Tuesday, June 3, 2008

Qershori i sportit

E bukura e këtyre netëve të fundit ka qënë se pothuaj çdo natë mund të ndjek ndonjë event sportiv në TV. Nuk ka më mirë se të shikosh sport. Nuk e ke të nevojshme të përqendrohesh çdo minutë, komentatorët i dëgjon se çfarë thonë dhe duke lëvizur nëpër shtëpi, dhe ndërkohë mund të punosh në kompjuter e të ngresh kokën sa herë ka ndonjë moment emocionant. Sigurisht, një dendësi eventesh cilësore sportive si ky i ditëve të fundit është thjesht një rastësi, që ndoshta është mirë, që e shijojmë vetëm me raste.

Kështu, në Paris janë në zhvillim e sipër dy javët e Roland Garros-it, dhe turneu është më tërheqës se shumë herë të tjera. A do të mundet më në fund Federer të triumfojë mbi Nadal dhe të fitojë të vetmin Grand Slam që i mungon? Çfarë do të ndodhë kur dy pasuesit e afërt të Federer, Nadal dhe Djokovic do të takohen në gjysëm-finale? Dhe kush nga femrat e ngelura ende në garë, pas largimit surprizë nga tenisi të kampiones në fuqi Justine Henin, eliminimit të hershëm të motrave Williams, si dhe humbjes dramatike në raundin e katërt të Maria Sharapovës do të kurorëzohet fituese?

Në anën tjetër të Atlantikut, pas një sezoni të shkëlqyer basketbolli, dhe 20 ndeshjeve play-off që na bënë me zemër, Celtics rikthehen në finalen e NBA pas 21 vitesh, dhe do të ndeshen me rivalen e tyre të vjetër, Los Angelos Lakers. Pak dihet në fakt, që rivaleria mes këtyre dy skuadrave është më e vjetra në historinë e NBA. Ato janë ndeshur 11 herë në finale kundër njëra tjetrës, dhe të dy ekipet mbajnë rekordin e titujve kampionë, me respektivisht 16 dhe 14 tituj. Takimi i parë do të zhvillohet të enjten, me 5 Qershor dhe ndeshjet do të vazhdojnë derisa njëri ekip të arrijë 4 fitoret e duhura. Go Celtics!

Së fundi, prej ditësh stacioni sportiv ESPN na ushqen me reklama për Europianin 2008. Pavarësisht që futbolli (ose soccer, siç e quajnë amerikanët) nuk futet në sportet e preferuara të amerikanëve, siç duket interesi ka qënë i tillë që ta shtyjë ESPN që të blejë të drejtat e transmetimit për të gjitha ndeshjet e Europianit. Për fat të keq oraret e transmetimit bien gjatë orarit të punës, por shpresoj që në darkë të mund të ndjek përmbledhje të ditës. Dhe pastaj, ngelet gjithnjë fundjava. Po ndahem duke iu lënë me spotin më të transmetuar, të realizuar për skuadrën italiane, një spot që me humor ka kapur saktë perceptimin që kanë të gjithë tifozët jo-italianë për futbollin italian.



Nëse jeni të interesuar, ESPN ka prodhuar dhe spote për Gjermaninë, Greqinë, dhe Portugalinë.

Shikim të këndshëm!

37 comments:

tropoja said...

une preferoj skite...:)

Julius said...

Tenis preferoj më mirë të luaj vetë se për të parë...
Basketbollin nuk e ndjek shumë.
Ok futbolli është tip "feje" që akoma i besoj. Sado që e kanë çkëthur (e di këtë fjalën E?) paratë dhe bastet kohët e fundit.

e paditur said...

@Tropoja, ti je me fat se ke lindur mes malesh, po ne fushorët, ku ta gjenim borën për ski? Më fal që s'jam bërë më e gjallë. Po pashë që atë shkrimin tënd të fundit e kishin vënë tek Peshku. Uroj të kesh marrë ca feedback.

@Jul trimi, dhe unë preferoj të luaj vetë (megjithëse me sukses minimal), por të shohësh Federer kur luan është si të shohësh ndonjë shfaqje baleti. Gjuajtjet e tij janë si jashtë kësaj bote.

Anyway, ç'është kjo "e çkëthur"? Unë vërtet i kam rrënjët nga Jugu, po jam rritur në Veriperëndim, dhe nuk e njoh mirë fjalorin e zonës. Shpjegohu ca të lutem.

Julius said...

e çkëthur do të thotë e prishur, e çbërë.
Po etimologjinë nuk ia di.

E ëma e Zeqos said...

Nënës i pëlqen sporti me lap topi edhe me em pith tri.

tropoja said...

e paditur, diversiteti ka vleren e tij, megjithese tani kur me ndodh te mendoj per ndonje dite pushim, nje piste skish eshte e para gje qe me shkon ndermend.
feedback-u qe mora ishte urrejtje dhe neveri ndaj shtypit, vleresime shume te uleta, megjithate une do vazhdoj kritikat e vetekritikat, mbase me nje intensitet me te larte, ne nje tjeter vend dhe nje tjeter forme e cila shpresoj te kete efektin e saj!
pershendetje!

e paditur said...

@Nëno, atë lap topin disa në vend të sportit e kanë bukën e përditshme (!!)

@Tropoja, po më vjen keq për ato që thua. Në fakt puna e Peshkut është me raste, ngadonjëherë njerëzit bëjnë komente me mend për temën, dhe një pjesë të madhe të kohës merren me vogëlsira dhe muhabet personale. Mirë e ka e Ëma e Zeqos, Peshku është si biçim sporti për peshkatarët. Po sigurisht që ti bën mirë të vazhdosh atë që ke filluar, qoftë edhe sikur të shkruash vetëm për vete. Megjithëse unë të premtoj që do t'i lexoj gjithnjë dhe do përpiqem të të them çfarë mendoj.

N.Ago said...

@tropoja
Peshku është si biçim llumi për derrat, me thënë të vërtetën.Kohëvrasësit e internet cafeve, mblidhen e bëjnë...filozofira me gramatikë analfabetësh.U kanë kapur pulsin ata që e administrojnë dhe, hera-herës, u hedhin ndonë "ushqim". Merre me mend, ata më fanatikët, vetëquhen peshq. Pra, e kanë profesionin e tyre lënien e komenteve.Turren në grup, sikurse dhe peshqit.

Julius said...

Edhe...si me kërcim me shkop (Bubka ka qënë i preferuari im në këtë sport) u hodhëm në të tjera fusha atletike.
Besoj se nuk të vjen keq E të marr dhe unë stafetën në vazhdim...
Për artikullin e Tropojës, e gjeta te peshku dhe pashë komentet.
Çfarë pashë?
Njerëz që të ndikuar prej bindjeve të tyre personale, nuk kanë marrë parasysh fare çka dashur të thotë Trazhgimi. Nuk kanë marrë parasysh fare se çfarë problemi parashtron dhe ku i hedh shigjetat. Me pak fjalë, nuk e kanë respektuar rolin dhe qëllimin e tij. Me të drejtë ndjehet i fyer. Po llogjika e turmës nuk është e njëjtë me llogjikën e një personi. Tema ndonjëherë "shket", humb rrjedhën dhe kuptimin.
Tema te blogu tënd Trazhgim është shumë e drejtë, kam dashur të them dy fjalë, mirëpo doja gjithashtu të isha në lartësinë e asaj çka parashtron gjë që do më marrë kohë ta shpreh. Kështu kam pritur. Ndoshta e hedh dhe unë mendimin tim në vazhdim këto ditë.
Nuk jam shumë "fan" i gjykimit në grup dhe në mënyrën që Ago e bën këtë, se nuk mund të futen të gjithë në një thes. Prej Peshkut ka persona që i vlerësoj, komentet e të tjerëve nuk i marr shumë parasysh. Peshku gjithsesi, ngelet faqja me nivelin më të lartë gjykues si hapësirë kolektive shqiptare në net.
Në blogjet personale, ke një kontakt më të drejtpërdrejtë me autorin, që të komentosh do duhet ta kuptosh dhe respektosh më së pari. Këtë përparësi ka ndaj faqeve kolektive.
Këto.

N.Ago said...

Wow!
Çfarë ngelet peshku?
:)

Julius said...

"Peshku gjithsesi, ngelet faqja me nivelin më të lartë gjykues si hapësirë kolektive shqiptare në net".

Gramatikisht dhe llogjikisht korrekt.
Mbi të gjitha.

N.Ago said...

@julius
:)
Më ndreqe mesditën!

Julius said...

Ok pra, i nderuar me mesditë të ndrequr, më thuaj një faqe tjetër KOLEKTIVE shqiptare që ka nivel më të lartë gjykues.

e paditur said...

@N.Ago dhe Julius, ju falenderoj për replikat. Është kënaqësi kur hap faqen dhe shikon sesi një debat është në zhvillim e sipër.

Nuk e di nëse Peshku është faqja më e mirë shqiptare, sepse nuk kam vizituar të tjera, ndaj dhe nuk krahasoj dot. Pa dyshim që formati që ka Peshku (ndryshe nga ai i forumeve) e ndihmon që të tërheqë më shumë individë, sepse nga njëra anë mbështetet mbi temat e ditës të marra nga shtypi, nga ana tjetër ka për qëllim pikërisht komentimin e këtyre temave.

Vërtet që dhe administratorët e Peshkut ngandonjëherë zgjedhin tema provokative pikërisht me qëllimin për të tërhequr komentuesit, por besoj që kjo bëhet për të siguruar vazhdueshmërinë e Peshkut, në mënyrë që të gjithë të ndjejnë që ka diçka që i afron tek ajo faqe.

Sigurisht që jo të gjithë peshqit kanë të njëjtin nivel dhe kjo është e kuptueshme në një shoqëri si ajo shqiptarja (por ndoshta dhe të tjera). Sidoqoftë ka dhe persona që janë vërtet të zgjuar, ekuilibruar, të moderuar, interesantë, me humor, të ditur, etj. Them që prania e të tillëve ndikon që të tjerët (edhe pse nuk e pranojnë ende) të fillojnë të kuptojnë se ka dhe alternativa të tjera qoftë në opinion, qoftë në sjellje, qoftë në të shprehur.

Ngandonjëherë mjaftojnë vetëm disa individë që të tërheqin një grup të tërë në një vend më të mirë për të gjithë.

Fundjavë të mbarë të gjithëve!

tropoja said...

komentet jo gjthnje varen nga editoret e faqes, per Peshkun e kam fjalen. Ndaj them se ata duhen vleresuar per ate qe bejne.
e paditur,
mendoj se duhet te vazhdojme me tej, pavaresisht reagimeve. kjo eshte nje gje qe duhet te shkoje me tej dhe te avancoje pa i ndikuar nga reagimet ne kuptimin qe te ndaloje fare. ama secili mundet te rishikoje qendrimin dhe poeizicionin qe ka mbajtur.

fundjave te mbare!

Selfmaderadio said...

vdes per tenis, ta luaj dhe ta shoh; por me prishet gjaku kur humbet Roger Federer. Sic!

Perndryshe, duke ndjekur kampionatin jam une. E paditur, meqe nuk e ndjek dot se je ne orar te puens, 3:0 per hollanden e Van Bastenit kunder Italise se Franco Baresit. Kurse Franca e mbylli 0:0 me Rumanine.

e paditur said...

Ou, ky qënka lajm. Unë s'kam marrë gjë vesh. U dashka telefonuar im atë për ta uruar. Po pse Baresi është trajner i Italisë? Mendoja që kish qënë Donadoni. Po dhe mund t'i kem ngatërruar, të dy të Milanit kanë qënë.

Dje u mërzita duke parë Federer. Bëri nja 1 milion gabime, e fali tërësisht ndeshjen. I është bërë makth ai Nadali. Të paktën të shpresojmë të marrë Wimbledon dhe US Open.

Po më pëlqen ai dialogu yt me PA, por për momentin s'kam mundësi të futem dhe unë në bisedë. Në darkë.

Rocky Girl said...

Përshëndetje e paditur.
Rastis që ti e di mirë për Donadonin, i cili btw dje ha fatto caggare!!!
Italia e tij ishte më e dobëta që kam parë ndonjëherë.
Gjithsesi blogu tejet interesant.

Selfmaderadio said...

jo, ti e ke mire, e ngaterrova une, se m'u duk si Baresi dhe as e mora me mundimin ta degjoja. Biles, edhe me erdhi njecike keq per italine, se Baresin e kam dashur shume (por jo aq shume sa van Basten, Gullit & Rijkard).

e paditur said...

Ja ne fëmijët e 80-ës, të gjithë tifozë të Milanit dhe të trios hollandeze paskemi qënë? Por dhe mbrojtja Baresi-Costacurta-Maldini-Tassotti ishte e rëndësishme, pa dyshim. Për fat të keq, ESPN nuk jep fare përmbledhje të ndeshjeve në darkë siç shpresoja, kështu që mirë që ti Self më the rezultatin dje, se unë s'do merrja vesh gjë. U futa pastaj tek Spiegel Online dhe lexova një përmbledhje të hollësishme të ndeshjes.

Nuk e di sa e mirë është këtë herë kombëtarja e Van Bastenit, mua më pat pëlqyer ajo e para disa viteve me Frank Rijkaard, kam përshtypjen se ai është trajner më i zoti. Por VB mund të ketë dhe fat me talentet e reja.

Italia më e mirë ka qënë ajo e Zoff-it, para ca viteve, që humbi në Euro 2000. Sa për Donadonin, Baresin, Ancelottin, Tassottin vërtet kanë qënë lojtarë të Milanit legjendar, po nuk më kanë dhënë kurrë përshtypjen e lojtarëve me grintë që mund të bëhen trajnerë të suksesshëm. Trajner duhet një si Cappello, po ai vete e merr Anglinë.

Ah, m'u kujtua tani kur Baresi dhe Baggio humbën penalltitë kundër Brazilit në 1994. Tragjike.
Sidomos për Baggion. Unë kam dashur gjithnjë Baggion, dhe kur nuk luante me Milanin. Ka qënë më i talentuari, më zemërgjeri, por më i pafati.

@Rocky Girl, gëzohem që gjete rrugën për këtu. Je gjithnjë e mirëpritur!

Rocky Girl said...

Thnx e paditur!

p.s. për mua vetëm Lippi bën për Italinë. anyway nuk jam fare tifoze me pepinot (pun intended) :P

p.p.s sorry tifozave të Italisë

Selfmaderadio said...

Mbase Rijkaard eshte me i mire, dhe van Basten me me fat: por dje ekipi ishte "gjeth fare", sic i thote im ate. Desh ben nje gol te katert, vetem fati i shpetoi italianet nga deklasimi total. Hollanda qe me ka pelqyer me shume eshte ajo qe fitoi europianin 1988 me Rinus Michels; aty filloi dashuria ime per treshen e famshme. Qe aty pastaj tek Milani dhe e rigjeta perseri dje.

e paditur said...

Italia e Lippit të fuste frikën, e kalkuluar, efektive, e ftohtë, si Juventusi i Lippit xhanëm. Mua më erdhi shumë keq që mundi Gjermaninë në 2006, se gjermanët këtë herë ishin më jo-gjermanët e të gjithë kohërave.
Sa për tifon, është shumë e komplikuar puna e tifove, ka rrënjë të thella në faza të ndryshme të jetës. Unë e kam me përqindje të ndara mes Hollandës, Italisë, Gjermanisë, për arsye të komplikuara. Cilado që fiton prej tyre, më bëhet qejfi. Përpiqem të jem objektive dhe t'i jap meritën kujt luan më mirë.

Self, 2-0 finalja me Rusinë? Më kujtohet sigurisht. Po është ca prapa në kohë. Pastaj kishte shumë talente atëherë. I mban mend vëllezërit Koeman?

Selfmaderadio said...

rezultatet e sotme:

spanja - rusia 2:0
Suedia - greqia 2:0

e paditur said...

Self, po ç'i ke këto rezultate me gabime? Spanja paska fituar 4-1. Tani është ora 21:00 këtu dhe ky ESPN sapo filloi të ritransmetojë Spanjë-Rusi. Nuk e bënte dot mbrëmë ky që të shihja Hollandë-Itali? Oh, Rusia paska trajner Guus Hidink. Ç'është një workaholic ky, i ka ngelur ndonjë kombëtare pa trajnuar? Pse nuk ia mbushin mendjen të na marrë dhe ne ndonjë vit?

Më duket sikur bie shi aty në Austri. Në këtu vdiqëm nga vapa. Sot ka qënë tmerr i vërtetë.
Mos harro të më thuash rezultatet nesër. Mach's gut!

belle_fleur said...

Meqe jeni mbledhur tifozet e sportit, a di ndonjeri ndonje website ku te shohim ndeshjet e kampionatit everopian online? Ju faleminderit ne advance!

Selfmaderadio said...

Eh,

une nuk e pashe te gjithe ndeshjen, vetem pjesen e pare, se isha duke punuar. Keshtu qe, e pare diagonalisht, 2:0 mbaroi ajo ndeshja. PO mire qe kalova ketej dhe mesova rezultatin perfundimtar. :D

Beni tifo per zvicren sot, edhe pse do rrifen nga Turqit. Solidaritet me me te vegjelit :P

Julius said...

Si fillim një përshëndetje me këngë: http://www.forumishqiptar.com/showpost.php?p=1367479&postcount=20

Së dyti, një postim i para dy viteve imi për Italinë e Lippit. http://www.forumishqiptar.com/showpost.php?p=1367479&postcount=20
Meqë e ka përmend EP si trajner në një koment.
p.s firma që mbaj në atë forum është prej fitores së pepinove dhe bie dakort me veten para dy vjetësh 100%. :D

Dhe...tjetër...çka me thënë tjetër?
A po, vështirë të ndaj VB me Rajkard. Kanë filozofi të ndryshme (jo shumë) dhe kanë qënë relativisht të suksesshëm deri tani. Rajkard më shumë se VB.
Nuk e di grintën a ua ka injektuar tulipanëve, apo dëshira për të fituar duke qënë të uritur dhe relativisht të rinj ka ardhur vetvetiu. Merita ka në taktikë dhe në përzgjedhjen e kolektivit, pa dyshim.
Këto.

Julius said...

Aaaa....kjo është kënga:

http://uk.youtube.com/watch?v=dTbMwJMqilI

e paditur said...

Belle,
unë nuk di ku mund të shihen ndeshjet online. Ndoshta ndonjë nga këta shqiptarët në Europë mund të na tregojë ndonjë gjë? Këtu në Amerikë, po të kesh abonim kabllor, ndeshjet transmetohen live (në orën 12:00 dhe 14:30) nga ESPN2 (kanali 144). Sipas programacionit ata ngandonjëherë dhe i përsërisin ndeshjet në darkë. Mendja ma thotë që websajtet e Euronews ose UEFA-s duhet të bëjnë "live blogging" të ndeshjeve. Patjetër që kanë dhe video të golave mbas ndeshjeve.

Ah, një mik në NY City po më thoshte që mund të shkosh nëpër palestra në atë orë dhe ato mbajnë gjithnjë në sfond ndeshje nga stacinoi ESPN.

@Self, "ein Urrah fuer die Schweiz"!

e paditur said...

Jul trimi, nga kishe humbur? Besoj do jesh lumturuar për Hollandën. Faleminderit për këngën, e kishim diskutuar dhe para ca kohësh tek blogu i Self (posta për këngët e Europianit të sivjetëm), që është admiruese e madhe e Gianna Nanninit.
Lexova komentin tënd tek forumi shqiptar. I ke hyrë në shumë të thella, mos je gjë dhe komentator sportiv? Po besoj që ndaj të njëjtin mendim, as mua nuk më ka pëlqyer kurrë Lippi. Sigurisht që Arrigo ka qënë më i miri, megjithëse pa fat me kombëtaren. Po unë vetë "dashuroj" Capellon. Të shohim çfarë do të bëjë me Anglinë. Ia kalofsh mirë duke parë ndeshjet!

Julius said...

Yes, për lumturinë. Smë bëhej të shkruaja gjëkundi, tani deri të premten shpresoj të dukem vërdallë.
Për komentator sportiv, po tallesh ti apo të pëlqeu me tërë mend analiza? :P
Se po ma bën qejfin shumë këto kohë dhe sesi më duket mua. :D
Capello më pëlqen nga pepinot, sepse ka atë mënyrën e vet jo shumë dhurues spektakli por tejet i efektshëm. Kur shkoi te Reali i kishte thënë presidenti të vinte bashkë në 11-çe Gago me Higuain, përdesh i ra pika...
Mendo bëri dhe Realin të luajë në mbrojtje e t'i shpifet vetja.
Nuk e di ça fati do ketë me Anglinë veç i duhet shumë kohë që ta reformojë. Deri tani një vërë në ujë ka bërë se e skualifikoi nga EURO.
Megjithatë, Milani i viteve 90-95, Roma e disa viteve më vonë, kanë luajtur futboll të bukur. (sidomos Roma)

Përshëndetje!

e paditur said...

Jul, s'po tallem, po uroj që të të mos të rritet mendja. Për shembull, e ke bërë një gabim. Nuk e skualifikoi Capello Anglinë nga Euro 2008. Ai e mori postin pas skualifikimit. Por ato miqësoret që kanë bërë deri tani, nuk kanë treguar ende fryte.

Ato komentet që shkruan më pëlqejnë sepse nuk ngelesh në fjalorin emocional të tifozëve, por bën analiza të strategjive dhe për këtë duhet gjakftohtësia e vëzhguesit, gjë që tifozët shpesh nuk e kanë se rrëmbehen nga pasioni.

Selfmaderadio said...

4:1! wow

e paditur said...

Po çbëjnë këta hollandezët? Po hakmerren për 30 e sa vjet humbje tragjike më duket. Janë shpartalluar digat, dhe uji vërshues nga Hollanda po përmbyt Europën.

Si nuk po shoh dot një ndeshje unë. Duhet të "sëmurem" ndonjë ditë nga java tjetër që të rri në shtëpi e të shikoj ndonjë gjë, psh Itali - Francë ku besoj do të "therren me thika" në fushë lojtarët, se s'kanë rrugëzgjidhje tjetër.

Julius said...

Po dale njëherë...30 vjet humbje me Italinë jo me të gjitha skuadrat.
Francën e kena rraf herën e fundit në vitin 2000 në evropian 3-2.
Tani ngelet të thyhet Portugalia se i kena një goxha borxh nga 2002 ku fitonim jashtë fushe 0-2 dhe humbëm përfundimisht 3-2 (kualifikimet e botërorit).
Pas kësaj nuk besoj se do kenë borxhe të jashtme hollandezët.
Ok do duhet tu kalojmë një llustro kortezie gjermonave dhe do jemi "për tu pirë në kupë".
:D

e paditur said...

Jul, ajo që kisha ndër mend me 30 vjet ishte krahasimi me Holanden e 1974-78, që të themi të vërtetën është ajo më entuziazmuesja (fitorja e Europianit në 1988, sado me vlerë, nuk ka pasur impaktin e famës së Hollandës së viteve '70). Pra (megjithëse unë nuk kam parë ende asnjë ndeshje), nga përshkrimet tuaja dhe rezultatet e ndeshjeve, duket sikur Hollanda e sotme është një ringjallje e asaj Hollandës së 30 e ca viteve më parë.