet të flasin vetë).

Por të jap shumë të drejtë që e kemi të nevojshme të gërmojmë ca në këtë memin e mikpritjes shqiptare. Kam frikë që është një mem që po mbijeton vetëm tek ata që ende nuk janë infektuar nga materializmi kapitalist i epokës.

Julius said...

Mos duhet të presim të huajt të shkruajnë për mediokritetin, dritëshkurtësinë, dhe babëzinë e burokratëve dhe një pjese të shoqërisë shqiptare?

***

Uau! Fjale te madhe ke thene. Dhe fatkeqesisht ke deri diku te drejte. Shumica e shqiptareve jane tifoze. Kjo e shperfytyron shoqerine dhe e ngushton racionalitetin.
Per njerez te shendetshem mentalisht eshte rast i arte te bejne humor dhe satire, mirepo keta nuk i gjen as neper ekrane as ne shtyp.
Perfaqesim me te denje se te peshku psh nuk kam pare ne asnje vend tjeter. Per kete arsye e vleresoj si blog kolektiv.

Ne mikpritjen dhe besen I KEMI..te percudnuara.
Pas kesaj furtune tranzicioni eshte rasti t'i veme ne vendin qe u takon si virtyte, ose te zgjedhim virtyte te reja.

Per satire, keto dite kam tentuar dicka te konaku im. Hidhi nje sy: http://busulla.blogspot.com/

(vec kujdes me kritikat :P)

Mire u lexofshim.