Thursday, May 8, 2008

Nga Interneti

Google Reader

Krijimi i një blogu sjell me vete dhe mësimin e një kodi sjelljeje në blogosferë. Një pjesë e këtij kodi është ai i vizitimit "shtëpive të tjera". Sa më shumë miq të bësh ama, aq më shumë kohë të merr kjo puna e vizitave. Për fat të mirë, këto ditë zbulova Google Reader, i cili të jep mundësinë që të abonohesh në blogun e çdo miku, dhe pastaj vetem duke vizituar këtë faqe të marrësh vesh se kush nga miqtë ka shtuar ndonjë postë të re në blogun e vet. (Interesant, 'e vet' është mbiemër pronor asnjanës në shqip, në ndryshim nga 'e tij', 'e saj'.)

Me anë të butonit "Add subscription", mund të futësh adresat e të gjithë blogeve në të cilat je i interesuar, dhe automatikisht krijohet një faqe që përmbledh të gjithë këto bloge. Në këtë mënyrë, shpëton nga klikimi i shumë adresave. Ajo çka më çuditi është që dhe një faqe aq shumë e vizituar si Peshku Pa Ujë, ka vetëm 3 të abonuar. Kjo tregon, që jo shumë përdorues shqiptarë të blogeve janë në dijeni mbi këtë funksion, ndaj shpresoj që kjo postë të kontribuojë në ndryshimin e gjërave. Tek e fundit, si ja bëni ju miq për të ndjekur bloget e shumtë që ndiqni?

TED
TED (Technology, Entertainment, Design) është emri i një konference të famshme, ku çdo vit shumë nga njerëzit e famshëm të fushave të sipërpërmendura mblidhen e debatojnë tema të ndryshme. Ajo çka është interesante, është që në website-in e tyre ndodhen shumë video të fjalimeve të mbajtura, dhe ke mundësi të dëgjosh njerëz të tillë si Daniel Dennett, Richard Dawkins, Stephen Hawking, e shumë të tjerë. Videot janë vërtet inspiruese e të hapin dritare dije në shumë tema që intrigojnë apo shqetësojnë shoqërinë njerëzore.

Freakonomics
Freakonomics është titulli i një libri shumë të famshëm të botuar në 2006, që përpiqet të shpjegojë shumë fenomene (si p.sh, "çfarë kanë të përbashkët mësuesit me sportistët e sumos", apo "pse shpërndarësit e drogës jetojnë ende me mamatë") duke përdorur teori ekonomike të shpjeguara për jo-ekonomistë. Për fat të mirë, autorët e librit kanë dhe një blog me të njëjtin titull në gazetën New York Times, dhe herë pas herë kanë vërtet artikuj shumë informativë. Një i tillë ishte dje, Frans De Waal answers your primate questions, të cilin e rekomandoj shumë.

15 comments:

drejt tropojes said...

interesant ky sherbimi i google reader, dhe te tjerat, gjithashtu.

Selfmaderadio said...

une preferoj te shkoj ne blogrollin tim. Dhe tek blogrollet e te tjereve. KA edhe sherbime te tjera, pervec google reader. Por, une kur kam ate pushimin e kafese dhe livadhis neper internet nuk kam ndonje qellim, shkoj se me pelqen te gjej ndonje gje si te re ashtu edhe te vjeter per te lexuar, ose te eksploroj gjera qe me kane shpetuar pa lexuar me pare.

Faleminderit per adresat e blogjeve.

Anonymous said...

une perdor netvibes.com kur kam kohe dhe me te thene te drejten vetem peshkun kur nuk kam!

Anonymous said...

e paditur
ja une e mesove se ti ke bere nje postim te ri
ngaqe klikova tek linku yt!
ka rrugezgjidhje qe te ndihmojne por ka dhe zgjedhje qe bejme nga pertesa dhe pamundesia per tu bindur.
une per vete kam bere nje liste te njerzve qe tashme kam krijuar nje opinion per shijet e tyre,kendveshtrimet e tyre dhe i vizitoj rregullisht.kam s'kam kohe.


pastaj kam vene re se duhet nje here te mesohesh me funksionet e ketyre linkeve te tipit google reader e me the e te thashe,te rregjistrohesh,e pastaj ti perdoresh.
gje qe eshte me e merzitshme se sa te klikosh tek blogsfera dhe te lundrosh neper blogje.

si gjithmone intresante shkrimet e tua!

drejt tropojes said...

Per shkak te pervojes se shkurter ne kete drejtim, po perfitoj nga rasti meqe ketu u hap nje diskutim rreth menyres se sjelljes ne blogosfere. Edhe une preferoj me mire ti vizitoj me radhe add-blogg e listuara sesa te shfrytezoj keto sherbimet qe sinjalizojne postimet e reja nga koleget. Kjo menyre me duket me e pershtatshme sepse vec titullit, krijon mundesi te shikosh edhe foton shoqeruese te postimit, etj.
Ne kohen kur beja postimet e para ne blogger, me te vertete nuk e mendoja se nje gje e tille kerkon kohe, te cilen shpeshhere nuk e kemi, por gjithsesi eshte nje gje qe realizohet me pasion dhe me kujdesin per te programuar sadopak nje lundrim te shkurter e te perditshem ne blogosfere. Une mendoj se eshte nje bote interesante, pavaresisht se, virtuale!

Agobooks said...

Interesante dhe për ne në të "vjetrit" e njohur.
Gjithë të mirat e të djelë të mbarë!

e paditur said...

Faleminderit të gjithë miqve që kanë treguar për eksperiencat e tyre. Ndoshta unë jam ca si shumë e preokupuar me shfrytëzimin e kohës, dhe çdo klikim që nuk rezulton në një lexim me duket si humbje kohe.

Fenomeni i blog-rolleve me duket shume interesant, por jam në mëdyshje për rolin e tij. Nga njera anë është pozitiv se ndihmon një lexues të ri (si unë) të zbulojë shumë blogshkrues që nuk i njeh. Por nga ana tjetër krijon një lloj mbingarkese (ne zhargon quhet "information overloading"). Konkretisht:

selfmaderadio ka 46 lidhje
tropoja ka 35
gomari_ateist 50
N.Ago ka infinit ;-)

(nuk i numërova me dorë, bëra copy&paste në një notepad editor).

Vërtet keni kohë t'i lexoni, apo është një nga rregullat e etiketës: unë të vë në listën time, ti më vë në listën tënde?

Do ishte interesant të investigonim dy gjëra (po pata kohë do ta bëj). Së pari, sa e madhe është në të vërtetë blogosfera e shqipshkruesve. Së dyti, nëse dikush ka 30-40 bloge në blogrrollin e tij, në sa nga këto bloge është ai aktiv (dmth, është vërtet aq i interesuar në përmbajtjen e blogut, sa të mos i rezistojë impulsit për të komentuar.)

Ndoshta pastaj një efekt anësor i këtij investigimi do të ishte një renditje e blogeve shqiptare (kush janë më të lexueshmit, më të ndërlidhurit, më të komentuarit, etj.) Kështu përvec atij shërbimit që bën Tetena (me reklamë për bloge të reja në shqip) të kishim një shërbim që bën dy gjëra:
- tregon bloget aktivë
- mban një listë të gjithë blogeve, dhe në mënyre të rastësishme, bën të dukshëm një blog apo tjetër (për të lejuar lexuesit të zbulojnë bloge të panjohur për ta).

Anonymous said...

ha ha ha e paditur bere c'bere e ngule penen tende....
degjo ne 50 blogjet qe kam mund te jene 5 qe i klikoj nje here ne dy-tre jave ndersa te tjeret rregullist.sepse e di qe,ndoshta nuk kane kryevepra per cmime nopbel dhe te tilla mirenjohje nderkombetare,por qe ne to do kete dicka qe mos ta zhgenjeje kuriozitetin tim,jam shume i bindur.
ti si thua,une te kam shtuar ne blogun tim si e si te kem nje tjeter qe te me shtoje ne bloglisten e saj,apo te kem nje me shume qe nje here ne muaj me ben nje koment sidoqofte ai?
No I don't think so.

te marrim Selfmaderadion.une tani vone kam filluar dhe frwekuentoj blogun e saj...ka qene nje ndjesi adhurimi qe me ka nxit ajo grua ne ato c'ka shkruan.per mua mbetet blogistja qe e meriton ta quaj "Donna saggia-grua e mencur,e urte.
Tropoja?ka nje kendveshtrim qe me perfaqson.gjej veten tek shijet e tij dhe meqe une ne blogun tim postoj vetem poezite e mia dhe per ceshtje parimi nuk kam hapsire per shume gjera te tjera me interesante,e shoh qe tropoja me permbush.
N.Ago?e kam inat se shkruan ne dy gjuhe-shaka kjo Neki.
nuk kam komentuar asnjehere tek blogu i tij sepse aty komentojne dhe blogiste greke dhe ngaqe i kam inat mund te krijoja ndonje perplasje me ta-gje te cilen nuk e dua.

C'ti them Belle fleur qe jam rritur me te?po Akullnajes?po edrus i cili eshte nje nder njerezit qe me ka habiotur?
Po albTranslator?kur shoh fotografite qe poston e urrej aq shume pse une nuk mund te bej te tilla fotografi?
Po ROcky Girl?qe ben perkthimet me te arrira ne blogsfere?
Po EMIGRANTI?poeti?Perparim Hysi?

Ja kjo eshte menyra se si une justifikoj ate rrjet blogjesh qe kam renditur ne mocalin tim.

Selfmaderadio said...

46. ishin me shume po une fshiva ca dje. une kam ne blogroll

1) miq qe ma kane kerkuar
2) blogje qe i ndjek rregullisht sepse jane interesante

here pas here heq lidhje qe nuk jane me aktive apo per te cilat humbas interesin.

Eshte shume e veshtire te gjesh blogun qe eshte aktiv. Une mund te jem ne nje blog shume e interesuar dhe prape mund te mos komentoj. Shpesh komentet zhvillohen midis dy apo tre veteve, dhe mund te ndodhe qe keta te jene edhe vizituesit e vetem te blogut. Por bejne 30 komente. ka postime ku mund te kesh edhe qindra vizitore unike/dite dhe te mos kesh asnje koment. ka njerez qe te vizitojne rregullisht, komentojne dhe nuk te kane te lidhur. ka bllogje qe jane ne index te peshkut dhe ku njerezit klikojne per rutine klikimi, hedhin nje sy dhe ikin pa lexuar fare. Si do e llogarisesh?

e paditur said...

PYETJE (të gjithëve): Para shumë vitesh u botua në shqip "Fije Bari" e Walt Whitman, unë e pata blerë dhe lexuar, po libri ka mbetur në Shqipëri. Nuk më kujtohet nëse Dritëro Agolli kish bërë vetëm parathënien apo dhe kishte përkthyer. I kujtohet ndonjërit se kush ishte përkthyesi?

GA, ti bën një pyetje interesante dhe pastaj zbulon dhe arsyen e vërtetë që ti mban listën dhe i viziton lidhjet rregullisht: Ti ke nevojë për komunikim, pavarësisht nga cilësia. Pra ty të mungojnë njerëzit dhe kontakti human me ta, ndaj investon kohë që të shprehesh, me shpresën që blogshkruesit e tjerë, do të kenë të njëjtën nevojë, dhe me dijen që miqësitë në blogosferë për të mbijetuar kanë nevojë për reciprocitet. E meqë po flasim për bloge, të përgëzoj që ke gjetur një titull fantastik për blogun. Ai momenti kur Ethan Hawke hyp mbi bankë dhe thërret: Kapiten, Kapiteni im, është nga momentet më prekëse të kinematografisë.

Self, faleminderit për komentet për metodën e vlerësimit të aktivitetit të blogeve. Ndoshta duhet të lexoj ca literaturë që të shikoj se si bëhet një gjë e tillë. Patjetër ata që merren me "social networking analysis" duhet të kenë desinjuar ca metrika për vlerësim. Ndoshta duhet bërë një kombinim me pesha të ndryshme i metrikave të ndryshme. Do ta shikoj.

Anonymous said...

Buuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu!!!!
Jo e paditur jo.nuk eshte ceshtje mungese komunikimi,e ke kapur se prapthi ta gjykosh.nuk e di sa kohe ke ne blogsfere.nese ke shume qenke teper e zhgenjyer,nese ke pak,po te jap kohe sa te duash qe te vish ketu ku jam une...qe te mos me keqinterpretosh!


Self...faleminderit qe nuk me zhgenjeve!!!!


"Dead Poet Society" the best movie ever for me.qelloi ta shikoja per here te pare pikerisht ne moshen 17 vjeçare.nuk do e harroj kurre diten e neserme mbas atij filmi!!!

ne shkrimet e mia te para ka qene dhe nje poeme e gjate me titull "Kapiten kapiteni im".
tek filmi mesova se ajo qenkesh nje poezi qe uncle Walt paskish shkruajtur per Abraham Linkoln.


"Fije bari" e kam lexuar dhe une por tani per dreq nuk me kujtohet as kush e ka perkthy e nese dritero Agolli ka bere parathenien e atij libri.

e paditur said...

GA, kërkoj falje nëse të kam keqinterpretuar. Më duket se të thuash që "ke nevojë të komunikosh" apo "të mungon kontakti human", është diçka pozitive. Dhe komenti im kishte për qëllim ta vinte në dukje këtë gjë, si diçka pozitive.

Unë vetë kam vetëm 1 muaj e gjysëm në blogosferë. Qëllimi im nuk është të mbaj kontakte me miq të vjetër, por të përjetoj eksperienca të reja. Në fakt, nuk i kam thënë asnjë miku apo familiari që po mbaj një blog, pikërisht për të evituar që ata të më vizitojnë (tekefundit, unë e di se çfarë mendojnë ata). Dhe kjo është dhe arsyeja që përdor një pseudonim, që të mos tërheq rastësisht të njohur të vjetër. Aq më tepër që më intereson të vëzhgoj fenomenin e lidhjes së kontakteve dhe etiketës së komunikimit mes njerëzve të panjohur në Internet.

Anonymous said...

Për mua: nëse vendosja dhe unë të gjitha blogjet që më kanë linkuar, do duheshin me siguri dy faqe, jo një. Ndër të tjera, pa dashur këtu ti bie gjoksit si...labi, blogu im është ndër 5-6 më të njohurit në Greqi. Është përmendur e kam dhënë intervista në të gjitha mediat e shkruara, radio apo tv për faktin se është i vetmi që është shqip-greqisht pothuajse qysh nga fillimi.Gjithashtu, duke qenë se unë jam gazetar, linkun e blogut e kam edhe tek rubrika në gazetë. Fakt ky që më sjell andej plot vizitorë. Nga kjo e mërkurë e çdo të mërkurë kam dhe emisionin tim radiofonik në radion 105,5 Fm, një tjetër mundësi përmendje e blogut.Ndërkohë, po të kaloni tek profili, do të konstatoni se duhet të tjetë padyshim ndër blogjet e para shqiptare(dhe greke) që funksionon. Ka prioritetitn të vizitohet më shumë nga grekët pasi në Greqi sot ka më tepër nga 35.000 blogje. Blogosfera shqiptare është krejt krejt e varfër. Blogerat janë jashtë Shqipërisë me përjashtime të pakta.
p.s.: Gomar, edhe unë të kam inat që nuk më komenton! :P 1 me 1!

eni said...

une perdor netvibes dhe jam shume e kenaqur.vertet qe eshte mese i nevojshem nje sherbim i tille.pastaj ka dhe blogje qe i shoh edhe kur nuk kane gje te re , por nuk jane shume..
flm per adresen e blogut rreth "freakeconomics" ..ka disa kohe qe kam degjuar per kete liber dhe isha mjaft kurioze!

Anonymous said...

akoma nje mesazh per te bere reklame per netvibes.com (flm edhe enit) se jep edhe qe kur ka nje botim te fundit tek blogu respektiv.