Wednesday, May 28, 2008

Prilli i thyer - 1 mes 1001

Qëkur Perëndimi zbuloi magjinë e 1001 Netëve Arabe të Sheherezades, duket sikur vetë numri 1001 trashëgoi magjinë e rrëfimeve e u shndërrua në një numër për t'u admiruar e kopjuar. Dhe në fakt, mjeshtrit e sotëm të marketingut kanë gjetur mënyra për ta kthyer numrin 1001 në magnet për të tërhequr vëmendjen e masave. Po të ecni përgjatë rafteve të një librarie mund të gjeni tituj të tillë si "1001 vende për të vizituar para se të vdisni", "1001 gjëra që duhet të bëni para se të vdisni", apo "1001 mënyra për të qënë romantik" (tek amazon.com mund të gjeni të paktën 15 libra të tillë).

Një nga këta tituj tërheqës është dhe ai i titulluar "1001 libra për t'u lexuar para se të vdisni". Megjithëse nuk më ka rënë rasti të lexoj librin, është e mundur të lexosh në Internet listën e 1001 titujve që ai përmban. Lajmi pozitiv për ne shqiptarët është se mes këtyre 1001 librave ndodhen plot dy libra të Kadaresë: "Prilli i thyer" dhe "Lulet e ftohta të marsit". Kjo përfshirje është dhe më shumë domethënëse kur shikon se disa Nobelistë nga Ballkani, si Ivo Andric apo Orhan Pamuk, nuk kanë mundur të paraqiten as dhe me një libër në këtë listë (gjë që unë mendoj që është e padrejtë). Në fakt, mund të thuhet që mënyra sesi është përpiluar kjo listë ka krijuar një favorizim të theksuar të letërsisë anglisht-folëse përkundrejt atyre të gjuhëve të tjera. Autori i librit, Peter Boxall, një profesor i letërsisë angleze në Universitetin e Sussex-it, pyeti 105 kritikë, editorë, dhe akademikë anglezë për listën e romaneve të preferuar, dhe bazuar mbi përgjigjet e tyre, krijoi listën e 1001 librave "të detyrueshëm për lexim".

Fillimisht duhet të dini që kur flitet për libra, në fakt flitet për romane, sepse jashtë 1001-shit janë lënë qoftë veprat e Homerit e Eskilit, qoftë ato të Shekspirit e Dantes. Megjithatë mund të gjeni aty "Fabulat e Ezopit" apo vetë "1001 netët" si dy prej vetëm 13 librave që i përkasin epokës para vitit 1700.

Lexuesit shqiptarë do ta kenë vështirë të gjejnë shumë libra të njohur në këtë listë, sepse shkrimtarë të njohur klasikë e të shumë-përkthyer në shqip si Balzaku apo Tolstoy përfaqësohen vetëm me 3 apo 4 vepra, ndërkohë që disa autorë bashkëkohorë britanikë apo amerikanë si Ian McEwan, Don DeLillo, apo Paul Auster dominojnë me nga 7 apo 8 romane.

Duke lexuar listën munda të numëroj që kisha lexuar vetëm 80 tituj nga 1001 (nuk numërova ata tituj që i kam parë si film, po nuk i kam lexuar). Kjo sigurisht që më trishtoi, sepse nuk e di a do të kem kohë që të lexoj qoftë dhe një pjesë të tyre me ritmin e ngadaltë të leximit të viteve të fundit, kur vëmendja duhet shpërndarë mes shumë gjërave, dhe ku librat jo-fiction tentojnë ta çojnë peshoren në anën e tyre. Sidoqoftë, ndjehem vërtet e pasuruar që kam pasur mundësi të lexoj disa prej tyre, dhe disa nga këta tituj (pa ndonjë renditje pëlqimi) po i listoj dhe këtu. A keni kohë të ndani me mua ca nga titujt e librave tuaj të preferuar nga lista e 1001 librave që duhen lexuar para se të vdesim?


Never Let Me Go - Kazuo Ishiguro (Mos më lër të largohem)

Disgrace - J.M. Coetzee (Turpi)

The God of Small Things - Arundhati Roy (Zoti i gjërave të vogla)

Love in the Time of Cholera - Gabriel García Márquez (Dashuria në kohërat e kolerës)

One Hundred Years of Solitude - Gabriel García Márquez (100 vjet vetmi)

The Unbearable Lightness of Being - Milan Kundera (Lehtësia e padurueshme e të qënit)

The Master and Margarita - Mikhail Bulgakov (Mjeshtri dhe Margarita)

Embers - Sandor Marai (Prushi)

Mrs. Dalloway - Virginia Woolf (Zonja Dalouei)

Sense and Sensibility - Jane Austen (Arsye dhe ndjeshmëri)

Nineteen Eighty-Four - George Orwell (1984)

Anna Karenina - Leo Tolstoy (Ana Karenina)

War and Peace - Leo Tolstoy (Luftë dhe paqe)

Jane Eyre - Charlotte Brontë (Xhein Ejr)

The Sorrows of Young Werther - Johann Wolfgang von Goethe ("Djaloshi Verter")

P.S. Kjo postë u frymëzua dhe bazua mbi një artikull të New York Times, që mund ta lexoni këtu.

18 comments:

Selfmaderadio said...

cudi qe paskan zgjedhur keto dy libra nga Kadareja, sepse nuk bejne pjese tek me te miret e tij. Bile, prilli ne boten gjermane ka pasur nje kritike teper te vaket, e kane kritikuar si nje konstrukt dhe i vetmi lavderim perfshihet ne nje shenim paksa midis cinizmit dhe zemergjeresise: ka vlera etnologjike.

Cuditem qe kronika e qytetit nuk eshte perfshire aty, per mua vepra me e bukur e Kadares.

eni said...

flm per kete shkrim intersant e paditur.
e vertete ajo sa thua mbi mitin e "1001 net".ketu ne turqi ka nje telefilm me te njejtin titull dhe sapo fiilloi ky telefilm pati nje shitje "si buke e djathe" te perrallave arabe;)por nejse kjo eshte nje histori tjeter.
me thene te drejten edhe une nuk kam lexuar shume libra nga kjo liste por ne pergjithsi nuk para i shoh me sy shume pozitiv lista te tilla , me duken shume komerciale.anyway ,sigurisht qe mes tyre ka shume libra qe do te doja shume ti lexoja.kur te jem pak me e lire do i hedh nje sy listes te shoh cilin prej tyre se ke lexuar ti (qe e kam lexuar une dhe do te shkruaj ok?)..
me qe ra fjala pas ketij libri qe pati shume sukses edhe ne Turqi doli dhe "1001 filmat qe duhet te shihni para se te vdisni" dhe shume libra te tjere te kesaj natyre..

Toni Milaqi said...

pershendetje te gjitheve ! mire se te gjeta ketu, e paditur!

ne fakt lista eshte e cunguar dhe teper subjektive. mungojne shume vepra me vlere nga historia e letersise. sa per kadarene , jam dakort qe s'jane veprat me te fuqishme te tij.

e keqja ne kete liste eshte se te krijon ndjesine se po flet per gara atletike, apo per sport dhe jo per art.

ne art nuk ka te pare dhe te dyte. cdo krijues krijon universin e vet artistik , ne te cilin eshte zot dhe qe nuk mund te krahasohet me asnje dhe me askend.

nuk mund te krahasosh heminguej me kafken, apo kamy. jane bote teresisht te ndryshme nga njera-tjetra dhe krahasimi , apo renditja ne rradhe (per te cilesuar me te mirin), eshte vetem nje perqasje amatore dhe asgje me teper.

nuk krahasohet mishi me peshkun. jane dy gjera krejt te ndryshme. dhe cdo vleresim per ate se kush eshte me i mire apo me i keq, hyn thjesht ne sferen e paragjykimeve subjektive dhe asgje me teper.

kjo loje eshte me teper nje nevoje e tregut per te reklamuar dhe per qellime komerciale, dhe si e tille duhet pare...

e paditur said...

Toni,

mireseardhe dhe faleminderit per komentin. Ti ke te drejte kur thua qe s'mund te bejme nje liste me vende te para dhe dyta, dhe ne fakt, me cfare kuptova une, dhe lista e librit nuk ka nje qellim te tille. Askush nuk ka tentuar te thote qe ky eshte libri me i mire, gje qe e gjen ngandonjehere ne anketime popullore (psh, me vote popullore, "Lord of The Rings" ka dale si libri i shekullit para disa vitesh !!!). Nese ka nje renditje, ajo eshte kohore.

Vertet nuk mund ta leme menjane komercializmin si shtyse per te krijuar lista te tilla, por nga ana tjeter, shume prej nesh kane nevoje per nje keshille se cfare librash duhen lexuar me perpara se disa te tjere. Ka me miliona libra ne bote, askush nuk ka kohe ti lexoje te gjithe dhe pastaj te pendohet se shume prej tyre ishin humbje kohe.

Meqe pershtypja ime eshte qe ti per te ushqyer artin tend kalon nje pjese te madhe dhe duke lexuar, do te isha mirenjohese nese do te ndaje ketu me ne nje liste te titujve te tu te preferuar.

@self, @eni kjo lutje vlen dhe per ju, sigurisht kur te keni kohe dhe mundesi.

drejt tropojes said...

flm per postimin interesant dhe vertet informativ! mua me vjen mire qe Kadare eshte perfshire ne liste edhe pse ndaj te njejtin mendim se ai ka romane me te realizuara se dy titujt e perzgjedhur. megjithate kjo eshte ceshtje e diskutueshme ne varesi te kritereve dhe qellimit te perzgjedhjes se 1001 titujve.

Toni Milaqi said...

ne fakt kur them se krijohet nje ndjesi se po flasim per nje klasifikim sportiv, per nje relacion te paresh dhe te dytesh, nenkuptoj konceptin dhe ekzistencen e kesaj liste.

me c'kritere keto vepra ne fjale, jane me te mira se te tjera qe nuk gjenden ketu?!
me c'kritere "prilli i thyer " i kadarese vleresohet si me i denje(perderisa eshte ne liste), se "gjenerali", "perpindeshi", apo "pallati i endrrave" ?!

pse per shembull "amerika" e kafkes ( nje veper e tij e pambaruar, dhe per mendimin tim aspak ne nivelin e "metamorfozes", apo "procesit"), eshte perfshire ne kete liste?!

si mund te kete nje antologji te letersise pa homerin, eskilin, aristofanin, danten, shekspirin?!
dhe ketu s'ka te beje forma (nese eshte roman, novele, tregim, poezi, apo drame). ketu flasim per veprat me perfaqesuese te letersise boterore.

dhe vepra te rendesishme artistike jane ato qe kane udhehequr dhe ushqyer breza te tere njerezor, dhe kane sherbyer si pishtare per njerezimin ne shekuj.

tituj librash mund te permendesh shume, por shume te tjere mund te te shpetojne (askush s'mund te lexoj gjithcka). ne kete rast na vjen ne ndihme kanti i cili thote:

"nuk duhet mesuar filozofia, por duhet mesuar te filozofosh"

dhe mendoj se ky eshte edhe roli i letersise, i artit, dhe i filozofise. te krijuarit e njerezve qe perpiqen te shohin mbrapa germave, apo faqeve te librave.

mendoj se seleksionimi i vlerave te verteta behet nga vete individi, duke lexuar dhe njohur sa me shume.

vetem nepermjet njohjes vjen dituria dhe evidentimi i vlerave. jo nepermjet listave komerciale qe kunderrmojne mankthin e shtepive botuese per pushtet dhe fitim .


sic e thashe edhe me lart, lista e mesiperme eshte teper subjektive, dhe me teper mangesi...

Julius said...

Une Prillin nuk e kam lexuar. Nga Kadareja do vecoja "Vitin e mbrapshte".

Kronike ne gur eshte me shume roman per brenda shtepise. (pershtypja ime)

D.Klosi said...

Lexo poezite e Esenini,nese je romantik,
Lexo poezite e Oscar Wilde,nese je modern,
Lexo Cehovin, nese je i trishtuar,
Lexo librat e Robert Ludlum,nese te pelqen aksioni,
Lexo W. Shekspir per filozofine e jetes dhe dashurine...
Dhe si shqiptar ,mos le pa lexuar kolloset shqiptare...

e paditur said...

Toni, të falenderoj që u riktheve dhe e thellove komentin tënd. Të jap shumë të drejtë kur thua që lista është subjektive, pa kritere, e me fokus komercial. Sidoqoftë, më lejo të sqaroj diçka. Me sa e kuptoj unë, qëllimi nuk ka qënë krijimi i një antologjie të letërsisë, por një libër që iu shton njerëzve dëshirën për të lexuar, që i njeh me vepra e autorë të rinj, pa iu lënë përshtypjen se janë në orën e letërsisë, ku u duhet të përballen me një program rigoroz që e ndan letërsinë në rryma, epoka, stile, dhe ua bën njerëzve leximin më të frikshëm, si një lloj barre në kurriz. Le të themi që ky libër është një lloj alternative, për ata që duan të lexojnë, por që ndjehen dhe të "kërcënuar" nga fama e autorëve/veprave klasike, dhe kanë nevojë për më shumë opsione, disa ndoshta më pak të njohur e komentuar.

Jetojmë në një botë ku njerëzit lexojnë përherë e më pak letërsi cilësore, kur bestseller listat janë të mbushura me tituj që duken sikur prodhohen në mënyrë shabllone apo seri. Ndaj, çdo përpjekje për të tërhequr disa nga ata lexues drejt diçkaje më me vlerë, pavarësisht se joperfekte, besoj që duhet përshëndetur.

@Julius, mos u ndal vetëm tek Kadareja. Ti je dhe vetë poet, të lutem nda me ne ca libra të tjerë të preferuar.

@Drita, të falenderoj për listën tënde, sidomos për sugjerimin e poetëve. Unë i takoj brezit që nuk pati shumë kontakt me letërsinë ruse, dhe e pohoj që s'kam lexuar asgjë as nga Esenini, as Pushkini, as Lermontovi. Ndoshta ka ardhur koha që ta ndryshoj këtë gjë. Nga ana ime, pëlqej Robert Frost.

e paditur said...

@tropoja,

sigurisht, lutja për të ndarë me ne disa nga librat e tu të preferuar, poezi apo prozë, është dhe për ty në fuqi.

Anonymous said...

Interesante lista. Ndërkohë, e përgatitur nga njerëz sikurse është, ka dhe mangësitë objektive. Ngaqë flasim për Kadarenë, nuk mund të mos përmendësh "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur" që padyshim është dhe kryevepra e krenarisë sonë letrare kombëtare. Gjithsesi, mbeten jashtë listës, nga një shikim i shpejtë që bëra, plot tituj që përbëjnë për mendimin tim personal, ajkën e letërsisë botërore.
Por, le të të përgëzoj për përkujdesjen tënde.
p.s.: "Lulet e ftohta të Marsit" kam idenë se titullohet libri i dytë i Kadaresë që është në listë.
p.s.:2) Julius, lexo ...dje "Prillin e thyer!

Selfmaderadio said...

Life of Pi - Martel
Good of small things - Roi Aruhndati
Lolita - Nabokov
Il nome di Rosa - Eco
Se un giorno d'inverno un viagiatore - Calvino
Narcis and Goldmund - Hesse
Dramat e Dürrenmatt
Krim dhe denim - Dostojevski
Tregime - Gogol
Lufta dhe paqja -Tolstoi
Shekspir sipas Fan Nolit
Tregime - Cehov
Dashuri ne Kohe te Koleres - markez
Tregime - Markez
Tregime - Mark Twain
Tregime - Poe
Qyteti ne gur - Kadare
Shkelqimi dhe mjerimi i kurtizaneve - Balzak
Njeriu qe qesh – Hugo
Der geliebte der Mutter – Urs Widmer

eni said...

sapo gjeta pak kohe dhe me syte qe me benin xixa (se tere ajo liste,plus qe une vuaj nga koncentrimi per nje kohe te gjate;) nejse me ne fund zgjodha librat qe kam lexuar.mbase dhe mund t'me kete shpetuar ndonje keshtu pa dashje:)

1.The devil and miss Prym (P.Coelho9- mua me ka pelqyer mjaft ky liber , pas Alkimistit mund te them se eshte nje nga librat me te goditur te Paolos.e shtjellon bukur natyren njerezore.

2.The unberable lightness of being-Kundera

3.The lover -Duras

4.The Piano teacher- Elfriede Jelinek .me pelqen mjaft stili i kesaj shkrimtareje.ne fakt i kam lexuar dhe nje liber tjeter qe s'po ja kujtoj emrin tani.fliste dhe aty per nje personazh te stresuar dhe problematik te rritur ne province.ne pergjithsi i paraqet ne menyre te goditur te tille personazhe.me pelqen stili "i ftohte" i saj.

5.the house of the spirits -I.Allende (dhe shumicen e librave te saj e kam lexuar .Me pelqen)

6.Lolita-Nabokov

7.Siddarta- H.Hesse
Nje liber qe ja vlen te lexohet.Hesse e ka pulsin e ngadalte , por dridhes ama!

8.The picture of Dorian Gray-Wilde
e fuqishme!

9.Around the world in 80 days-Verne

10.Crime and punishment- Dostoyevsky
me pelqen fort stili i tij.ka nje lloj zymtesie dhe trishtimi kaq te veçante!

11.Les Miserables - I madhi HUGO (i kam lexuar thuajse tere veprat e tij).admiroj menyren e pershkrimit dhe shtjellimit te ngjarjeve qe ben.sidomos njohja dhe ilustrimi i ngjarjeve me fakte historike/sociale etj, mendoj se eshte nje pike e fuqishme e tij

12.The hunchbck of Notredame-Hugo

13.The ende of the affair-Graham Green

14.The old man and the sea-Hemingway

15.All quiet about teh western front -Remarque(si shume shqiptare dhe une kam lexuar shumicen e veprave te tij.Ka nje melankoli te pandreqshme , Remarku por serish na terheq.Mbase ka nje lloj ngjashmerie me fatin e kombit tone se di).

16.Lady Chatterley's Lover- me pelqen stili i D.H.LAWRENCE

17.Amok-Zweig ..mbreselense..po nuk mund te them te njejten gje per tere librat e tij. ndonjehere behet shume roze.

18-David Copperfield-Dickens

19-Jane Eyre- Bronte (me pelqen shume)

20-Dead Souls -Gogol Veper shume e fuqishme !!!!!

21-The chaterhouse of Parma-Stendhal

22-Emma -Jane Austen

23-Gulliers Travels-Jonathan Swift

24-Robinson Crusoe -Daniel Defoe

25-Justine - Marquis de Sade (ende nuk e kam lexuar por e kam blere dhe do i futem se shpejti:)

nga ana tjeter edhe une bashkohem me miqte se kjo liste ka shume shume mangesi.
plus libra qe nuk do ti lexoja kurre sepse nuk jane stili im jane : The lord of the rings( te tera serite)

mire qe nuk paskan fut dhe Harry Poterin se atehere do behej tamam:)

flm per kete teme interesante " e paditur" ..pershendetje!

edrus said...

Sot mund të ketë vetëm një funksion ai libër: Komerçializëm.
Duam apo nuk duam, gjithçka që kemi lexuar e kemi lexuar sepse kemi qënë/jemi të bombarduar nga fjalët e të tjerëve (reçensione, antologji,rekomandime, detyra shtëpie, gojëmëgojë etj etj).
Kjo nuk ka pse të më bëjë as që të ndihem më mirë se disa prej titujve në atë listë i kam lexuar që para 20 vjetësh (dmth antologjitë dhe kritikët e asaj kohe e paskan pas njohur "zanatin" e tyre ;) ) dhe as që më bën të ndihem më keq se pse "Aventurat e Çufos" nuk ka gjetur vënd në atë listë :).

P.s: Përsa i përket numrit të titullit, unë kam parë një libër që nuk shkonte deri tek 1001, por tregonte vetëm 101... :P

Julius said...

Ok e paditur, nga "halli" po them ca tituj dhe unë, por janë krejtësisht subjektive dhe të shkruara me kujtesën më të parë.

Shvejk nga Hashek.
100 vjet vetmi - Markes.
Të mjerët - Hygo.
Kapedan Mihali - Kazanxaqi.
Novela - Cvajg.
Martin Iden-Hemiguej
etj etj...
I fundit që më ka bërë përshtypje, por nuk e vendos kurrsesi te rangu i parë është Blushi me ishullin.

Julius said...

A dhe diçka...nuk do guxoja ta quaja veten poet. lol :)

e paditur said...

Përgjigje të gjithëve.

@N.Ago, faleminderit për titullin korrekt "Lulet e ftohta të marsit". Unë nuk e njihja këtë vepër dhe përktheva titullin nga anglishtja. Interesant që çdonjeri prej jush ka një vepër të preferuar të ndryshme të Kadaresë. Unë pas shumë vitesh "ndarje", lexova verën e shkuar një ese të vogël "Hamleti", që m'u duk shumë interesante, dhe m'u ringjall dëshira për të shijuar sërish. Kam nevojë t'i rikthehem dhe njeherë veprave të shkuara.

@Self,
shumë faleminderit për listën tënde. Life of Pi është vërtet e bukur. Ndërkohë shoh që s'kam lexuar asgjë nga Calvino, nuk e njoh fare Urs Widmer, dhe kam lexuar vetëm një novelë nga Duerrenmatt (Der Richter und sein Henker). E bukur fare me Hessen. Pashë listën tënde dhe vajta tek rafti i librave. Aty kam tre libra të Hesses që i kisha blerë që në Gusht 2002: Siddharta, Steppenwolf, dhe Narcis und Goldmund. Dy të parët i kam lexuar që atë vit, ky i fundit është shtyrë gjithnjë. Do ulem ta lexoj këto ditë. Ty të pëlqekan shumë tregimet me çfarë shikoj.

@Eni, e dashur. Më gëzon që ke shkruar me kaq detaje. Dhe nga lista e jote paskam plot për të mësuar. Skam lexuar asgjë nga Coelho, nuk e njoh Duras, Jelinek është në raft e pahapur nga frika që do më bëjë dhe më "depressed" se çmund të jem. Në të tjerat paskemi goxha shije të përbashka. Dhe unë pëlqej Remarque (për çudi gjermanët vetë mezi e njohin) - rrofshin përkthimet e të madhit Schwarz, Hesse, Allende, Nabokov, Swift, Hugo, Zweig, Green, Shpirtrat e Vdekur është madhështore, lexoj çdo vit Jane Eyre dhe 6 romanet e Jane Austen (këto janë ushqim kundër depresionit - marr forcë nga ato heroina të forta që përballen plot guxim e zgjuarsi me botën).

Por më lejo të hedh ca fjalë të mira qoftë per "Lord of the rings", qoftë për "Harry Potter". Vërtet janë bestseller komercialë, por janë nga ata të rrallët, që dinë të krijojnë një botë tërësisht unike, ku vërtet ndeshesh me krijesa të çuditshme, por gjen të njëjtat emocione e përpjekje njerëzore që janë pjesë e luftën se përhershme mes të mirës dhe së keqes. Dhe librat, të siguroj, janë shumë më interesantë se filmat.

@Edrus,
po qe puna për të shitur ca më shumë libra që ja vlen vërtet t'i lexosh, jua bëj hallall komercializmin. Ngandonjëherë, me vetëm 10 Euro për një libër mund të përjetosh emocione, të mendosh mendime e të mësosh gjëra që s'kanë të paguar.
Nga ana tjetër, edhe ti me "Aventurat e Çufos"? Edhe tim shoq po ta pyesësh, ata të përmend të parët. Rroftë pra Çufo - Peter Pani i shqiptarëve.

@Julius, faleminderit për listën tënde. Dhe mua më ka pëlqyer Martin Eden. Ndoshta jo më kot të ka tërhequr dhe ty, vërtet nuk e quan veten poet, por ama përpiqesh të bëhesh, dhe kjo ka më shumë rëndësi.
Sa për Blushin, nuk besoj që do kem kohë dhe dëshirë ta lexoj. Po si i thonë: Never say never.

Anonymous said...

mendova se ishte nje liber tjeter veç eshte i njejti qe me ka bere pershtypje edhe mua para ca kohesh http://tenaneparis.canalblog.com/archives/2007/04/12/4608705.html

une shpenzova me pak kohe se ju dhe pashe vetem ne pergj autoret. Personalisht lexoj ca forume ne frengjisht mbi librat dhe kam nje liste pa fund per te lexuar.