Tek diskutonim për mungesën e prezencës në Internet të faqeve të disa departamenteve të Universitetit të Tiranës në blogun Selfmaderadio, vendosa të bëj ca më shumë kërkime për këtë dukuri. Rezultatet e mëposhtëm janë grumbulluar më datë 15 Korrik 2008 dhe i përkasin motorit të kërkimit Google.
Nëse kërkon për "Universiteti Politeknik i Tiranes", si rezultat i parë del një faqe me titullin:
fieindex.html me adresë: www.upt.al/
Kjo adresë nuk funksionon. Asnjë nga 10 adresat e listuara në faqen e parë nga Google nuk janë adresa të UPT ose të ndonjërit prej fakulteteve të tij. Edhe faqet e mëtejshme nuk listojnë adresa që t'i përkasin këtij universiteti. Pra prezenca në Internet e UPT në këtë moment është zero.
Nëse kërkon për "Universiteti i Tiranës", merret i njëjti rezultat si për UPT, pra faqja që nuk funksion:
fieindex.html me adresë: www.upt.al/
Sidoqoftë në vend të pestë gjendet faculty of natural sciences, adresë që të drejton tek një faqe në gjuhë angleze për Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Faqja ka dhe një buton për gjuhën shqipe. Një vështrim i programeve të degëve zbulon që ato i përkasin ende sistemit të vjetër 4 ose 5-vjeçar dhe jo atij 3+2 që është instaluar vitet e fundit. Kjo tregon që faqet kanë vite që nuk freskohen. Në vend të nëntë gjejmë "Universiteti Bujqësor i Tiranës", dhe një faqe që nuk është rifreskuar që nga viti 2004. Në vend të dhjetë gjejmë "Botanical Garden Universiteti I Tiranes", por faqja nuk i përket UT, por një shoqate me titullin "Botanic Gardens Conservation International". Më kot klikon faqet e rezultateve nga 10-20, 20-30, etj. As faqja kryesore e UT dhe as faqe të fakulteteve të tjera të tij nuk janë gjetur dot nga Google.
Nëse kërkon për "Ministria e Arsimit", ashtu siç dhe e pret, faqja e Ministria e Arsimit dhe Shkences të shfaqet në vend të parë. Po të klikosh në menunë majtas tek "Arsimi i Lartë" dhe më pas Universitetet të shfaqet një listë me emrat e 11 universiteteve publike dhe 15 universiteteve private. Së pari vë re që emrat e rektorëve ende nuk janë rifreskuar, pra Shezai Rrokaj apo Perparim Hoxha rezultojnë ende si rektorë të UT dhe UPT, pavarësisht se kanë muaj që nuk e kanë më atë funksion. Adresat e Internetit për universitetet publike janë si më poshtë:
Universiteti i Tiranës: www.unitir.edu.al (nuk punon)
Universiteti Politeknik: www.upt.al/ (nuk punon)
Universiteti Bujqësor i Tiranës: www.ubt.edu.al (punon, përmbajtja e 2004)
Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodër: (nuk ka adresë)
Universiteti "Aleksandër Xhuvani" Elbasan: www.uniel.edu.al (faqja është bosh)
Universiteti "Fan S. Noli" Korçë: www.unkorce.edu.al (punon, vetëm disa faqe kanë informacion, nuk dihet kur është rifreskuar së fundmi.)
Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë (nuk ka adresë)
Universiteti "Eqrem Çabej" Gjirokastër: www.uogj.edu.al (punon, është rifreskuar për herë të fundit në Janar 2007. Jo të gjitha faqet kanë informacion.)
Akademia e Arteve: www.akademiaearteve.edu.al (punon, informacioni dhe prezantimi lënë për të dëshiruar, por të paktën tek Njoftime ndodhen kriteret e konkurseve për 2008 dhe datat e tyre.)
Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" (nuk ka adresë)
Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës: www.uamd.edu.al (nuk punon)
Përfundimi: 7 nga 11 universitetet publike ose nuk kanë një adresë interneti (sipas MASH) ose adresat të çojnë në asgjë. Sidoqoftë, nëse kërkon për "Universiteti Ismail Qemali" do të marrësh nga Google në vendin e pestë "University of Vlora" me adresë www.univlora.edu.al. Faqja punon, është profesionale, dhe po të klikosh tek Njoftime mund të vësh re që është rifreskuar në Korrik të 2008. Një kërkim i ngjashëm për "Universiteti Luigj Gurakuqi" nxjerr që ka pasur një adresë për këtë unversitet, www.unishk.edu.al, por kjo nuk funksionon.
Ndërkohë situata për universitet private paraqitet më e mirë. 7 universitete kanë prezencë në Web, faqet janë tërheqëse, dhe ka informacion të freskuar. Nga ana tjetër plot 8 universitete private nuk kanë prezencë në Web.
Konkluzione:
1. Faqja e internetit të MASH ka informacione të vjetëruara dhe të pasakta për universitetet. Edhe një lidhje e dukshme në faqen kryesore me titullin Pranime ne universitete të dërgon tek një faqe ku ka vetëm një lajm në lidhje me Pranimet 2008 (Përcaktimi i koeficientëve të shkollave të mesme). Asnjë informacion tjetër nuk gjendet këtu për degët, fakultetet, universitetet, programet mësimore, e të tjera që duhet të ndihmonin maturantët shqiptarë në zgjedhjen e degës për të studiuar.
2. Dy universitetet më të vjetra dhe të afirmuara të Shqipërisë, UT dhe UPT, nuk kanë prezencë zyrtare në Web. Kjo është sidomos e turpshme kur mendon që këto dy universitete prej shumë vitesh diplomojnë dhjetëra studentë në informatikë dhe inxhinieri kompjuterash. Edhe sikur të mos e paguanin dot faturën përkohësisht universitetet, a nuk gjendeshin dot ish-studentë, pronarë shërbimesh interneti privat (dhe të tillë ka plot), që të pranonin të mos hiqnin prizën për faqet e Internetit dhe ta merrnin pagesën kur të miratohej buxheti?
3. I vetmi universitet publik në Shqipëri që e ka marrë seriozisht rëndësinë e prezantimit në Web është Universiteti i Vlorës. Ndoshta emërimi i rektorit të ri, Tanush Shaska, i ardhur drejtpërdrejt nga SHBA në këtë post, ka qënë vendimtar në këtë drejtim. Megjithëse dhe faqet e këtij universiteti nuk janë të përkryera (shumë programe mësimore janë tërësisht në anglisht, dhe pa referenca për librat që do të përdoren), të paktën informacionet janë freskuar së fundi (gjë që s'mund të thuhet për universitetet e rretheve Korçë dhe Gjirokastër).
Nga ana tjetër asnjë nga faqet e universiteteve publike të Shqipërisë nuk i afrohet për nga cilësia e paraqitjes dhe e informacionit faqeve zyrtare të dy universiteteve shqiptare jashtë kufijve, Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tetovës. Dhe kjo të bën të mendosh që më shumë se çështje politike apo financiare, mungesa e prezencës në Internet nga universitetet shqiptare tregon mbi të gjitha mungesë vullneti dhe përgjegjësie.