Saturday, June 7, 2008

Yes, we can!


Para disa ditësh takojmë në rrugë një të njohur shqiptar që na përshëndet:

- Ou, ku jeni ju mbështetësit e Obamës!
- Pse ti kë mbështet? - e pyes unë.
- Unë, unë jam i pavarur. Unë do të votoj për McCain.
- Po pse?
- Po nuk e njoh këtë Obamën, kush e di kush e ka sjellë aty ku është tani.
- Po pse nuk përpiqesh ta njohësh?

Por pyetja mbeti pa përgjigje. Sot m'u kujtua kjo bisedë kur një mik i këtij blogu më tha në një email që dhe ai do t'ia kishte dhënë votën McCain, dhe jo Obamës, megjithëse vetë ka bindje të majta. Arseja ishte e njëjtë, dinte pak për Obamën.

Sigurisht, i mirëkuptoj përgjigje të tilla. Dhe unë para shumë muajsh, kur ende nuk e njihja Obamën, më dukej e pamundur që dikush tjetër që nuk quhej Hillary Clinton, të fitonte kandidaturën e demokratëve. Por pastaj, brenda një nate dëgjova dy fjalime: një të Clinton dhe një të Obamës, dhe ndryshimi ishte si dita me natën.

Senatorja Clinton thoshte: "Më zgjidhni mua, sepse po të jem unë presidente, unë do t'ia arrij të bëj gjithçka." Senator Obama thoshte: "Motra e vëllezër, bashkojuni fushatës time, që së bashku t'ia ndryshojmë faqen këtij vendi." Një fjalim i tillë, që iu kujton njerëzve që demokracia nuk mund t'i lihet në dorë një grushti politikanësh në Washington, por që ka nevojë për pjesëmarrjen aktive të çdo qytetari, është politika që unë mbështes. Dhe nëse Obama është në gjendje ta arrijë këtë, ashtu siç premton, vota ime është për të. Nuk ka për të qënë e lehtë, por nuk ka arsye të varrosim shpresën para se t'i kemi dhënë një shans për t'u provuar.

Motoja e Obamës në këtë fushatë ka qënë: Yes, we can!

Nëse keni 4 minuta kohë, ju lutem shikoni këtë video muzikore që përmban disa pjesë të atij fjalimi që entuziazmoi miliona amerikanë dhe mua, se NDRYSHIMI është diçka për të cilën ia vlen të përpiqemi dhe SHPRESOJMË.

Elementët muzikorë dhe realizimi i videos i përkasin Will.I.Am, një nga anëtarët e grupit "Black-eyed pea".

P.S. Nëse dikush do të nxitojë të më thotë, që sesi munda ta njoh Obamën me një fjalim, dua të mbrohem duke thënë që në këta muaj, kam lexuar të dy librat e shkruar nga Obama ("Dreams of my father" dhe "The audacity of hope"), si dhe kam ndjekur rregullisht të gjitha debatet, fjalimet, e artikujt për të dhe senatoren Clinton.



18 comments:

ELAIS said...

Video interesante.
Une do kisha preferuar Hillary pikerisht sepse eshte me pak populiste dhe me me eksperience se Obama. But, I suppose conservative America is not yet ready for a woman president.

e paditur said...

E dashur Elais, në fakt çfarë ndodhi ishte krejt e kundërta. Hillary u votua nga populli (sidomos shtresat që fitojnë pak dhe nuk kanë edukim), ndërsa Obama u votua nga ata që kanë diploma dhe fitojnë shumë. Për këtë arsye për javë të tëra njerëzit e Clintonit u përpoqën ta paraqitnin si elitist, të shkëputur nga populli (Obama ka diploma nga dy Ivy-League universitete: Columbia dhe Harvard, por dhe Clinton gjithashtu nga Wellesley dhe Yale).

Nga ana tjetër, Clinton fitoi një numër më të madh votash (më shumë se çdokush në historinë e "primaries"), gjë që tregon që amerikanët nuk ishin kundër zgjedhjes së një gruaje, përkundrazi. Arsyeja që ajo nuk fitoi, ishte sepse e filloi fushatën elektorale me besimin e plotë që do ta fitonte shumë shpejt, dhe u përqendrua vetëm në disa shtete. Ndërkohë që sistemi i përzgjedhjes nuk varet nga numri total i votave por nga ai i delegatëve nga të 50 shtetet. Obama krijoi një makinë elektorale super të organizuar në të gjtha shtetet, dhe në fund ishte në gjendje të mblidhte një numër më të madh delegatësh.

Cilido që do të zgjidhej, do të bënte histori. Por historia e racizmit në Amerikë është shumë më tragjike se ajo e mysogjenismit, ndaj ndoshta ishte më mirë që një Afrikan-amerikan do ketë shansin para një gruaje të jetë president.

tropoja said...

e paditur,
nuk kisha fare kohe ne dispozicion dhe me detyrove te shkruaj dicka me deshire ketu.
Personalisht jam kunder "makinerive" ne fushata, i konsideroj si nje prej formave te shtremberimit dhe semurjes se demokracise. Megjithate ata qe bejne nje fushate te suksesshme, duhen pergezuar sepse nuk eshte gje e lehte. Tani sa i perket Hillarit dhe Obames, une jam per Hillarin, megjithese tani e gjithe diten cfare vlere ka kjo? Jo vetem sepse mendoj se ne cdo vend, eshte mire qe udheheqesi te jete me shikim dhe vemendje tek njerezit e thjeshte dhe qe kane me pak pushtet por edhe sepse Hillari ka nje eksperience si bashkeshorte e Clinton ne vitet e tij ne Shtepine e Bardhe. "Elita" nuk mbetet "jetime" edhe nese udheheqesi i vendit nuk i perket asaj, sepse kjo kategori gjithsesi ka me teper pushtet e ndikim ne shoqeri sesa njerezit e thjeshte qe perbejne shumicen. Jam dakord se fushata e Obames ishte me e pershtatur me skemen dhe me e organizuar si dhe me e efektshme. Megjithate mos pretendo se e ke njohur, edhe nese gjate presidences se tij ai nuk del jashte parashikimeve tua. Po te sjell shembullin e Shqiperise, pas nje fushate te efektshme ne korrik 2005 shqiptaret u binden te votojne pothuajse ne shumice, kete njeriun qe na udheheq tani, duke besuar tek ndryshimi i tij, koncept qe u krijua gjate fushates. Dhe ne fakt tani, te gjithe po e shikojme se nuk ka ndryshuar.

e paditur said...

Tropoja, shumë faleminderit për komentin tënd. Nuk e di sesa mund ta krahasojmë se çfarë ndodhi në Shqipëri (brenda një vere), me atë që ndodh në SHBA. Amerika ka 300 milionë banorë të përhapur në një sipërfaqe të pafund. Kjo fushata që nxori vetëm kandidatin demokrat zgjati 16 muaj rresht. Pse fitoi Obama? Sepse qe në gjendje që të mobilizonte 1.5 milion amerikanë që të kontribuonin disa herë nga 20 - 200 dollarë për të mbledhur para për fushatën dhe për të organizuar vullnetarisht në zonat elektorale. Ndërkohë, Hillary Clinton e mbaroi fushatën me 20-30 milion dollarë borxh që i ka dhënë nga pasuria e vet 100-milionëshe fushatës së vet, sepse nuk diti të organizanonte atë që quhet një "grass-root support" (megjithëse në muajt e fundit filloi të mësonte nga eksperienca e Obamës, por qe shumë vonë, dhe tani pret që Obama me fushatën e tij të mbledhë ato lekët që ajo ka borxh).

Obama është rritur nga një mama e divorcuar që në moshën 20-vjeçare (sepse e la i shoqi), që merrte "food stamps" nga shteti për të rritur të birin. Obama ka jetuar në një "slum" në Indonezi (gjatë martesës së dytë të së ëmës). Kush i di këto gjëra, nuk mund të mendojë që ai nuk përfaqëson njerëzit e thjeshtë. Fakti që ai ka shkuar në shkolla të mira, është sepse ka studiuar fort, dhe ka vënë në jetë atë që quhet "the american dream".

Problemi është që në Amerikë, racizmi dhe konsvervatorizmi përfaqësohet nga shtresat më pak të edukuara, që fatkeqësisht janë dhe më të varfërat. Pra fakti që Obama nuk u mbështet shumë nga ata që ti quan njerëzit e thjeshtë, nuk kishte të bënte me Obamën si person, por me racën e tij.

Obama qe në gjendje të mundte makinerinë disa-herë të suksesshme të familjes Clinton (2 presidenca, 2 fushata për Senat), një gjë që para 1 viti askush, askush nuk e mendonte të mundur. Dhe këtë e bëri, sepse njerëzit patën besim në mesazhin e tij gjithëpërfshirës, post-partizan, dhe e mbështetën në masë.

Por sigurisht, do t'ia lëmë të ardhmes të gjykojë, nëse Obama ishte thjesht një meteor.

Parrulla Armiqesore said...

epaditur, nuk bezdisem me ata qe me te drejte nuk votojne per Obamen ngaqe nuk e 'njohin' edhe kur nuk bejne perpjekjen me te vogel per ta njohur ate dhe platformat e tij. Ama, cdo dite e me teper degjoj nga shqiptare (edhe nga disa qe e mbanin vetem per te zgjuar) deklarata te tipit "Nuk votojme per Obamen se ai mbeshtetet nga lobi serb". Deklarata te tilla jo vetem qe shfaqin nje lloj dembelizmi per te vleresuar nje kandidat pertej interesave te kombit shqiptar/kosovar por shfaqin nje indiference totale ndaj politikes lokale. Akoma me keq eshte klientalizmi dhe 'lobi' shqiptar qe hiqet sikur perfaqeson interesat e shqipetareve dhe mundohet ti influencoj me arsyetime kaq infantile e te ceketa sa te vjen turp nga vetja. Ne njeren ane flitej per Clinton dhe lidhjet e saja me Kosoven dhe perkrahjen totale qe meritonte per kete. Ne anen tjeter ke Joe Dioguardin qe po perpiqet ti mbush mendjen komunitetit se McCain eshte kandidati i shqipetareve a thua se ky ka luftuar perkrah UCKse. Kam pershtypjen se qe te dy palet manipulojne emocionet per ceshtjen e Kosoves edhe tani qe pavaresia eshte e jona duke menjanuar tema si ekonomia, emigracioni, shendetesine sikur per te na thene ... he se ju shqiptaret skeni pse ta vrisni mendjen per keto gjera se keni Kosoven problem per te zgjidhur. Edhe per sa kohe do vazhdoje komuniteti ne SHBA te mbetet peng i vetvetes?

e paditur said...

Përshëndetje PA dhe mirëseerdhe. Të falenderoj shumë për komentin, sepse isha vërtet pa dije që një numër i madh shqiptarësh të Amerikës qënkan kundër Obamës, dhe aq më tepër që paska përpjekje të organizuara për të orkestruar një qëndrim të tillë.
Jam vërtet e çuditur, sepse nuk e kuptoj ku bazohet frika që Obama do të ndryshojë kursin e politikës amerikane në lidhje me Kosovën. Më kujtohet fare mirë një debat ku ai u pyet përsëdrejti për këtë temë dhe ai tha pa ekuivoke që për Kosovën nuk ka kthim prapa dhe i uroi popullit kosovar ndërtimin e një shteti demokratik, etj.
Po ndoshta qëndrime të tilla nuk janë shumë ndryshe nga ato të atyre që fantazojnë që Obama është mysliman dhe papritmas do ta kthejë Amerikën në një republikë islamike, apo që është kundër çifutëve dhe do të braktisë Izraelin. Duket sikur këto grupe, në pamundësi për t'u angazhuar në një debat realist mbi ato çka mund të arrijë ose jo Obama, projektojnë frikërat e tyre të vjetra në imazhin e tij ende të pashkruar. Mendoj gjithashtu që një komponente e fortë racizmi latent përpiqet të racionalizohet përmes tezave të tilla.

Bashkohem me ty që është e papërgjegjshme që komuniteti shqiptaro-amerikan nuk përkrah temat sociale të Obamës dhe demokratëve (që janë vërtet temat e një komuniteti emigrantësh), por mendon që një president duhet zgjedhur vetëm në bazë të mbështetjes ose jo të çështjes kombëtare.

Selfmaderadio said...

e paditur,

lojerat me komunitetin e shqiptareve jane te njejtat me ato te latinamerikaneve dhe me te tjereve: 1. luhet me ate argument per te cilin komuniteti eshte me i ndjeshem, 2. dergohet si mediator nje figure qe ka autoritet te madh ne kete komunitet.
Tani, per shqiptaret kosova eshte akoma problemi me i madh se ai i jetes se perditshme ne amerike, sepse komuniteti shqiptar, po t'i referohemi statistikave te tua, ose 1. eshte akoma i paintegruar dhe keshtu qe jeten e perditshme e koncepton ne kornizen e jetes se djeshme qe luhet ne nje hintergrund tjeter (qe ai e perdor per ta nxjerre ne fotografi per t'u treguar te tjereve, por ndoshta me shume vetes, se ku jeton, 2) ose eshte i integruar (dhe si i tille i rehatuar) por konservativ.
Persa kohe qe praktika amerikane e zgjedhjeve zhvillohet keshtu, edhe keto lodera do te vazhdojne te ekzistojne dhe te shtojne numrin e zgjedhesve per kete apo ate kandidat. Ajo qe do te ndryshoje ne te ardhmen ne komunitetin shqiptar do jete raporti midis rastit 1 dhe rastit 2, por ndoshta edhe fakti qe komuniteti do copetohet gjithmone e me shume, jo vetem sepse Kosova mbas kater viteve nuk do perdoret ndoshta dot si karte, por edhe sepse shtresa e edukuar dhe aktive ne jeten shoqerore e shqiptareve do te rritet.

Sa per Obaman, mua me duket aktor shume i mire qe di t'i luaje mire te gjitha kartat; qofte edhe ate te biografise personale. Por, ne rast se zgjidhet jam shume kurioze te shoh se si do bej te mundur ndryshimin dhe me cfare kostoje.

Mua, nuk me habit asgje nga lodra presidenciale; eshte perllogaritje strategjike dhe taktike; mua me habit vete ekzistenca e saj ne kete forme qe eshte: sasite e medha te dollarit qe hidhen ne keto gara presidenciale ... es ist krank!

e paditur said...

Self,

welcome back! Ich hatte Dich vermisst. Analiza jote është vërtet interesante, dhe uroj që të vijë shpejt dita kur shqiptaro-amerikanët të mos manipulohen kaq haptazi dhe të investojnë më shumë kohë në kuptimin e politikës amerikane.
Ti thua që "es ist krank" sasia e parave që harxhohet. Kjo ka të bëjë kryesisht me tregun shumë të fragmentizuar mediatik që ekziston në Amerikë. Këtu nuk ka një TVSH dhe një Top Channel që ta shikojnë të gjithë, dhe ja ku u bë "njohja e kandidatëve". Këtu çdo zonë gjeografike ka një numër të madh mediash lokale dhe në çdo shtet, duhet t'i paguash këto media (me çmimin e tregut) për çdo reklamë. Sasia më e madhe e parave harxhohet në këtë mënyrë. Sidomos për Obamën kjo ishte e domosdoshme, sepse nëse Hillary Clinton kishte një 100% "name recognition", Obamën e njihnin vetëm pak miliona demokratë (në 2004 ai ka mbajtur një fjalim në konventën e Partisë Demokratike që i ka bërë shumë njerëz të mendojnë që ai mund të jetë e ardhmja e demokratëve.)
Revolucioni që bëri Obama ishte që nuk pranoi kontribute nga lobistët dhe organizatat partizane (PAC = political action committee), por krijoi një rrjet donatorësh nga njerëzit e thjeshtë, duke i bërë ata pjesëmarrës aktivë në fushatën e tij. Për aq kohë sa këto lekë dhurohen pa "strings attached", atëherë mund të kemi shpresë që Obama nuk do t'i shërbejë këtij apo atij grupi të ngushtë interesash.

Pyetja pastaj sesi ai do të arrijë të sjellë ndryshimin në Amerikë, është ajo që na mban të gjithëve të interesuar në fushatën e tij.

Selfmaderadio said...

Mos ma ver re mungesen. Jam pak jashte sensit te kohes ne moment.

Para se te harroj, hidhi nje sy forum 2015, tek publikimet, ka nje artikull ne pdf per diasporen.

Sa per manipulimin, zgjedhjet jane nje manipulim; nga fillimi ne krye. Ka nje ekip te tere qe drejtojne fushaten e kandidatit dhe qe mundohen ta formulojne ate ne baze te asaj tematike qe ky grup mendon se ka me shume sukses.

Qe shqiptaret manipulohen, nuk eshte as cudi dhe as dalje nga rregulli. Per me teper qe shqiptaret nuk kane asnje trashegimi politike zgjedhore as ne vendet e tyre: ne shqiperi komunizem, ne kosove pushtim. Ku do edukoheshin keta njerez me imunitetin perballe manipulimit? Pastaj, shoqeria shqiptare eshte klanore dhe e bazuar ne hierarkine e autoritetit (mashkull). Plus, qe amerika nuk i pengon njerezit te jetojne ne getho te bazuara ne nacionalitet. Keshtu jetojne edhe shumica e shqiptareve ne qytetet e medha (me ato garat e tyre me komshiun nga lagja apo qyteti i lindjes; nuk e di pse nuk behen ca studime mbi keto sjellje te dispores sepse jane shume interesante, presioni i grupit eshte shume i madh, dhe ne varesi te edukimit, ose i mabn ne vend ose i con perpara ne zhvillim. Nejse, ketu eshte nje teme qe mund ta diskutojme gjithe diten e perendise.) Keshtu qe votohet unanimisht ne klan, votohet ajo qe thote burri, qe thote ai burri i ndershem qe ke takuar ne kafe qe i di te gjitha se ka bere shkollen ne filan universitet, ose ai burri tjeter, qe eshte shok i ngushte me ate burrin qe thashe me pare. Plus, qe me zgjidhjen e ceshtjes se kosoves, shqiptaret pervecse arriten nje fitore historike, kane varur edhe nje nder per te shlyer ne qafe per ameriken. Tani, amerika eshte shume abstrakte, dhe nuk mund t'ja kthesh nderin nje termi abstrakt. NJeriu kerkon konkreten dhe e gjen ate ne figuren e ATIJ qe i beri kete nder (uu c'ka bere ai apo ajo per mua, duhet t'ja kthej nderin se s'ben). Keshtu, qe shqiptaret do ja kthejne nderin atij qe ja varin medaljen e kosoves; ose me mire atij qe medaljen e kosoves e perdor me mire. Tani, se ksuh e perdor medaljen e kosoves me mire eshte edhe ceshtje perllogaritje. Pyetja a ja vlen? duhet te jete vendimtare. Komuniteti shqiptar nuk eshte dhe kaq i madh, keshtu qe Obama ka shume mundesi qe eshte perqendruar tek latinot, qe jane bere faktor shume i rendesishem neper zgjedhje (kujto se si i perdori Bushi per zgjedhjen dhe rizgjedhjen e tij). Nderkohe qe konservativet e kane pasur me DioGuardin historikisht nje kembe brenda komunitetit shqiptar dhe as nuk kane nevoje t'ua kujtoje njeri.

Kthehemi prape ke ajo tema e shumeperfolur e evolucionit.

Ai grupi i punes se Obama u tregua i zgjuar, sepse ne keto kohera krizash, pas 8 vjet Bush dhe sherbim klases se oligarkeve, ai i flet komunitetit; strategji e mire shume per t'i zgjuar njerezit ose per te cliruar energjine e idealeve. Edhe ai vete eshte i ri. Kam frike, se te njejtat arsye mund t'i trembin njerezit ne fazen perfundimtare te zgjedhjeve dhe te votojne per mccain qe ofron pervojen dhe ndryshimin pa revolucion; sepse njeriu eshte qenie konservative!!!!

e paditur said...

Self,

nuk e gjej dot atë artikullin PDF, më jep ndonjë link më konkret.
Shumë interesant shpjegimi për mënyrën si votojnë shqiptarët. Ngaqë jam e shkëputur nga komuniteti nuk kam pasur rast që të vëzhgoj një fenomen të tillë. Nga ana tjetër, unë vetë jam një "political junkie", që ushqehet tërë kohës me informacion politik, dhe harroj që të tjerët nuk e kanë kohën apo mundësinë për të përtypyr sasi të mëdha informacioni.

Jam ca skeptike në lidhje me faktin sesa mund të manipulosh në këtë lloj zgjedhjesh në SHBA. Vërtet ekipi i fushatës zgjedh mesazhin, por përballja konstante me publikun dhe masmediat i detyron kandidatët të dalin nga zona e tyre e komfortit dhe të përballen me pyetje e situata jashtë kontrollit të tyre. Aq më tepër tani në "moshën e Internetit" ku çdokush mund të publikojë dhe analizojë gafat e kandidatëve, lajmet përhapen shumë shpejt, dhe papritmas çdokush (dmth të gjitha mediat) flet për një event të ndodhur qoftë dhe në një ambient privat. Kjo ka bërë që shtabet shpeshherë të merren më shumë me reagimin ndaj situateve të tilla jashtë kontrollit të tyre, sesa me përcjelljen e mesazheve të tyre të paketuara sipas dëshirës.
Pastaj këtu në Amerikë nuk është si në Shqipëri ku një politikan shqiptar e sajon biografinë e tij, dhe askush nuk merr mundimin të verifikojë ato masterat e diplomat. Këta gazetarët e këtushëm nuk kanë lënë fshat të Kenias, të Indonezisë, shokë shkolle, lagjeje, mësues, komshi, etj. etj. të Obamës pa vizituar, intervistuar, kontrolluar, etj. Për të mos folur për presionin që i bënë senatores Clinton për të deklaruar të ardhurat e familjes (të vetes dhe të shoqit) për këto 7 vitet që s'kanë qënë në shtëpinë e bardhë, apo axhendën e veprimtarive të zhvilluara gjatë viteve si Zonjë e Parë, në mënyrë që të verifikonin se a kanë bazë supozimet e sen. Clinton, që ajo ka qënë aktive në vendimmarrje.

Pra e mira e SHBA është që ka burime neutrale, liberale, dhe konservative që merren me mbledhjen dhe verifikimin e fakteve. Kush ka dëshirë të jetë i informuar i ka të gjitha mundësitë. Nëse nuk do pastaj, është tjetër punë.

Selfmaderadio said...

"Kush ka dëshirë të jetë i informuar i ka të gjitha mundësitë. Nëse nuk do pastaj, është tjetër punë."

nuk eshte kaq e thjeshte. Kur thua qe nuk duan, ti presupozon se duke pasur te gjitha kushtet e tjera te plotesuara, keta njerez zgjedhin opsionin e mos te informuarit. Ka shume njerez qe nuk i kane as mundesite dhe as luksin per te diskutuar tema te tilla. Qe nuk e kane fare te edukuar vetedijen politke sepse kane luftuar gjithe kohes per mbijetesen.

e paditur said...

Në SHBA, pjesëmarrja në votime është 54% (çuditërisht po aq sa Zvicra që ka demokraci direkte, shih ketu. Ata që s'kanë vetëdije politike besoj që përbëjnë shumicën e atij 46% që nuk shkon fare të votojë. Pastaj që të votosh në SHBA duhet të rregjistrohesh disa javë më parë (të paktën në shumë shtete). Kush nuk nuk e quan si detyrë qytetare pjesëmarrjen aktive në demokraci, as nuk është lodhur të rregjistrohet. Prandaj në fakt, aktivistët shkojnë shtëpi më shtëpi që t'i binden njerëzit të rregjistrohen (duke iu plotësuar dhe formularët), që të paktën këta njerëz të kenë të drejtën për të votuar, nëse kanë dëshirë.

Parrulla Armiqesore said...

Self/Epaditur
First, apologies for the English po orar pune!

I am not entirely surprised with the appeal to nationalist sensibilities as a way of securing loyalty for one or another candidate, and this is not the first election for this to manifest. But always, things just aren’t that simple!
For as long as the community is in constant flux (emigrants are constantly flowing in which regenerates the community and thus delaying its coagulation and total assimilation) these issues will act like bait to draw the community in a closer relationship with the political body, which I find is merely an illusion. Its become customary to invite a politician to just about every event, usually servile, low-ranking ones who are desperately trying to affix themselves to a group to legitimize their position as a ‘public man’ or even ones nearing retirement who hope to squeeze one last good deed before they head to Politician Heaven, and every so often a celebrity one too who is lured in through lucrative honorariums. To the Albanian community (I have in mind the select few who actively announce themselves as the leaders of this fictional collective) the politicians are merely a way of gaining a stamp of approval, and securing legitimization of themselves and not really essential to the cause --- whatever that may happen to be.
In my opinion, the relationship with politicians is very superficial and everything is blown out of proportion and meager accomplishments are reinterpreted like divine powers. Albanian leaders hope to gain credibility in the community by associating with politicians and have their authority rub off on them. DioGuardi was somebody and then a nobody who became somebody by persistent association with the Albanian community. He has cast himself in a favorable light by securing patronage within his party through the Kosova cause. He has used the Kosova case as leverage for keeping his toes in political waters and now that independence has been granted he is poised to assume a more central role in politics. So his endorsement of McCain is almost a personal choice which is reinterpreted as ‘good for the community’. He and others like him have relied on the community and their grievances to better position themselves and their interests; all the while feigning that the concern is of the whole community and that they are merely its spokesperson. To the average Albanian living in America politics is a muddy pool and the only way they can make sense of it is to use Kosova and other nationalistic issues as a litmus test. Its laziness and not an overwhelming patriotic sense that prompts them to vote one way or another… Kosova may become the easy way out of having to really take into consideration each of the candidates in depth. Leaders make ample use of this reality and they spin this to their benefit. There are obvious generalizations above but for the most part this functions without an explicit arrangement by anyone. I think for those Albanians who are active in observing religion this takes another form but the formula that SMR gave above applies without a doubt. For Albanians there is no choice between a woman and a black man. If Hillary had any sympathy it was because she was Bill Clinton’s wife. Albanians will admit to this with no shame. The community here is divided by geography (Mal i Zi, Kosove, Shqiperi, Maqedoni) and by religious affiliation and this has created a race of who will support who often creating bitter divisions over politics that most of the community is alien to.

Selfmaderadio said...

"Its become customary to invite a politician to just about every event, usually servile, low-ranking ones who are desperately trying to affix themselves to a group to legitimize their position as a ‘public man’ or even ones nearing retirement who hope to squeeze one last good deed before they head to Politician Heaven, and every so often a celebrity one too who is lured in through lucrative honorariums. To the Albanian community (I have in mind the select few who actively announce themselves as the leaders of this fictional collective) the politicians are merely a way of gaining a stamp of approval, and securing legitimization of themselves and not really essential to the cause --- whatever that may happen to be."

It has become customary ...

Le te shohim pak ne fillim te historise. Kur shqiptaret erdhen ne amerike, nuk ishin ne gjendje te dallonin se cili politikan ishte low ranking dhe kush jo. Per nje te ri, boll fjala politikan dhe miqesia me te jane te mjaftueshme per te krijuar euforine. kjo eshte nje sjellje e importuar nga shqiperia komuniste, ku miqesia me nje te rendesishem ishte ndoshta suksesi me i madh i individit. Bile, rendesia e ketij miku do te fryhej e sterfryhej duke rritur automatikisht vleren ne pazarin e mburrjeve dhe vlerave te individit. Kjo filloi te aplikohej biles edhe ne cift, ku gruaja kerkonte ose djalin e dikujt, ose gjeniun, ose djalin qe kishte tezen ne amerike, ose djalin qe kishte qene jashte. Dhe e kunderta.
Ky eshte nje moment i arte per te dy palet; sepse politikani gjen nje nish te ri profilimi, shqiptari emigrant gjen kontakte te fuqishme. Ketu fillon dhe ndertohet nje simbioze te ciles i qendrohet lojale nga te dy palet sepse askush nuk humbet asgje per sa kohe qe nuk ka nje opsion me te mire. Nga ana tjeter, kjo formule e sukseshme, siperfaqe apo jo, e ka suksesin tek aftesia riprodhuese, tek penetrimi ne nje komunitet. It is superficial, but funksional.

Ceshtja e perfaqesimit varet se nga e shohim, nga cili nivel. NUk me rezulton se ne amerike ka nje komunitet homogjen shqiptaresh, keshtu qe eshte e pamundur per ndonje shoqate te jete gjitheperfaqesuese. Cdo organizate perfaqeson interesat e nje segmenti te caktuar te komunitetit. Deshira per komunitete unike eshte thjesht nje deshire, nje fiction alla waso pasha.
Nga ana tjeter, ne se nje organizate X arrin te imponoje, te binde nje komunitet mbi zgjedhjet ne nje votim, atehere me duket se kjo organizate ka nje pushtet qe del jashte siperfaqesores. Nese ti e ke fjalen per ate shoqaten qe une kam ndermend, dhe kjo shoqate arrin ta bindi komunitetin se duhet te votoje per macainin, atehere kjo organizate me modelin e njeriut qe militon ne te ka arritur te krijoje nje model qe terheq, nje model qe udheheq, nje model te suksesshem.

Per pjesen e dyte te komentit tend, e besoj qe komunitetet jane te ndara. Por, une besoj se ghetoizimi qe amerika toleron ne keto permasa ka doren e vet ketu. Ne pergjithesi, siperfaqesorja eshte nje lloj praktike qe edhe stimulohet ne amerike; qesh gjithmone, shih pozitiven, komunikimi me te panjohurin (ose me mire hapja e zorreve te barkut me nje njeri qe sapo e ke takuar). Po ashtu, amerika - enderra amerikane ka nje dore te rendesishme ne krijimin e organizatave te mesipermeve qe luajne me modelin e shqiptarit-emigrant qe ashtu si nje amerikan i mire do fene, familjen, atdheun dhe dollarin. Keto jane klishe te riqarkulluara dhe qe do te funskionojne ne cdo komunitet qe vjen nga varferia, dhe ca me shume me njerez qe vijne nga nje vend komunist dhe qe nuk jane mesuar as te mendojne ne menyre te diferencuar, por edhe qe te dale nga nje realitet ekstrem kane tendencen te perqafojne nje pozicion ekstrem. Dhe duke perqafuar nje pozicion ekstrem edhe iniciojne kunderreaksione ekstreme.

Parrulla Armiqesore said...

"It is superficial, but funksional."


The argument of functionality can only be tolerated so far... and, I do hope you are not that easily pacified with the simple truths it guarantees. As I explained, this functionality is suspect because it benefits a select few dhe po merr ne qafe te tjeret. The shortest distance between two points is just that ... a damn shortcut.


What you say in regard to ghettoization is for the most part true but America doesn't simply tolerate it. It has actively promoted ghettos through red lining practices and other policies.
I am sure that you are aware of similar European examples but I sense that each time you comment on ghettoization you imply that those who participate it in are somehow handicapped at assimilation unlike those who find themselves embracing the host characteristics. E them kete sepse nuk eshte hera e pare qe shoh te shprehesh keshtu dhe jam shume kurioze te di si e percakton getoizimin e komunitetit shqiptar ne SHBA. Nuk e mohoj qe ekziston ne nje trajte apo nje tjeter.

Selfmaderadio said...

Ne zvicer ka nje politike aktive qe nuk lejon perqendrimin e nje komuniteti te huajsh mbi nje vlere te caktuar. Thuhet se perqindja 20% eshte vija kritike per ghetoizim.

Kur flas per ghetoizim nuk e kam fare ndermend asimilimin. Kam ndermend nje dukuri tjeter: dinamiken e grupit dhe mbi te gjitha presionin e grupit mbi individin qe con ne homogjenizim. Sa me i madh presioni aq me i madh homogjenizimi.

Sa per nenvizimin qe bere, a mund te zgjerohesh pak se si po merren ne qafe te tjeret? Ne cilin nivel?

une njoh realitetin e organiztave shqiptare ketu ne Zvicer. Te gjitha krijohen me mendimin se do kontribuojne per komunitetin. Eshte e vertete se qeveria kur kerkon te komunikoje me komunitetin ju drejtohet ketyre organizatave, dhe pikerisht atyre qe kane edhe autoritet me te madh. Nga eksperienca ime ve re se shoqatat kane tendencen te humbin rendesine per komunitetin pas disa vitesh; organizata qe para 10 vjetesh ishin ne qender mediatike tani nuk i kujton me njeri. Sepse, po rritet brezi i femijeve qe kane shkuar neper shkolla dhe rrugen per te ecur ne jeten e ketushme e kane mesuar atje. Vendin e organizatave mobilizuese dhe patriotike po e zene organizata qe profilizohen ne problemet aktuale te komunitetit si psh: arsimi. Ka nje dinamike pozitive.

GOMARI ATEIST said...

Sado qe Barak Obama fitoi duelin elektoral me Hilary Klinton mbetet te zhvillohen zgjedhejt presidenciale qe te mesohet triumfatori i vertete.
Te gjithe pame se si ne zgjedhjet e meparshme fitoi perseri BUsh junior.Me gjithe antipatine e madhe qe ushqente populli amerikan ndaj tij.
Me duket e fryre te thuash se Barak Obama eshte inovator dhe perfaqson interesat e shtresesh se thjeshte te popullsise.Se mos eshte vetem Obama me dy a tre unioversitete.yhy ne shqiperi po mbarojne te katertin dhe te pestin,madje universitete ne kohe te ndryshme.Mos u ndalni te ky argument,por mendoni vetem kaq,gje qe eshte thene dhe me siper edhe nga selfi.Valle Obama do jete ai qe do ia ndryshoje faqen Amerikes?Me gjithe premtimet e tij per ndryshim?
Ajo qe une pres te shoh eshte perplasja direkte Mccain-Obama.
Aty do shohim se sa e ka bindur popullin amerikan ai.Mua nuk me intereson fare te them te drejten as per kureshtje personale,e pare kjo si kuriozitet,se kush fiton.Por amerikanet na kane mesuar se asgje nuk eshte e mundur deri ne castin e fundit kur kane dale rezultatet e votimeve.PO u kujtoj perseri Xhorxh Bush Junior qe ka ne kurriz njollen me te pashlyshme ne historine amerikane,11 shtatorin.
Obama po i sherben se miri partise se tij ne rradhe te pare dhe kjo nuk do vonoje te shikohet.Per sa i perket interesave te popullsise,nowdays te gjithe ashtu pretendojne.por kjo çeshtja e ketyre "tipave" qe e kane fituar gjithcka me perpjekje te tipit "Yes we can" eshte nje prralle me mbret dhe asgje me shume.Dhe obama eshte nje prodhim i saj ne vazhdim.

Ajo e mua me shqeteson,sepse nuk eshte dicka e vertete,eshte se do mbashet si i pari president me ngjyre ne historine amerikane.dhe jo si dicka me buje por sepse do jene pikerisht shtresa e popullsise afro-amerikane qe do i bejne jehone.
sa per ndikimin e komuniteteve shqiptare ne lobet politike dhe animin ee tyre politik?thjeshte jane nje pike uji,por jo ajo pika qe ben goten te derdhet ,por ne nje oqean te pamate.Dmth-ne pa rendesi.ose edhe nqs do kete pak fare do e humbase te nesermen.çeshtje kohe.asgje me shume.
Obama ka fatin mos te perfundoje si Martin luter king.sepse po jeton ne nje kohe tjeter dhe do jete i kenaqur me kaq sa arriti.
Imagjinoni te fitoje ne shqiperi nje pefaqsues i minoritetit grek...


sidoqofte nuk mund te mos u pergezoj per bisedimin qe eshte bere.e mua falmani pse po perpiqem te them qe akoma perfundimi duhet thene.
Dhe se As obama as mccccain,as clinton nuk dalin jashte politikes se nje shtrese te caktuar sado qe perpiqen ta veshin me interesat e nje shtrese sa me te gjerete popullsise.

e paditur said...

PA dhe Self, ju falenderoj shumë për dialogun, e futët në një udhë që po më edukon për gjëra që nuk i kam përjetuar, megjithë 10 vitet e emigrimit, sepse s'kam qënë asnjëherë pjesë e ndonjë komuniteti emigrantësh.

Pikërisht kjo mungesë eksperience ma bën dhe të pamundur të marr pjesë aktive në dialog, por ju jeni të mirëpritur/a të vazhdoni diskutimin. Besoj që të gjithë ne që lexojmë e quajmë me vlerë.

@Kapiten, na kishte marrë malli për vizitat e tua :-) Unë them që në 2004 nuk kishte ende një front të kristalizuar anti-Bush në Amerikë. Lufta në Irak ende po shkonte mirë, ekonomia ende nuk kishte pësuar ndonjë rënie të ndjeshme, dhe John Kerry (po ashtu si Al Gore 4 vite më parë) shikoheshin si shumë "not in touch" me popullin, për t'u konsideruar si figura alternative ndaj Bushit.
Ti thua me të drejtë që "qesh mirë kush qesh i fundit", por unë besoj që nuk duhet quajtur pa vlerë mobilizimi që ka mundur të ngjallë kandidatura dhe fushata e Obamës, sidomos tek rinia (por dhe të tjerë që thonë me plot gojën që kanë 40 vjet që presin për një politikan që iu ka ringjallur pasionin për pjesëmarrjen në politikë). Sesa do të përkthehet në vota ky mobilizim dhe entuziazëm mbetet të shikohet, por unë nuk e kam qejf cinizmin. Më pëlqen të jem optimiste, aq më tepër që kam ku e bazoj këtët optimizëm.

Ah, dhe një saktësim. Bushi mund të ketë shumë të këqija, po nuk mund t'i vësh në kurriz tragjedinë e 11 Shtatorit. Luftën e Irakut dhe Guantanamonë, kufizimin e të drejtave civile e gënjeshtra të ndryshme po, por jo aktin terrorist të 11 Shtatorit.