Para disa ditësh, në blogun
Parisi një dashuri pa fund u diskutua për statistikat që WordPress u ofron blogshkruesve të kësaj platforme.
Eni/Albtranslator vuri në dukje që nuk kishte mundur të gjente një funksion të tillë për bloget që strehohen nga Blogger. E bërë kurioze sesi Google (që është kompania që zotëron dhe Blogger) nuk paska vënë në qarkullim një program të tillë, iu futa kërkimit dhe gjeta përgjigjen. Quhet Google Analytics dhe është një platformë për të mbledhur statistikat e përdorimit të një websajti, pavarësisht nëse është një blog apo websajt tradicional.
E rëndësishme është që blogu/websajti t'i përkasin personit që do të vërë në punë Google Analytics, meqë është e nevojshme të shtosh ca rreshta kod në faqet përkatëse (dhe vetëm administratorët e faqeve e kanë këtë të drejtë).
Unë e vura në funksionim për blogun tim, dhe brenda 24 orëve fillova të shikoj rezultatet, të cilat janë shumë të detajuara, ndoshta ngaqë janë menduar për t'u vlejtur personave që kanë interesa fitimi për websajtet e tyre (përmes reklamave nga AdGoogle).
Për ata që janë të interesuar për të vënë në punë Google Analytics, po tregoj hapat që nevojiten.
2. Në faqen e hapur, djathtas, keni mundësinë të logoheni me adresën tuaj të emailit (psh,
emrijuaj@gmail.com).
3. Në faqen e re, klikoni butonin "Sign Up".
4. Vendosni URL e blogut/websajtit tuaj në rreshtin e treguar.
5. Do ju dalë një faqe e re e quajtur "Analytics: New Account Signup", këtu mjafton të vendosni vetëm shtetin (pa dhënë të dhëna të tjera) dhe do të kaloni në faqen e pranimit të licensës së programit. Këtu mos harroni të zgjidhni: Yes, I Agree.
6. Shtypni butonin "Create new account". Këtu do të ju dalë një faqe e re që përmban dy opsione. Klikoni tek opsioni "New Tracking Code (ga.js)". Do t'iu shfaqet një program i vogël (i quajtur skript, i shkruar në gjuhën e programimit JavaScript). Kopjojeni në ndonjë dokument bosh të gjithë kodin që ndodhet brenda katrorit.
7. Shtypni butonin "Continue" në fund të faqes. Me kaq mori fund procesi i rregjistrimit tek Google Analytics.
Ka ngelur dhe fare pak punë. Udhëzimet e mëposhtme janë për atë që kanë një blog tek Blogger.
1) Hapni blogun tuaj, siç e hapni zakonisht për të shkruar një postë të re.
2) Klikoni tek elementi "Layout" (e gjeni në pjesën e sipërme).
3) Klikoni tek elementi "Edit HTML".
4) Gjeni fundin e kodit HTML që do të shfaqet brenda katrorit, dhe pikërisht para rreshtit </body> kopjoni kodin Javascript që ruajtët në hapin e mësipërm 6).
5) Shtypni "Save Template".
Kaq ishte. Kjo që sapo bëtë, bën të mundur që sa herë të krijoni një postë të re, kodi HTML që krijon faqen të përmbajë automatikisht këtë kodin Javascript që shkon e i jep të dhëna Google Analytics, sa herë që dikush hap këtë faqe në blogun tuaj.
Mbas 24 orësh, logohuni sërish tek
https://www.google.com/analytics/home/. Aty do të ju dalë një tabelë ku ndodhet lista e websajteve që keni nën vëzhgim. Klikoni tek "View Reports" dhe zhytyni në botën e statistikave që ju ofron Google Analytics.
Tena tek
Parisi një dashuri pa fund ishte e interesuar për ato fjalë kyçe që bëjnë njerëz të panjohur të gjejnë faqen e blogut përmes një motori kërkues si Google. Meqë ajo kishte publikuar listën e vet, unë po vë këtu atë që mora unë për blogun tim. Për momentin, shprehjet duken të gjitha normale.

Bëfshi qejf duke gërmuar statistikat!
P.S. Kush ka pyetje ose probleme me vënien në funksionim, të lërë një pyetje dhe do të përpiqem të ndihmoj.