Thursday, July 24, 2008

Sërish për piraterinë


Gazetarët piratë goditën sërish. Përsëri tek blogu Arti në kohërat e kolerës, përsëri nga e njëjta gazetare, Eralda Kenaj, përsëri nga gazeta Agon. Blogshkruesi Toni Milaqi ka bërë shumë mirë që e ka denoncuar këtë vjedhje në blogun e tij, duke përmendur emrin e Eralda Kenaj disa herë në shkrimin përkatës. Megjithëse artikulli është shkruar vetëm me datë 23 Korrik, sot po të kërkosh për emrin e Eralda Kenaj në Google, artikulli mbi aktin e saj piratesk shfaqet i pari.

Meqë Eralda Kenaj është përsëritëse në veprimin e saj, i cili i ishte bërë i ditur kryeredaktorit të gazetës Agon dhe në rastin e parë, mendoj që duhet të tregojmë solidaritetin tonë me Toni Milaqin dhe të vendosim të gjithë një lidhje me blogun e tij, dhe pikërisht me artikullin e përmendur. Që lidhjet të kenë efektin e dëshiruar, duhet që emrin e Eralda Kenaj ta shoqërojmë me URL-në e artikullit të Tonit, siç kam vepruar unë në këtë postë.

Në këtë mënyrë ndoshta Eralda Kenaj dhe gazeta Agon do të mendohen ca më shumë herën tjetër para se të vjedhin pa leje punën e dikujt tjetër.

Në vazhdim është dhe një kopje e një komenti që Eralda Kenaj kish lënë në blogun e Tonit në qershor pasi Toni kishte denoncuar vjedhjen e saj të parë.

12 comments:

Toni Milaqi said...

e paditur

te falenderoj per solidaritetin tend, si edhe per shkrimin ne fjale!

eshte nje fenomen i cuditshem, gati- gati mbytes ky i piraterise, qe te ben te mendosh nese ia vlen te postosh ne blogun tend analizat apo mendimet e tua, apo duhet t'i mbash te mbyllura diku ne sirtar per t'i shpetuar manise vjedhese te tipave te tille kaq provokues, te pacipe dhe te paafte...

drejt tropojes said...

turp, turp, turp!

belle_fleur said...

Marre marre do thoshin ne veri!

drejt tropojes said...

silodarizim nga:
www.drejttropojes.blogspot.com
www.kusaret.shqipo.com

Agobooks said...

Të gjitha i kuptoj dhe, solidaritetin me Tonin e shpreha edhe në blogun e Tropojës, por reklamën për atë vjedhësen, nuk po kuptoj dot.

e paditur said...

@Toni, solidariteti është i vetëkuptueshëm. Shpresoj që ti të mos dekurajohesh nga këto raste dhe të vazhdosh të shkruash. Unë mendoj që blogosfera shqiptare ka nevojë për zërin tënd.

@Tropoja, i pashë shkrimet që kishe botuar tek blogu jot dhe Kusarët. Nuk e dija që gazeta Agon e paska bërë këtë dhe me artikuj të gazetave. Siç duket vjedhja jo vetëm tolerohet, por ndoshta dhe sugjerohet si mënyrë pune. Kjo është pastaj dhe më e trishtueshme.

@Belle, kisha kohë pa e dëgjuar fjalën "marre". Si mendon ti, a ka ndonjë lidhje mes fjalëve "marre" dhe "marrni"?

@N.Ago, nuk po i bëjmë reklamë gazetares, po përpiqemi t'i dëmtojmë imazhin. Kjo është një mënyrë që unë e kam shpjeguar tek posta ime "Gazetarët piratë dhe Google". Sa herë që ajo apo të tjerë të kërkojnë me emrin e saj në google, artikujt e parë që do të dalin do të jenë këta tanët që denoncojnë aktin e saj. Kështu dhe të tjerët do të mësojnë për mungesën e saj të etikës.

belle_fleur said...

E Paditur, po hamendoj per ate qe me pyete, por s'jam shume e sigurte per kuptimin e fjales "marrni". Kjo i referohet gje cmendurise, nese po atehere besoj qe do kane nje fare lidhje, por s'jam sh e sigurte.

Dua te lexoj mendimin tend.

T'pershendes!

e paditur said...

@Më fal Belle, mendova që si e rritur në Lezhë do ta kishe dëgjuar. Sigurisht që "marrni" është emri që i korrespondon mbiemrit "i marrë", pra ke hamendësuar saktë.

Për fat të keq as unë nuk kam ndonjë njohuri të mirë të gegnishtes, aq më shumë të prejardhjes së fjalëve. Po m'u duk interesante që mund të kisht një lidhje mes tyre.

"Marre" është një turp i madh, dhe në një farë mënyre një "marrni" përveçse është çmenduri, është njëkohësisht edhe e turpshme si diçka jonormale. Dhe ndoshta origjina mund të jetë diçka si:

marre - i marrë - marrni

Anonymous said...

kur nuk do ta vdjedhin pse si ven kod sic e a gazeta tirana observerr apo do qe te behesh i famshem te citojne emrin te behesh vip ne shqiperi se atje ne greqi rrezik me tulla merresh

e paditur said...

@Anonymous, e ç'të keqe ka të merresh me tulla në Greqi? Është punë e ndershme ajo, e fiton bukën me djersën tënde të ballit, dhe jo si ca nga këta gazetarët që vjedhin punën e të tjerëve.

Të këshilloj miqësisht që para se të japësh opinone, të shikosh pak pikturat e Tonit në faqen e tij, dhe të siguroj që do të mendosh ndryshe.

belle_fleur said...

E paditur, e vertete qe jam rritur ne Lezhe, por prindrit jane nga Laberia dhe ne shtepine time flitej dialekti i jugut. E merr dot me mend "turlin" jug-veri qe perdor une ne te folur, mish-mash i vertete :)

Tani, fjala "marrni" une se kam hasur shpesh kur kam ndenjur atje, por edhe miqte e mi qe i kam nga veriu se kane perdorur edhe aq shume. Por, sic ke shpjeguar edhe vete, do te kete ate kuptim sepse vete fjala "marrni" duket sikur e ka rrenjen tek fjala "marre" qe do te thote, "turp".

Nejse, ndoshta duhet ti them magjarit aka kapitenit te kaloje nga kasollja jote dhe te jape ndonje shpjegim sepse ai e zoteron shume here me mire se une gegnishten dhe mund te na thoje dicka me shume.

Toni Milaqi said...

miku im anonim

nuk eshte burreri te fshihesh brenda fustanit te mamase tende dhe te leshosh komente bastarde ne internet.

blog-u "ARTI NE KOHERAT E KOLERES" eshte i lire per kedo qe ka kersheri dhe deshire te njohe, te debatoj, te shprehet mbi artet vizuale. s'ka arsye pse te kete kod.

eshte e vertete qe ketu ku jam (ne greqi) me tulla merrem; me analizen e tullave si ajo e jotja pershembull, me perpjekjen per te kuptuar si tullat marrin fryme, qarkullojne pa te keq rrugeve, shkruajne ne internet, gjallojne kudo ne jeten tone dhe po na marrin frymen permes kompaktit te injorances solide -karakteristike esenciale e qenesise tull-ore.