Tuesday, July 15, 2008

Mosha e Internetit? Jo për Universitetet e Shqipërisë!

Tek diskutonim për mungesën e prezencës në Internet të faqeve të disa departamenteve të Universitetit të Tiranës në blogun Selfmaderadio, vendosa të bëj ca më shumë kërkime për këtë dukuri. Rezultatet e mëposhtëm janë grumbulluar më datë 15 Korrik 2008 dhe i përkasin motorit të kërkimit Google.

Nëse kërkon për "Universiteti Politeknik i Tiranes", si rezultat i parë del një faqe me titullin:

fieindex.html me adresë: www.upt.al/

Kjo adresë nuk funksionon. Asnjë nga 10 adresat e listuara në faqen e parë nga Google nuk janë adresa të UPT ose të ndonjërit prej fakulteteve të tij. Edhe faqet e mëtejshme nuk listojnë adresa që t'i përkasin këtij universiteti. Pra prezenca në Internet e UPT në këtë moment është zero.

Nëse kërkon për "Universiteti i Tiranës", merret i njëjti rezultat si për UPT, pra faqja që nuk funksion:

fieindex.html me adresë: www.upt.al/

Sidoqoftë në vend të pestë gjendet faculty of natural sciences, adresë që të drejton tek një faqe në gjuhë angleze për Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Faqja ka dhe një buton për gjuhën shqipe. Një vështrim i programeve të degëve zbulon që ato i përkasin ende sistemit të vjetër 4 ose 5-vjeçar dhe jo atij 3+2 që është instaluar vitet e fundit. Kjo tregon që faqet kanë vite që nuk freskohen. Në vend të nëntë gjejmë "Universiteti Bujqësor i Tiranës", dhe një faqe që nuk është rifreskuar që nga viti 2004. Në vend të dhjetë gjejmë "Botanical Garden Universiteti I Tiranes", por faqja nuk i përket UT, por një shoqate me titullin "Botanic Gardens Conservation International". Më kot klikon faqet e rezultateve nga 10-20, 20-30, etj. As faqja kryesore e UT dhe as faqe të fakulteteve të tjera të tij nuk janë gjetur dot nga Google.

Nëse kërkon për "Ministria e Arsimit", ashtu siç dhe e pret, faqja e Ministria e Arsimit dhe Shkences të shfaqet në vend të parë. Po të klikosh në menunë majtas tek "Arsimi i Lartë" dhe më pas Universitetet të shfaqet një listë me emrat e 11 universiteteve publike dhe 15 universiteteve private. Së pari vë re që emrat e rektorëve ende nuk janë rifreskuar, pra Shezai Rrokaj apo Perparim Hoxha rezultojnë ende si rektorë të UT dhe UPT, pavarësisht se kanë muaj që nuk e kanë më atë funksion. Adresat e Internetit për universitetet publike janë si më poshtë:

Universiteti i Tiranës: www.unitir.edu.al (nuk punon)
Universiteti Politeknik: www.upt.al/ (nuk punon)
Universiteti Bujqësor i Tiranës: www.ubt.edu.al (punon, përmbajtja e 2004)
Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodër: (nuk ka adresë)
Universiteti "Aleksandër Xhuvani" Elbasan: www.uniel.edu.al (faqja është bosh)
Universiteti "Fan S. Noli" Korçë: www.unkorce.edu.al (punon, vetëm disa faqe kanë informacion, nuk dihet kur është rifreskuar së fundmi.)
Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë (nuk ka adresë)
Universiteti "Eqrem Çabej" Gjirokastër: www.uogj.edu.al (punon, është rifreskuar për herë të fundit në Janar 2007. Jo të gjitha faqet kanë informacion.)
Akademia e Arteve: www.akademiaearteve.edu.al (punon, informacioni dhe prezantimi lënë për të dëshiruar, por të paktën tek Njoftime ndodhen kriteret e konkurseve për 2008 dhe datat e tyre.)
Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" (nuk ka adresë)
Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës: www.uamd.edu.al (nuk punon)

Përfundimi: 7 nga 11 universitetet publike ose nuk kanë një adresë interneti (sipas MASH) ose adresat të çojnë në asgjë. Sidoqoftë, nëse kërkon për "Universiteti Ismail Qemali" do të marrësh nga Google në vendin e pestë "University of Vlora" me adresë www.univlora.edu.al. Faqja punon, është profesionale, dhe po të klikosh tek Njoftime mund të vësh re që është rifreskuar në Korrik të 2008. Një kërkim i ngjashëm për "Universiteti Luigj Gurakuqi" nxjerr që ka pasur një adresë për këtë unversitet, www.unishk.edu.al, por kjo nuk funksionon.

Ndërkohë situata për universitet private paraqitet më e mirë. 7 universitete kanë prezencë në Web, faqet janë tërheqëse, dhe ka informacion të freskuar. Nga ana tjetër plot 8 universitete private nuk kanë prezencë në Web.


Konkluzione:
1. Faqja e internetit të MASH ka informacione të vjetëruara dhe të pasakta për universitetet. Edhe një lidhje e dukshme në faqen kryesore me titullin Pranime ne universitete të dërgon tek një faqe ku ka vetëm një lajm në lidhje me Pranimet 2008 (Përcaktimi i koeficientëve të shkollave të mesme). Asnjë informacion tjetër nuk gjendet këtu për degët, fakultetet, universitetet, programet mësimore, e të tjera që duhet të ndihmonin maturantët shqiptarë në zgjedhjen e degës për të studiuar.

2. Dy universitetet më të vjetra dhe të afirmuara të Shqipërisë, UT dhe UPT, nuk kanë prezencë zyrtare në Web. Kjo është sidomos e turpshme kur mendon që këto dy universitete prej shumë vitesh diplomojnë dhjetëra studentë në informatikë dhe inxhinieri kompjuterash. Edhe sikur të mos e paguanin dot faturën përkohësisht universitetet, a nuk gjendeshin dot ish-studentë, pronarë shërbimesh interneti privat (dhe të tillë ka plot), që të pranonin të mos hiqnin prizën për faqet e Internetit dhe ta merrnin pagesën kur të miratohej buxheti?

3. I vetmi universitet publik në Shqipëri që e ka marrë seriozisht rëndësinë e prezantimit në Web është Universiteti i Vlorës. Ndoshta emërimi i rektorit të ri, Tanush Shaska, i ardhur drejtpërdrejt nga SHBA në këtë post, ka qënë vendimtar në këtë drejtim. Megjithëse dhe faqet e këtij universiteti nuk janë të përkryera (shumë programe mësimore janë tërësisht në anglisht, dhe pa referenca për librat që do të përdoren), të paktën informacionet janë freskuar së fundi (gjë që s'mund të thuhet për universitetet e rretheve Korçë dhe Gjirokastër).

Nga ana tjetër asnjë nga faqet e universiteteve publike të Shqipërisë nuk i afrohet për nga cilësia e paraqitjes dhe e informacionit faqeve zyrtare të dy universiteteve shqiptare jashtë kufijve, Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tetovës. Dhe kjo të bën të mendosh që më shumë se çështje politike apo financiare, mungesa e prezencës në Internet nga universitetet shqiptare tregon mbi të gjitha mungesë vullneti dhe përgjegjësie.

17 comments:

ELAIS said...

Bashkohem me perfundimet e tua.
Nje kerkim i ngjashem i bere vitin e shkuar, ne prag pranimesh universitare, me zhgenjeu jashte mase.

Zhgenjimi u riperserit sivjet (para dy javesh) kur kerkova (me shpresen se informacioni eshte afishuar) materialet e studimit apo qofte edhe lendet e te kater viteve te nje dege ne universitetin e Tiranes. Skandaloze qe faqja e ministrise se arsimit referon nje faqe te UT qe as nuk ekziston.

Ideja ime ishte te mundohesha t'i kompletoja bazen studimore nje te afermi me materiale plotesuese. Zgjidhja, personi i intersuar kontaktoi dike qe kishte informacion per lendet dhe kete informacion ma percolli mua gojarisht.

E vetmja teknologji qe funksionon
"word of mouth". :(

eni said...

e paditur flm per shkrimet e vlefshme qe sjell ketu.eshte vertet per te ardhur keq nga kjo gjendje..nuk me besohet qe qenka ne kete grade puna..

Selfmaderadio said...

Ne fakultetin e shkencave, departamenti i informatikes eshte ne katin e dyte. Ka nje hall aty, ne njerin nga muret e te cilit eshte vendosur orari i leksioneve. Eshte nje leter e shkruar me dore perpara se ciles mblidhen ne fillim te semestrit gjithe studentet duke u shtyre qe te mund te lexojne.

Orari mundej fare mire te jepej ne homepage. Bile, me mire fare, mund te hartohej nje broshure me programet e me cdo informacion tjeter per studimet, provimet, te drejtat, detyriemt, burokracine, adresat e me radhe. Por, nejse, studentet dhe profat e informatikes i kalojne atij orarit perdite perpara, shtyhen edhe vete aty dhe nuk ju ka vajtur kurre ne mend te nderrmarin nej iniciative, apo ta kthejne ne detyre kursi berjen e nje orari elektronik. Uni eshte keshtu nje insitutcion qe nuk eshte ne gjendje te shfrytezoje kapacitetet e veta per te zgjidhur problemet e tij.

Ravintsara said...

Falemnderit që e solle këtë, se vetë nuk do e kisha marrë mundimin të shkruaja për këtë çështje. Eshtë vërtetë për të qarë. Sot, një institucion që nuk gjendet në Internet, zëre se nuk ekziston.

Përshëndetje

mbreti3gut said...

E paditur, lashe nje koment te peshku per kete artikull tendin, por pasiqe pashe se ti ishe autorja e ketij hulumtimi, ta kam borxh ta perseris edhe te blogu yt.


Vertete te habitesh!!! Keto Universitetet tuaja ne Shqiperi duheshkan te marrin shembull nga www.seeu.edu.mk. Une kam mbaruar studimet aty, dhe nuk mund te paramendohet ai universitet po te mos ishte interneti.

Ne hhttps://angel.seeu.edu.mk/frameIndex.htm regjistronim secilen lende veq e veq, komunikonim me profesoret dhe studentet tjere te kursit, merrnim ligjeratat, dergonim detyrat etj...

Ne http://eservice.seeu.edu.mk/Login.aspx ishte ajo puna administrative, regjistronim orarin e ligjeratave, na jipej orari i provimeve, transkirpti i notave, numri i kredive te fituara etj.
Andaj u habita nga ky fakt per universitet ne Shqiperi, dhe aq me teper qe autorja e shkrimit nuk e ka permendur Universitetin e UEJL qe thuhet se eshte nje nder lideret e arsimit te larte ne Ballkan.

Anonymous said...

duke lexuar çdo llaf tendin dhe deri ne fund te artikullit - ndjej vetem dhembje. Eshte skandaloze. Nuk kam fjale ne fakt. Dhe do mjaftonte nje projekt ne kuadrin e studimeve. Edhe katedra e informatikes ? Nuk kam llaf.

e paditur said...

Përshëndetje të gjithëve që kanë lënë komente.

Dhe unë e shkruajta këtë shkrim pikërisht se më mërzitën shumë faktet që mblodha.

@Buli3go, unë e kisha vetëm me universitetet publike. Nuk gënjej, nuk kam dëgjuar ndonjëherë për universitetin që flet ti. Është publik apo privat ai? Universitetet private dhe një Shqipëri kanë një prezencë profesionale, por ata u shërbejnë vetëm një numri shumë të vogël studentësh me pagesë. Shqetësimi im është për ata dhjetëra-mijëra që studiojnë në universitetet publike.

Pastaj, dhe UT dhe UPT dikur kanë pasur prezencë në Internet, por së fundi nuk e di çfarë ka ndodhur. Ndoshta bëjnë luftë politike në kurriz të studentëve, dhe kjo më trishton.

Ravintsara said...

Universiteti për të cilin flet Buligo është në Maqedoni.

Julius said...

Siç e shkruajta dhe nga peshku E, ironia më e madhe është që këto info u shfaqën në publik nga dikush shumë larg Shqipërisë, për një problem brenda saj. Edhe aty askush nuk e vë ujin në zjarr!!
Pasi kam ndjekur dhe debatet më pas në lidhje me votat e emigrantëve, mendoj se pellgëzimi aty brenda, ka përmasa tejet të mëdha.
Kjo duket gjëja më e trishtueshme se gjithë të tjerat.
Artikull shumë interesant ky yti, si gjithnjë. :)

e paditur said...

@Jul, nuk mund ta them që pse nuk e vënë ujin në zjarr. Puna është që nuk ka qënë gjithnjë kështu. Të paktën UPT ka pasur një faqe interneti që nga 1997 (e di mirë fare këtë gjë). Nuk do shumë mund, mund të caktosh dhe disa studenta që ta mirëmbajnë, për të mos thënë që çdokush nga stafi (qoftë akademik, qoftë administrativ) duhet ta ketë pothuaj kompulsive që çdo informacion ta publikojë në Internet. Por më duket që dikush tek komentet e Peshkut kishte të drejtë kur thoshte që në Shqipëri njerëzit kanë qejf ta mbajnë informacionin për vete, qoftë për arsye përfitimi financiar, qoftë për arsye prestigji. Dhe për aq kohë që kjo do të jetë e vërtetë, mund të kesh kompjutera pa fund, e WiFi, e laptopa, etj. etj., po nuk do të kesh arritur atë çka është zemra e Internetit, komunikimin, shpërndarjen e informacionit dhe dijes.

Mund të na e përmbledhësh një çikë këtë debatin e votimit të emigrantëve? Unë lexova artikullin, po jo komentet. Pellgëzimi është në Shqipëri apo tek Peshku? Ose, ti mund të shkruash një postë në blogun tënd të na thuash më gjatë çfarë mendon për këtë temë.

@Ravintsara, faleminderit për infon.

Selfmaderadio said...

"Por më duket që dikush tek komentet e Peshkut kishte të drejtë kur thoshte që në Shqipëri njerëzit kanë qejf ta mbajnë informacionin për vete, qoftë për arsye përfitimi financiar, qoftë për arsye prestigji."

Plus, qe une besoj, se njerezit nuk kontribuojne ne asgje qe nuk ju sjell perfitim personal.

Julius said...

"""Por më duket që dikush tek komentet e Peshkut kishte të drejtë kur thoshte që në Shqipëri njerëzit kanë qejf ta mbajnë informacionin për vete, qoftë për arsye përfitimi financiar, qoftë për arsye prestigji."""

Të njëjtën gjë po mendoja kur e lexova këtë. Moza e kish thënë më duket. Edhe e kam idenë nga një shembull i kohëve të fundit, nga Tirona.
Kam motrën që thu ti, sapo mbaroi shkollën e mesme dhe do shkojë në të lartën këtë vit. E kishte ngatërruar drejtori i shkollës duke u thënë "mendojuni mirë kur të deklaroni në cilën degë do shkoni, pasi kur vini degën e dytë në rradhë preference, ka mundësi të mos kaloni". Me një fjalë, nuk varet nga mesatarja që keni dega ku do kaloni, por nga rradha e preferencës. Punë e ngatërrume, aq sa më kishte marrë në tel "për ti dhënë mendje" unë këtej. Më tej im atë shkoi deri në ministri për të marrë vesh TAMAM si ishte puna.
Nuk e di nëse e bëra të kuptueshme, apo nëse e keni idenë si zgjidhen degët andej.

Gjithsesi, pellgëzim informacioni në Shqipëri E, jo te peshku.
Pasiguri në kulm për çdo gjë. Duhet të pyesësh dy tre herë njerëzit që të marrësh vesh tamam ça duhet thënë e bërë.
Mendoj se shqiptarët kanë mangësi të theksuara në komunikim.
Do më vësh në punë të hap temë të re e? Përtoj për zotin. :p Vapë këtej. Për emigrantët kishte shkrujt Ago një artikull të bukur sipas mendimit tim. Shife i herë.

e paditur said...

@Jul, une nuk kam degjuar gje si eshte kjo puna e preferencave. Po me kujtohen kohet tona kur te drejtat e studimit shperndaheshin nga komitetet ekzekutive te rretheve dhe cdokush bente nje liste me 3 mundesi zgjedhjeje. Vendimi merrej pastaj nga nje sere faktoresh: sa mik kishe, sa vende kishte per ate dege, sa te mira i kishe notat. Mua pershembull nuk me cuan aty ku kisha kerkuar (ne piken e pare) sepse kishte vetem dy vende dhe ato i kishin marre ca me mik, megjithese une kisha nota me te mira.

Po ndoshta ne keto ditet e sotme vendet percaktohen me ndonje program kompjuterik. Megjithese e kam te veshtire ta besoj.

Persa i perket sugjerimit tim: ti vete ankohesh se te mungojne idete per te shkruar ;-), ca nxitje mire te ben. Bej shaka. Do te shikoj cthote N.Ago. Shendet.

e paditur said...

@Self, cfare i ndodhi teorise tende evolucionare te altruizmit? Apo Homo Sapiens-at ne Shqiperi jane specie te vecanta qe funksionojne jashte teorive? The exception that confirms the law?

drejt tropojes said...

pastaj ka disa institucione qe mburren me websitet e tyre ku informacioni qe mund te shikosh, eshte CV-ja e pasur e titullarit dhe fotografi te tij dhe ku mungojne totalisht informacionet e perditesuara, rubrikat qe perbejne interes per qytetarin dhe struktura qe mund ta ndihmoje ate, pra qytetarin, per nje navigim sa me te lehte te kesaj gjese, website, emrin e te ciles shikoj se ende nuk e kuptojne mire, pershembull, nje pjese e madhe e prinderve te maturanteve qe u thuhet ti japin refresh gjithnje, websitit te Ministrise se Aresimit. Meqe ra llafi, websiti i kesaj ministrie duket goxha interaktiv krahasuar me ndonje Ministri te Mbrojtjes apo te Puneve Sociale per te mos shkuar me tej ne listen e gjate te universiteteve qe pothuajse kane harruar fare se kane website

drejt tropojes said...

e paditur,
andej nga qoshja ime, ke nje palo guide per udhetimin ne Tropoje!
pershnetje!

Anonymous said...

ej a ban mem tregu dikush qka dmth fjala navigim