Sunday, June 15, 2008

Yellow

Një nga grupet e mi të preferuar muzikorë është Coldplay. Me 17 Qershor del në qarkullim albumi më i ri i tyre, i titulluar "Viva la Vida or Death and All His Friends". Megjithëse në vitet e fundit Coldplay është bërë një nga grupet më të famshëm e suksesshëm në shkallë botërore, kënga ime e preferuar prej tyre mbetet një këngë dashurie nga albumi i tyre i parë e jo shumë i njohur, "Parashutes", e titulluar "Yellow".



Kush është kënga juaj e preferuar nga Coldplay?

7 comments:

Rocky Girl said...

Ohh thnx për CP dear!!! Chris ka një zë shumë sensual.
E preferuara ime?! Vështirë me zgjedh, po kështu a due piedi do thoja "Trouble" ose "I fix you"

e paditur said...

@Rocky_girl, ashtu është, zëri i Chris është shumë tërheqës. Jam kurioz ta dëgjoj në këtë albumin e ri, sepse thotë që nuk ka përdorur më falcetot.
Më kujtohet hollësisht momenti kur kam dëgjuar për herë të parë "I'll fix you". Kam mbetur e paralizuar, ishte një eksperiencë shokuese. Më vonë pastaj më ka pëlqyer shumë dhe "Talk" tek albumi "X&Y".

belle_fleur said...

Makes three of us that like Chris. His voice is magical, i like him a lot!

Cheers ladies!

Selfmaderadio said...

Kjo eshte edhe kenga ime me e preferuar prej CP; gjithashtu edhe CDja me e preferuar e Coldplay.

tropoja said...

kenga ime e preferuar nga Coldplay? I ke ra pikes me prurjen video.
pershendetje!

N.Ago said...

Asnjë! :)
Humbas gjë?
Fundjavë të qetë e të çlodhshme!

e paditur said...

@N.Ago, sigurisht që nuk humbet asgjë. Sa gjëra më të rëndësishme ka në botë se një grup rroku. Faleminderit dhe fundjavë të mbarë dhe ty!

@Tropoja, më bëhet qejfi që të pëlqen dhe ty.

@Self, si thua sikur të bëjmë një krahasim të ADN-ve. Patjetër duhet të kemi ca grupe genesh që na bashkojnë :-)

@Belle, cheers to you dear! The magic is also in the heart of the listener.