Saturday, July 26, 2008

Fjala më e bukur

Prej më shumë se një shekull e gjysëm, gjermanët e shikojnë veten si "das Volk der Dichter und Denker" (populli i poetëve dhe mendimtarëve), ndoshta me të drejtë, kur mendon që i kanë sjellë botës poetë si Gëte dhe Shiler apo filozofë si Kant dhe Hegel. Ndaj dhe në ruajtje të kësaj trashëgimie, kujdesi për gjuhën vazhdon të kultivohet me pasion dhe sot e kësaj dite. Kështu, në vitin 2004, Këshilli Gjerman për Gjuhën (Deutsche Sprachrat) si dhe Instituti Gëte shpallën një konkurs për zgjedhjen e fjalës më të bukur gjermane. Rreth 23.000 individë nga mbi 100 vende të
botës dërguan me postë sugjerimin e tyre për fjalën më të bukur, duke dhënë dhe nga një shpjegim për zgjedhjen. Sugjerimet që ishin përmendur më shpesh ishin:

1. Liebe (dashuri)
2. Gemütlichkeit (rehat)
3. Sehnsucht (mall)
4. Heimat (atdhe)
5. Kindergarten (kopsht fëmijësh)
6. Freiheit (liri)
7. gemütlich (i rehatshëm)
8. Frieden (paqe)
9. Sonnenschein (rreze dielli)
10. Schmetterling (flutur)

Sidoqoftë, komisioni i përzgjedhjes së fjalës fituese përdori kriteret e tij (tingëllimi, përmbajtja, dhe shpjegimi) për të shpallur fituesit. Një nga anëtarët e jurisë, me mburrje të vetëkuptueshme, u shpreh se "gjermanët janë kampionë bote në krijimin e fjalëve ku theksohen ndjenjat", duke përmendur fjalë si Weltschmerz (lëngim global), Heimweh (mall për atdheun, mëmëdhëmbje), Fernweh (mall për të udhëtuar).

Në vazhdim janë fjalët e zgjedhura fituese nga juria e përbërë nga gjuhëtarë dhe personalitete të artit dhe kulturës:

1. Habseligkeiten (sende që dikush i ka të vyera)
2. Geborgenheit (të ndihesh i mbrojtur dhe i sigurt)
3. lieben (dashuroj)
4. Augenblick (çast)
5. Rhabarbermarmalade (marmalatë nga një lloj fruti)

Një nga përshkrimet më të bukura sipas jurisë ishte ai për fjalën "lieben", sepse sugjeruesja kish shkruar: "lieben (dashuroj) sepse është vetëm një i larg nga leben (jetoj)".

Është e vërtetë që nuk ka shumë kuptim të përpiqesh të gjesh fjalën më të bukur të një gjuhe, sepse bukuria shpesh lidhet me rëndësinë që ka kuptimi i fjalës për një individ. Por është vërtet një eksperiment interesant për të studiuar lidhjen emocionale të njerëzve me gjuhën.

Unë vetë këto ditë kam pasur shpesh në mend fjalën gojëmjaltë, ndoshta si një lloj mbrojtjeje ndaj lajmeve që dëgjojmë nga Shqipëria për mënyrën sesi shprehen politikanët tanë. Kjo fjalë më bën të mendoj që populli ynë, megjithëse i njeh dhe i përdor të gjitha fjalët, ka ditur gjithnjë të vlerësojë ata që mendojnë para se t'i nxjerrin fjalët nga goja. Dhe këtë vlerësim ka ditur ta shfaqë në shumllojshmërinë e mbiemrave që ka krijuar për të kategorizuar të folurën. Të gjithë mbiemrat në vazhdim (mbi 50) janë marrë nga fjalori i gjuhës shqipe:

gojaç, gojartë, gojasllan, gojash, gojashpër, gojëbilbil, gojëbrisk, gojëbuall, gojëçorap, gojëfarmak, gojëfëlliqur, gojëgjarpër, gojëkeq, gojëkamare, gojëhelm, gojëkyçur, gojëkuti, gojëlidhur, gojëlëshuar, gojëlashtë, gojëlopatë, gojëlig, gojëlidhur, gojëmadh, gojëlubi, gojëluan, gojëlopë, gojëmbël, gojëmbajtur, gojëmarraq, gojëmbërthyer, gojëmjaltë, gojëmirë, gojëmbyllur, gojënepërkë, gojëndyrë, gojëmprehtë, gojëpiperkë, gojëpalarë, gojëqepur, gojëprishur, gojërrudhur, gojërëndë, gojëqershi, gojëshpatë, gojësheqer, gojëspec, gojështhurur, gojështrembër, gojëshpuar, gojëthatë, gojëtharë, gojëters, gojëvrarë, gojëvogël, gojëzënë.

Nëse ju do të zgjidhnit një fjalë që ju duket ju më e bukura e gjuhës shqipe, kush do të ishte?

P.S. Artikuj mbi konkursin e gjuhës gjermane mund të gjenden këtu.

24 comments:

ET said...

post i këndshëm e paditur.
interesant dhe 50 mbiemrat e gojës shum prej te cilave si kisha degjuar kurrë.
gojëlopë? :)
gojëkamare ?
kamare e dija për sinonim të gojës.
"mbylle kamaren" p.sh.
-Nënë.
Të dielë të bukur !

Julius said...

Unë do të thosha se fjala më e bukur shqip është FALEMINDERIT.

E, më vune në menime të këqia kët të djelë. Mgjse its ok, se zoti e ka pushim sot, nuk do merret me muve.
Shif nga Xha xhai "fjalë të rralluara", për ti shtuar atyre mbiemrave edhe nji tjetër. :D

e paditur said...

@ET, shiko çfarë ka fjalori për kamare:

KAMARE f. sh.
1. Vend i hapur në murin e një shtëpie, zakonisht në të dyja anët e oxhakut, ku mbahen enë e sende të vogla që përdoren përditë
(xhezve, filxhanë etj.); dollap i vogël pa kanata në mur; vrimë në mur. Vë në kamare. Hap një kamare. E hapi gojën sa një kamare.
2. Hapësirë e vogël si dritare në murin midis dy qemerëve të urës.
3. krahin. Vendi ku pula pjell vezët, furrik.
4. Kabinë në vapor.
* E ka gojën kamare
a) e ka gojën të madhe;
b) është llafazan i madh, nuk i pushon goja.

Në gjuhësi seç ka një emër për këtë dukurinë kur një fjalë përdoret për tjetrën, jo sinonim, diçka tjetër, po nuk më kujtohet.

Bukur, NËNË. Pra është vërtetë çështje emocionale kjo puna e fjalës më të bukur.

@Jul, se ti e ke qejf etimologjinë. Ke ndonjë teori sesi është krijuar fjala FALEMINDERIT. Sepse kuptimi vërtet është "përkulem para mirësisë (nderit) që më bëre", po pse pikërisht u gjetën dhe bashkuan këto dy fjalë, që kanë dhe kuptime të tjera: nderi - si virtyt, falem - lutem.

drejt tropojes said...

eshte me te vertete emocionale ceshtja e "fjales me te bukur", po rendis disa meqe s`po arrij te vecoj:

Nënë, kurajë, besnikëri, drejtësi!

e paditur said...

Qe besa Tropojë, mirë i ke renditur, veçse po mendoj që "kurajo" nuk është tamam tamam fjalë shqipe, megjithëse ne e përdorim. Ne kemi fjalën e bukur "guxim"?

besë - besnik - besnikëri ?

belle_fleur said...

Teme interesante kjo me fjalet e gjuhes gjermane dhe larmine qe sjell nje fjale.

Fjale qe tingellojne bukur ne gjuhen shqipe: xhan e shpirt.

xhan s'eshte shqip, por perseri tingellon bukur kur thua "te kam xhan" :)

drejt tropojes said...

e paditur,
ma terhoqe veshin me duket :)) dhe mire ma bere. bash per shkaqe psikologjike, kurajen e lidh me fort me qendresen, perpjekjen e mosdorezimin sesa me guximin. megjithate, guxim, besë dhe besnikëri, mund te ishin fare mirë në atë listë që solla unë!

PS: a mos je edhe ti partizane e idese se shqipja nuk ka nevoje per perplasje me gjuhet tjera, nuk ka nevoje per fjale te huaja?!!! une mendoj se perplasja duhet te jete dhe duhet bere, pa humbur bazat e identitetit te shqipes sone te ambel!

e paditur said...

@Belle, faleminderit per mesazhet. Dje kisha shkruar dhe une nje mesazh te gjate per posten tende ne blogun tend, po nuk e di cfare ka ndodhur qe nuk e ke marre. Te thosha qe dhe une me Julius kemi qene duke disktuar per polifonine e jugut keto dite, dhe qe versioni i "Bejke e bardhe, ti je ilaci cobanit" (qe nuk eshte ajo ne Youtube qe permend ti), kenduar nga Grupi i Pilurit eshte shume i bukur, po nuk gjendet ne Web.

Puna eshte qe "xhan" do te thote shpirt. Keshtu qe kur themi "xhan e shpirt" eshte nje perforcim redundant. Ne fakt dhe shpirt e ka prejardhjen nga latinishtja besoj, 'spirito divino'. Po fjala "xhan" me kujtoi fjalen "xhandar", dhe po perpiqesha te kuptoja si eshte krijuar kjo fjale ne turqisht, sepse ka qene dhe fjala "taksidar", pra cfare i ben ajo prapashtesa "-dar" nje fjale si "xhan". Ndoshta Eni/Albtranslator po kaloi ketej mund te na thote ndonje gje.

@Tropoje, po jo mor mik, pse te duket qe po te heq veshin? Po ti e di qe mua me pelqen te jemi te sakte.Tani persa i perket perplasjes se shqipes me te tjera. Une nuk kam jam partizane e asnje teorie. Une vete po te shohesh shkruaj shqip pergjysem (ne sensin qe shume fjale i kam te huaja, si rezultat i emigrimit te gjate qe me ben t'i mendoj shpesh gjerat ne gjuhe te huaj). Nga ana tjeter, perplasja e shqipes me gjuhe te tjera ka ndodhur dikur, do te vazhdoje te ndodhe, nuk eshte nje gje qe e ndalon dot me ligj. Mua me intereson me shume te di kush jane ato fjale qe jane vertet prodhim i mendjes se shqiptareve, dhe kush jane te huazuara, si jane huazuar, a e kane ruajtur kuptimin fillestar, a kane qene vertet te domosdoshme per fjalorin tone apo nje kaprico. Pastaj me terheq shume morfologjia e fjaleve. Shqipja e ka morfologjine shume te pasur, por dhe te c'rregullt. Nderkohe qe anglishtja ka evoluar ne menyre te tille qe te rrafshoje ndryshimet morfologjike (sidomos lakimin dhe zgjedhimin) duke e bere shume me te thjeshte per te komunikuar. Po ky eshte muhabet shume i gjate dhe duhet kohe.

Pershendetje te gjitheve!

P.S. Mua me pelqen shume ajo fjala "e ambël" qe Tropoja permendi ne fund. Shkodranet thone, "e amël", "amëlsin", dhe per qumështin: "tamël".

Julius said...

Përshëndetje E. Kam përshtypjen se fjala Faleminderit vjen prej formës gegnishte falem'ners. Apo në formën fillestare do ishte i falem nderit. Pastaj me kalimin e kohës është bashkuar në një fjalë të vetme.
Fal ka kuptimin e dhuroj(që vjen prej fjalës dorë), por është formë më abstrakte e saj. Nëse dhuroj e përdorim për gjëra materiale, fal përdoret për gjona abstrakte. Fal gjakun, fal fajin etj.
Interesante ishte falja në kohët e lashta, siç thonë, kishte dallim mënyror sesi jepej. Kur falje diçka, duhet të mos ndërmjetësonte dora. Kështu gjëja e falur hidhej në ajër dhe personi përkatës e merrte. Nga ana tjetër, falja perceptohej si jo detyruese ndër personat që merrnin pjesë në të. I faluri apo falësi nuk i kishin detyrime njeri-tjetrit.
Ky shpjegim duhet të ketë qënë për kohët e lashta, para krishtërimit. Pas krishtërimit sipas mendimit tim falja mori dhe kuptimin i falem zotit (i jepem zotit, përfshij qënien time në komunikim me zotin). Edhe pas kësaj kohe duhet të ketë hedhur rrënjë fjala faleminderit.
Pra në kuptimin jo fal(jap) fillestar, por në kuptimin metafizik të saj.
Në mënyrë krahasimore nëse shohim, te koncepti i fjalës falem -zotit dhe falem -nderit, duket qartë nderi si virtyt çfarë roli kishte.
Nuk besoj se mund të gjendet ndonjë koncept tjetër i ngjashëm tek i cili gjuha shqipe arrin "të falet".

I falemi pra vetëm zotit dhe nderit. Këtu e gjeta bukurinë e fjalës unë.
***

Për tamël që e përmende, kryesisht si rrënjë thuhet që ka gërmën A.
Dhe gërma A, përmblidhet në shumë fjalë si At, Amë, Atdhe, apo dhe në identifikimin e qenies kur themi prej gegnishtes "kush A" dmth "kush është"?

Tamël vjen prej fjalës Amë. Dhe pikërisht se qumështi i nënës është i amël.

(achtung: shpjegimet më sipër janë amatoreske, nuk pretendoj ndonjë vërtetësi shkencore, kështu që ndjehuni të lirë për kundërshtime)

belle_fleur said...

E Paditur, me vjen keq per komentin tend. Kushedi ku ka perfunduar. Dmth, versioni i kenges "ti je ilaci i cobanit" qe gjendet ne Youtube nuk eshte versioni orgjinal?

Persa i perket fjales "xhan" shkruajtur "jan" se di nese e ka rrenjen nga turqishtja. Kjo fjale haset shume edhe ne vendet e Lindjes se Mesme, Iran, Irak. Ne fakt kur kam lexuar librin e Khalead Hossein, aty perdoret shume fjala "baba jan". Do ishte me interes te dinim me shume per kete fjale.

Meqe jemi tek fjalet e gjuhes shqipe, nje fjale qe me pelqen qe e perdorin shkodranet eshte "naqe". He maj naqe, po ku je maj naqe, me ate dialektin shkodran te amel si orizi me tamel :)

eni said...

e paditur flm shume per kete teme interesante..dua te te pergezoj per temat perhere interesante dhe te vecanta qe na sjell ketu. e pashe me vonese se nuk kam hyre shpesh ne internet kete jave.
sa i perket shtojces -dar , mendohet se vjen ne turqishte nga persishtja dhe ka lidhje me foljen mbaj ..ne turqisht ka plot emra profesionesh qe mbarojne me -dar..dhe qe vertete kane kuptimin e dikujt qe mban , mbledh apo ruan dicka..tani po e shoh se fjala xhandar i bika te dilka qe eshte personi qe te ruan shpirtin:) sa mire e bere qe me shtyve te kerkoj per kete se doli vertet dicka interesante:) sa per fjalen qe me pelqen me shume s`di se cfare te them perpara se ka shume fjale te bukura ..me pelqen fjala `e dlire` psh..s`po me vika asgje ne koke si per dreq..
e pyeta mamin per ndihme dhe ajo meqe shquhet si person shume paqesor me tha se i pelqente fjala `dashuri` :))
he se mu kujtua kjo eshte mbase per te qeshur por ma mbush gojen kur e them fjalen `zullap`:) ka lezet:)

e paditur said...

@Jul, nuk e di sesa të vertëta janë shpjegimet e tua, por mund të them që faktori argëtues është shumë i lartë. Nuk bën keq ta ndjekësh këtë dhunti që ke, sidomos për ata që shkruajnë "fiction" është diçka e vlefshme.

@Belle, ajo kënga në YouTube vetëm emrin e ka "Ti je ilaçi çobanit", kur e dëgjon është një këngë krejt tjetër. Origjinalja ka tekstin:

Tundu bejkë e bardhë tundu
natënë me hënë duku
bejkë e bardhë, borë mali
ti je moj ilaçi çobanit

Fjalën "naqe" të shkodranëve nuk e kam dëgjuar kurrë. Dhe po më duket pak çudi, sepse shkodranët nuk e përdorin gërmën "q", bile dhe për ta shqiptuar kanë probleme sepse e ngatërrojnë me "ç".

Oris me tamël. Ne nga jugu i themi syltjash, dhe shkodranët kanë patur një emër që nuk më kujtohet tani.

@Eni dear, faleminderit për shpjegimin. Më bëhet qejfi që të pëlqen tema. Ke shumë të drejtë, fjalët e dlirë/dlirësi janë shumë të bukura. Po shikoja fjalorin tani dhe fjala zullap kuptimin e parë e paska kafshë e egër.

ZULLAP m. sh.
1. vjet. Kafshë e egër mishngrënëse; bishë. E hëngri zullapi.
2. thjeshtligj., shar. Njeri i trashë nga mendja e i pagdhendur; njeri i çrregullt e shëmtak, që zakonisht sillet poshtë e lart e nuk bën ndonjë punë të dobishme. Ç'e do atë zullap!

Ndërsa unë kisha kujtuar gjithmonë që zullap i thonë dikujt që ha shumë.

@Të gjithëve. Në javët në vazhdim do të jem me pushime dhe e kam pothuaj të pamundur të shkruaj. Ju uroj të gjithëve një Gusht të mbarë!

eni said...

hahah flm per shpjegimin e zullapit as une nuk e dija.
pushime te mbara e dashur.do na mungosh..

belle_fleur said...

Pushime te mbara!

drejt tropojes said...

duke qendruar nder fjalet e mira te shqipes, te uroj te kalosh bukur dhe gezueshem!

Panorama de Fortim visto por Alida said...

Sa shkrim interesant e i bukur:)

Per mua fjala me e bukur qe me vjen ne mend eshte: Tungjatjeta!

eni said...

po mendoja diçka dje.mu kujtuan fjalet. arketar,llogaritar,zdrukthtar etj etj.mendoj se dhe keto fjale jane krijuar nga turqizma qe eshte perdorur tek xhandar , duke e ditur se shtojca -dar ose tar vjen ne kuptimin :ruaj ose mbaj nga persishtja.

Anonymous said...

pershendetje
edhe pse kaq vone.
ne nje fare menyre dikush tjeter me ben nje pyetje qe pothuaj mund te kete te njejtin shpjegim.
tek po mendoj te gjej se cila mund te jete fjala me e dashur shqipe
nuk mund te le pa permendur fjalen "gur",
fjalen shkreliane "shtegball"
fjala "nane"
emrin e vjeter te Lezhes "Lissus"-e di e di,nuk ka shpjegim per zgjedhjen e tyre por une gjej dicka shperthyese tek keto fjale.


pershendetje e paditur!


ketej nga une pushimet kane mbaruar!

e paditur said...

Faleminderit te gjitheve qe ne mungese me kane uruar pushime te mbara dhe kane vazhduar te komentojne per posten e fundit.
Ne fakt ka disa dite qe i kam perfunduar pushimet, por meqe mu desh te zhytesha direkt ne pune, nuk kam gjetur kohen te postoj.
Nga ana tjeter, kur largohesh per nje kohe te gjate nga blogosfera, fillon t'i vesh gjerat ne perspektive dhe te kuptosh qe ka plot gjera te tjera qe i ke lene menjane nderkohe qe shkruan e lexon ne blogosfere, te cilat kane po aq nevoje per nje dedikim te vazhdueshem.

Sidoqofte, meqe pushimet i kalova ne Shqiperi, kete fundjave do te perpiqem te shkruaj nje poste me pershtypjet e mia.

Pershendetje dhe pune te mbare te gjitheve!

m. said...

pershendetje e paditur. kalova ketu rastesisht dhe me interesoi ky shkrimi...keshtu, lexova hehe. Per ate fjalen shkodrane te syltjash-it, ne i themi edhe syltepriç(q), dmth nuk e di me çfare ç(q)-je shkruhet...bej pjese dhe une ne ato shkodrane qe nuk i dallojne mire keto dy germa:)
nuk e di nese eshte kjo fjala qe nuk te kujtohej.
konfirmoj belle, "naqe" perdoret tejmase ne shkoder.

mua me pelqen fjala i/e "vogël":)

te diele te kendshme.
m.

eni said...

mire se u ktheve e paditur!
mezi po pres pershtypjet e tua nga memedheu:)

massia e dashur: nuk e dija per kete sylterpriç.Ne turqisht syt (po e shkruaj si lexohet dhe jo si shkruhet) i thojne qumeshtit ndersa pirinç pilafit,ndaj besoj se eshte formuar nga bashkimi i ketyre dy fjaleve;)

Julius said...

nuk mund te le pa permendur fjalen "gur",

---
Seç kemi një lidhje ne me gurin, vërtet. Të parët tanë betoheshin mbi gur dhe betimi ia kalonte çdo vlere tjetër. Nejse sado me sarkazëm të flasë E-ja WB by the way, unë jam i mendimit se shpirti i një populli gjendet tek gjuha e vet.

Eeeeee, did u get brown? Apo do na i thush vetë?
Postën tjetër po ta bëj kërkesë nga ekrani - E du për Obamën. :D Kurioz të di tashi pas këtyre zhvillimeve të reja ça mendimi ke.
Edhe një përshëndetje në kujtim të fitorjes së fundit:
http://www.youtube.com/watch?v=dYjhFjvw5gk

e paditur said...

Pershendetje miqve te vjeter dhe te lexuesve te rinj.

@Massia, ke shume te drejte. Fjala qe kerkoja eshte syltepriç. Faleminderit dhe Enit per shpjegimin qe na dha. Me duket se Eni vete nuk e dinte qe ne Shqiperi perdorej nje fjale e tille? Vijaleti i Shkodres duhet te kete patur lidhje te forta me Turqine. Kushedi sa fjale te tjera te tilla mund te kete, po qe te kujtohen vetem ne momente te caktuara. Nga ana tjeter, lidhjet e katolikeve me Italine kane qene po aq te forta. Po me kujtohet tani fjala : mollatarta (domate)- fjale qe perdoret vetem ne veri, dhe qe eshte nje perkthim i italishtes pommodoro.

Fjala 'naqe' nuk me kujton asgje. Familja ime nuk eshte shkodrane, megjithese une kam lidhje te forta me Shkodren, dhe sigurisht qe kam shume boshlleqe ne fjalorin shkodran.

@Jul, me fal po nuk po te kuptoj. Kush po fliste me sarkazem? Une absolutisht mendoj qe nje popull nuk mbijeton dot pa gjuhen e tij, dhe nese ka nje gje per te cilen krenohem me popullin shqiptar, nuk eshte as historia, as zakonet, as besa, as mikpritja, as ..., por vetem aftesia per te mbajtur gjalle dhe trasheguar gjuhen. Si te ja bejme qe ata femijet e emigranteve qe kisha ne avion, flisnin me njeri-tjetrin dhe prinderit ne anglisht. Kesaj i druhem shume. Deshires per te mos folur me shqip.

Hmm. Gur. Guri ama eshte nje objekt pa jete, pa elasticitet, i pagdhendur. Mund ta marresh si metafore shumekuptimshe. E dickaje qe nuk ndryshon kurre (pozitive ne shembullin e betimit), por dhe e dickaje qe behet pengese per ndryshim. Ne jete cdo gje ndryshon, dhe te mbetesh peng i dickaje kur rrethanat rreth teje ndryshojne, nuk tregon mencuri.

Jul, me ngarkesen qe kam keto kohe, nuk besoj qe te kem kohe per "sipas kerkesave te telespektatoreve". Besoj qe per shume muaj ne vazhdim do te jem shume rralle ne blogosfere. Me vjen keq, por ne jete lk prioritete. Shkurt, une vazhdoj te jem e mendimit qe Obama duhet dhe do te fitoje, pavaresisht nga triket e republikaneve. Kur te fillojne debatet televizive dhe njerezit te shikojne krah per krah Obamen dhe McCain, do i therrasin mendjes dhe ata qe jane ende te lekundur.

Ja kalofshi sa me mire te gjithe!

Julius said...

Unë jam rritur në një qytet që quhet ndryshe i "gurtë" dhe kam mendim tjetër për gurin. Sigurisht që gdhendet e madje merr forma nga më interesantet. E ka bërë të pavdekshëm Kadareja me përshkrimet e tij në librin (pa sa koiçidencë titulli) - Kronikë në gur.
Shif disa përdorime interesante folklorike të popullit mbi gurin:
- Nuk lë dy gurë bashkë.
- Gur gur bëhet kalaja.
- Foli murit (gurit) foli drurit
- guri i rëndë në vendin e vet.
- kokëshkëmb.
- burimi i ujit ka sinonim që lidhet me gurin - pikërisht "gura"
- Po të vish nga lagjia ime do të të zë me gurë.
- Nuk kam parë në popull tjetër që Guri të jetë emër i përveçëm.
(o Guri o trim me fletë ahahahaha) gjeje filmin.
dhe...
Dy profesionet ku dalloheshin shqipot në periudhën pas mesjetës kanë qënë: gurgdhendës, (ndërtues muratorë) dhe bukëpjekës.
mastorat arvanitas ishin me nam në gjithë Greqinë. Ndërsa për profesionin e dytë, tregonin një gojëdhënë - kur lindte djali i binin mbi ballë me pëllëmbë dhe i thoshin: Në Stamboll (u bëfsh) simitexhi dhe në Athinë kulurxhi*
Kuluri = kulaç.
Prandaj na thonë ne grekët se e kemi ballin të sheshtë. :D

Ok këto ishin dijet e mia për dhe mbi gurin.

E, unë për të të ngacmu e thashë atë për Obamën. Po do përfshihesh nga ethet e fushatës në Nëntor ma do mendja. :D
Gjithsesi nice 2 c u back.
Përshëndetje!