Tuesday, June 10, 2008

Google Analytics

Para disa ditësh, në blogun Parisi një dashuri pa fund u diskutua për statistikat që WordPress u ofron blogshkruesve të kësaj platforme. Eni/Albtranslator vuri në dukje që nuk kishte mundur të gjente një funksion të tillë për bloget që strehohen nga Blogger. E bërë kurioze sesi Google (që është kompania që zotëron dhe Blogger) nuk paska vënë në qarkullim një program të tillë, iu futa kërkimit dhe gjeta përgjigjen. Quhet Google Analytics dhe është një platformë për të mbledhur statistikat e përdorimit të një websajti, pavarësisht nëse është një blog apo websajt tradicional.

E rëndësishme është që blogu/websajti t'i përkasin personit që do të vërë në punë Google Analytics, meqë është e nevojshme të shtosh ca rreshta kod në faqet përkatëse (dhe vetëm administratorët e faqeve e kanë këtë të drejtë).

Unë e vura në funksionim për blogun tim, dhe brenda 24 orëve fillova të shikoj rezultatet, të cilat janë shumë të detajuara, ndoshta ngaqë janë menduar për t'u vlejtur personave që kanë interesa fitimi për websajtet e tyre (përmes reklamave nga AdGoogle).

Për ata që janë të interesuar për të vënë në punë Google Analytics, po tregoj hapat që nevojiten.

1. Në një faqe browseri hapni adresën: www.google.com/analytics

2. Në faqen e hapur, djathtas, keni mundësinë të logoheni me adresën tuaj të emailit (psh, emrijuaj@gmail.com).

3. Në faqen e re, klikoni butonin "Sign Up".

4. Vendosni URL e blogut/websajtit tuaj në rreshtin e treguar.

5. Do ju dalë një faqe e re e quajtur "Analytics: New Account Signup", këtu mjafton të vendosni vetëm shtetin (pa dhënë të dhëna të tjera) dhe do të kaloni në faqen e pranimit të licensës së programit. Këtu mos harroni të zgjidhni: Yes, I Agree.

6. Shtypni butonin "Create new account". Këtu do të ju dalë një faqe e re që përmban dy opsione. Klikoni tek opsioni "New Tracking Code (ga.js)". Do t'iu shfaqet një program i vogël (i quajtur skript, i shkruar në gjuhën e programimit JavaScript). Kopjojeni në ndonjë dokument bosh të gjithë kodin që ndodhet brenda katrorit.

7. Shtypni butonin "Continue" në fund të faqes. Me kaq mori fund procesi i rregjistrimit tek Google Analytics.

Ka ngelur dhe fare pak punë. Udhëzimet e mëposhtme janë për atë që kanë një blog tek Blogger.

1) Hapni blogun tuaj, siç e hapni zakonisht për të shkruar një postë të re.

2) Klikoni tek elementi "Layout" (e gjeni në pjesën e sipërme).

3) Klikoni tek elementi "Edit HTML".

4) Gjeni fundin e kodit HTML që do të shfaqet brenda katrorit, dhe pikërisht para rreshtit </body> kopjoni kodin Javascript që ruajtët në hapin e mësipërm 6).

5) Shtypni "Save Template".

Kaq ishte. Kjo që sapo bëtë, bën të mundur që sa herë të krijoni një postë të re, kodi HTML që krijon faqen të përmbajë automatikisht këtë kodin Javascript që shkon e i jep të dhëna Google Analytics, sa herë që dikush hap këtë faqe në blogun tuaj.

Mbas 24 orësh, logohuni sërish tek https://www.google.com/analytics/home/. Aty do të ju dalë një tabelë ku ndodhet lista e websajteve që keni nën vëzhgim. Klikoni tek "View Reports" dhe zhytyni në botën e statistikave që ju ofron Google Analytics.

Tena tek Parisi një dashuri pa fund ishte e interesuar për ato fjalë kyçe që bëjnë njerëz të panjohur të gjejnë faqen e blogut përmes një motori kërkues si Google. Meqë ajo kishte publikuar listën e vet, unë po vë këtu atë që mora unë për blogun tim. Për momentin, shprehjet duken të gjitha normale.




Bëfshi qejf duke gërmuar statistikat!

P.S. Kush ka pyetje ose probleme me vënien në funksionim, të lërë një pyetje dhe do të përpiqem të ndihmoj.

49 comments:

eni said...

e paditur flm per kerkimin:) s'thone kot kush kerkon gjen;)

Julius said...

Done, thanks.
Tani më duhet të pres 24 orëshin...:D

drejt tropojes said...

flm, te presim 24-oreshin

e paditur said...

Pa problem, Tropoja, Julius. Kur Google i ka krijuar mundësitë, përse të mos i shfytëzojmë. Uroj që pas 24 orësh të mund të shikoni rezultatet. Shëndet!

Selfmaderadio said...

Shperndahuni, se po na numerojne!!!

ELAIS said...

Selfi po na analizojne qe eshte akoma me keq :P

e paditur said...

Ashtu është Elais. Të fut frikën ai Google Analytics aq shumë gjëra rregjistron. Psh, meqë unë e di që ti je e vetmja lexuese nga Suedia e blogut, e gjeta përnjëherë në çfarë qyteti ndodhesh. Sidoqoftë, tani që e mora vesh sesi na spiunojnë të tjerët ne, në postën e ardhshme do të tregoj sesi mund të mbrohemi, që të vazhdojmë e të ngelemi anonimë, sepse bëhet dhe kjo.

Julius said...

:D Self, Nëntori i dytë.
Po na nëmëron gjermani.

Si ia nëmëroi turku mbrëmë Zvicrës njëherë? Gjynaf, e kishin marrë atë ndeshje.

Selfmaderadio said...

germo, tare, germo... paranojat e njerezve jane groposur aty :D

Julius, tamam nentori i dyti.

Vate Zvicra, vate. Te rrojme vete. Te rroje Holanda :P

e paditur said...

Po më çudisni tani. Ku ka gjermanë që numërojnë tek "Nëntori i dytë"? Mos na ngatërroni dhe ato pak batuta që dimë. Kjo ndodh tek "Dimri i fundit".

Më erdhi shumë keq për Zvicrën. Mora vesh që hëngrën gol në minutën e fundit. Këto janë tragjedi. Po ai çuni kosovar, mirë luajti?

Selfmaderadio said...

Dimer ishte, i fundit, edhe pse i dyti. Nentori eshte dimer, dhe gjermanet i bene vetem dy, me duket mua. Po edhe sikur kjo te mos jete e vertete, ngjarja ndodhi nje nentor te dyte. :DDDDD

Une nuk e di fare si quhet titulli. Gjithe-gjithe c'mbaj mend eshte skena me grate qe i kapin gjermanet dhe shprehja e famshme, shperndahuni se po na numerojne. Me kujtohen ato dy grate qe ecin me corape leshi ne ate rrugen e ujit qe te mos t'i nuhasin qente e gjermanit, dhe ishte uje akulli ai. Keto gjera me kane bere pershtypje mua nga filmi. Dhe kete shprehjen e mbaj mend, jo prej shprehjes vete, por sepse kamera fokusohet tek goja e gjermanit dhe tregon dhembet kur goja numeron, eins, zwei, drei .... (apo numeronte shqip ai? nuk me kujtohet). Dhe kamera nuk eshte asgje por syte e asaj plakes se mencur, qe kur sheh dhembet thote ate shprehjen. Ah, me kujtohet edhe kur ato corapet e leshit te lagura kthehen ne momentin kritik kur gjermanet i kane grumbulluar grate e nuk i lene me te shperndahen. Kaq. A e mban mend njeri cfare ndodhi ne ate filem?

Kush ishte nentori i dyte? Cfare ndodhi atje? Pushtimi i radio Tiranes, ku Matilda Makoci(?) thote "ju flet Tirana", me nje ze sikur ka frike se do ta haje mikrofoni? Kaq mbaj mend, nese ky eshte filmi. Kur te shkoj ne Tirane do i ble te gjitha filmat qe kane qene dhene atebote. Jo per gje, por jam kurioze te shoh se si me vijne tani.

Ore julius, po ku ma kishe gjetur Francescon? E kisha harruar dhe faleminderit qe ma kujtove. Une mbaj akoma mend nje filem ku ai luan me Ornelen, mos me pyet se cfare ndodh ne ate filem se nuk e mbaj mend, mbaj mend vetem ate skenen erotike, ku ajo del gati lakuriq, apo topless dhe lan floket e gjate e te bukur, dhe kamera, si gjithmone ne rastin e Orneles, i afrohet kur kjo hedh floket e lagura perpjete e mbrapsht dhe i le kameres syte e saj bojeqielli. Dmth, kamera ishte syte e Nutit, dhe ne si shikues nuk mund te mos e imagjinojme se cfare ndodh ne balancen e tij hormonale, dhe se si kjo balance e prishur infekton edhe ate te Orneles. sigurisht, pse cfare tjeter?

Behrami? Luajti mire, eshte shume i mire, por si mish i huaj eshte ne ekip. Nuk ka arritur ta gjeje vendin.

e paditur said...

Self, ik sa më parë në Tiranë të blesh filmat se i bëre lëmsh të gjithë. Tek "Dimri i fundit" janë gratë që numëron gjermani (Agim Qirjaku). Ai flet vërtet gjermanisht në film, ka dhe fraza të tjera.

"Nëntori i Dytë" është sigurisht shpallja e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali.

Filmi që thua ti me Makoçin quhet "Radiostacioni".

Prit një çikë, e gjeta online filmin "Radiostacion", të gjithë filmin. Tek:
http://www.filmatshqiptar.com/Radiostacioni

Ta shikojmë në fundjavë.

Selfmaderadio said...

ok, Gjermani u rraf, Kroatia fitoi 2:1.

Ate nentorin e dyte nuk e kam pare, dhe mua nuk me terheqin keto lloj temash. Keshtu qe nuk do ta ble videon. Po radiostacionin, po e gjeta do e blej. Edhe dimrin e grave. ME pelqen t'i shof edhe njehere dhemebt e Qirjaqit. Sa mire qe i mban mend ti. Une kam nej jete qe nuk ndjek me filma shiqptare dhe kam nje black out. Batuta me kujtohen, por me thene te drejten, pervec filmave per kalamaj, nuk me kujtohet ndonje filem mbreselenes.

e paditur said...

Humbën Gjermanët? S'ka mundësi? Po ç'ndodhi?

Ka plot filma shqiptarë të bukur sidomos ata që nuk i përkasin realizmit socialist, po kanë temën nga luftërat. Sigurisht që me sytë e sotëm të duken "overwrought", po kanë dhe plot momente prekëse.

Unë kur kam qënë në 2007 në Shqipëri bleva disa të tillë:

"Mësonjtorja" (Mishi tretet, kocka ngelet - Ndrenika në një rol sublim),

"Udha e shkronjave" - (Këto gërma janë flori e shkuar floririt, Tunxh o bir.)

"Malet me blerim mbuluar" - O Lilo Labja! (Viktor Zhusti në dilemën e meshkujve shqiptarë, nga njëra anë trim harbut, nga tjetra romantik i fshehur). Pa dyshim një nga filmat më të bukur me partizanë.

"Lulëkuqet mbi mure" - Kadri Roshi në një nga rolet e jetës së tij. Sikur Kadri Roshi të kish qënë aktor Holliwoodi, nuk e di sa Oscar duhet të kish marrë.

"Yjet e netëve të gjata" - Nënë Pashakoja (Tinka Kurti), nëna më burrëreshë e historisë kinematografike shqiptare. Nuk më kujtohet ndonjë personazh tjetër filmash shqiptarë që të ketë forcën e saj.

"Njeriu me top" - Mato Gruda dhe Plaku Mere.

Të paktën këta ja vlen t'i kesh në videotekën personale, megjithëse ka dhe plot të tjerë që e meritojnë për shkak të nostalgjisë. Dreqi e mori, të paktën autorët dhe aktorët janë lodhur për të nxjerrë ato vepra, pavarësisht mesazhit. Le të mos e harrojmë punën e tyre.

Unë për vete, sa herë që i shikoj këta më vjen për të qarë tërë kohës. Ndoshta ngaqë më vjen keq që një pjesë e jetës sonë (dmth, fëmijëria) paska qënë një iluzion, ose ndoshta lotët më thonë, që derisa unë ndjej, dmth nuk ka qënë çdo gjë e kotë. E vështirë të tregohesh objektiv.

Julius said...

E, ke të drejtë për të dy rastet. (edhe te tema tjetër e futbollit).

"Po atë e di unë"-gjeje nga është batuta.

Filmi është vërtet "dimri i fundit" ku më mbahet mend dhe ajo kënga:
Djemtë tanë luftojnë në male....etj etj
Top Albania e kishte kthyer në version humoristik:
Djemtë tanë, narkomanë
hanë pak bukë pinë shumë duhan-ë. :D

Ndërsa Francesco ndoshta meriton ndonjë temë më vete, e kam pëlqyer jashtë mase si aktor.

Për Zvicrën më erdhi dhe mua keq. Sidomos se kishin shancin për ta mbyll ndeshjen kur fill pas golit të parë humbi një rast të pastër Hakin. Top i rrumbullakët, çti bësh.

mbreti3gut said...

ncnc,
hyra per te diskutuar per temen, ndersa keta ia paskan "krisur" per futboll dhe filma :):):)

Desha te them qe une shfrytezoj edhe Google Analytics ne blogun tim ne wordpress, por edhe ato qe i ofron vete platforma e wordpressit. Mirepo, kam ngelur i deshperuar ngaqe rezultatet aspak nuk jane identike. Bile nganjehere numri i vizitoreve mund te jete plus-minus 5o% te njeri ose tjetri. Sidoqofte Google Analytics ofron mundesi me te medha, mirepo me efikas me duket ajo te wordpressi.

Gooooooooooooo Croatia

(Self, tash e di kush eshte fajtori qe Kroacia gjendet ne vendit e dyte te sondazhi yt)

e paditur said...

@ Mbret i Tregut, mirëserdhe. Mezi e kuptova këtë emrin tënd, shumë kriptik. Dmth, ti merresh me manipulim sondazhesh tek Self, hehe. Nuk e ke mirë kështu. Sidomos tani që kroatët na mundën dhe gjermanët ;-)

Unë nuk e kam provuar Wordpress, ndaj dhe s'bëj dot krahasimin. Interesante ajo që thua. Pra duhet t'i pranojmë me një dozë skepticizmi rezultatet e Google Analytics. U tha, u bë!

e paditur said...

@Jul, Jul - Ike Plaku Mere, ike, me gjithë tespije e Tosun Baç!

Ku të gjejmë ca albume me muzikë e këngë filmash shqiptare, ato kanë qënë gjithnjë shumë të bukura.

Pa më thuaj, pse humbën gjermanët?

Julius said...

Meqë e gjete, po të jap bukë lepurushi: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=77054
filma online. (nuk e di sesa punojnë lidhjet)
Muzikë:
http://muzika.albasoul.com/

Pse humbi gjermoni nuk e di se nuk e pashë ndeshjen, të jem i sinqertë.

Rocky Girl said...

Tani Gjermani ishte çik për burg dje!!!
Po kjo ishte loja mor të uruar. Po të dilnim të parët në grup do na binte të ndesheshim në 1/4 finale me ndonjë skuadër të lehtë. Po ne i duam sfidat e vështira dhe vendosëm ta linim vetë Koracinë që të përballeshim me Portugalinë. Kaq të thjeshta janë gjërat!

p.s. Deutchland, uber alles!

edrus said...

Cfare beni se late name... me kto statistika "futbolli" :P .

E paditur, une e kisha dhe e hoqa (sepse adsense donte te me dergonte "fitimin" tim te "majme" nga nje reklame qe kisha tek blogu... me meryiten dhe hoqa dhe reklamen :).
Pastaj e hoqa se nuk jepte statistika te plota, si p.sh: Nr e tel te vajzave qe vizitonin faqen, permasat e tyre, ndonje foto pershkruese etj etj :P

Selfmaderadio said...

O Ed, o karafil :P

(Karafili nuk eshte vetem i imi shoku Bardhyl, ai eshte i te gjitheve). - Ca filmi?

edrus said...

Eh Selfi, "gelltit diku nje luge çorbe te prishur... dhe pastaj vjell gjithe jeten" :P

e paditur said...

Përgjigje të gjithëve:

@Jul, rrofsh me këtë bukën e lepurushit! Ato linqet që janë tek Forumi Shqiptar paskan gjithë ata filma. Më ka marrë malli për "Alo - Dedë" (Rrugë të bardha). Po si nuk më the, funksionoi ai Google Analytics që vure në punë?

@Rocky_girl - më kënaqe me teorinë tënde, aq më tepër që kishe futur dhe një batutë filmi shqiptar në mes :-) Vërtet mendon ti që do mundin Portugalinë? Hmm, kur dëgjova që Schweinsteiger kishte dalë me të kuqe m'u tulat ca entuziazmi. Po si i thonë: Die Hoffnung stirbt zuletzt!


@ Edrus, :-)
Po nuk e di ti? Google sigurisht që i mbledh ato të dhëna, por në vend që t'ia shpërndajë përdoruesve nëpër botë, i grumbullon dhe i çon direkt në zyrat e Google në Silicon Valley. Ata mijëra djelmoshat beqarë që lodhen gjithë ditën duke punuar në ata kubikët e tyre, vetëm me "dhurata" të tilla mund t'i mbash të lidhur pas vendit të punës.

@Self, mua nuk m'u kujtua kjo batuta dhe bëra një Google search. E di ku përfundova? Tek Eni/Albtranslator, që e kish përdorur në një shkrim, po nuk përmendte filmin. Sidoqoftë e gjeta që kishte qënë tek Tili. Vetëm se dua t'i them Enit, nëse e lexon këtë koment, që po pa "karafil" tek ato rezultatet e Google Analytics, kam qënë unë.

@Edrus, këtë e mbaj mend: "Njësiti Gueril".

edrus said...

-Po ne pse te mos ti kemi?
- "Si theeee? Mos? He he... ta tregoj une ty te kapterr Rrah....

P.s: Dhe ç'eshte me e keqja, jo vetem qe neve nuk na japin te dhenat e vajzave, por per dreq, i japin fotot e djemve vajzave... dhe keshtu, edhe pse kujtoja se fshiheshim pas anonimitetit per t'ju dukur simpatik vajzave, te gjitha na largohen :P

Selfmaderadio said...

Ed,


Self: Po jepini te pije atij femije!

E paditura: Nuk kam c'i jap.

E ema e zeqos: Ma jep mua!


:DDDDDDD




Pse shoku yne Tili ishte ai?

Selfmaderadio said...

E paditur,

shume nga ato personazhe i dua edhe une shume. VecanerishtLilo labja dhe Mato Gruda emrat e te cileve i kam pasur te stamposura neper T-shirte.

I stamposja vete per vete dhe ca te fandaksur si puna ime dhe kur vertiteshim me to neper Tirane hapnin njerezit syte ose qeshnin. Po tani qe u hap ky muhabet, do shkoj te bej nje t-shirt me batuten:

Per ty Shaniko!

Do ja dhuroj Edit :P

Rocky Girl said...

Np dear, për sa kohë kemi PoGOLskin nothing to worry about!
Ah: YES, WE CAN! beat Portugal

e paditur said...

"Duel i heshtur"
"Kur zbardhi një ditë"

Self, t'u bëftë dita njëmijë. Kam qeshur me lot.

e paditur said...

@Self, ide gjeniale kjo e T-shirts. Do të bëj dhe unë ndonjë të tillë, ke ndonjë sugjerim ç'mund të më shkojë mua?

@Rocky_girl - You really rock!

Julius said...

Pse nuk thoni ju, qenka hap loja keq këtej.
E, e vura në punë goglën. Funksionon ok. Po sepse kam përshtypjen se ka disa mangësi...Në lidhje me përhapjen e vizitorëve shpërndarjen gjeografike e gjona të tilla. Ose po ngatërrohem unë me statistikat e mëparshme nga free online counter.
Të falënderoj edhe një herë për postën informuese.

Ty do të të shkonte tani, nëse më lejon një sugjerim...hëm...
"jo po ta dish mirë!! Ta dish ti, ti ta dish". Ofrohet për gjetje of course megjithëse duket "e rëndë".

Të dyja shprehjet në thonjëza janë marrë nga filma.

Selfmaderadio said...

E paditur, do mendohem, po pune me zarar kjo :D

Julius? Mimoza llastica?

ET said...

O e -ditur, unë kam nji bluzë tepër që më ka mbetur nga koha kur bëja kërkime anal itike me Goglën.
Po të bëri , si masë, po ta fal.
http://img236.imageshack.us/img236/6162/8304tshirtcm1.jpg

edrus said...

"OOOOOOOO nenat! "
(Kjo ishte pergjigjja per Shanikon :)

e paditur said...

@Self, fitove turneun.
Kam dhe fakte për ta vërtetuar.
Shiko këtë foton këtu, jam unë në moshën 10-vjeçare, mbas ndonjë larje në det.

@Jul, tani s'kam kohë ti bie gjatë, po të isha si ti, do t'i besoja më shumë Google. Google nga ato statistika ha bukë. Dhe sigurisht që "unë e di mirë këtë" :-)

@ET, nuk ma mban ta vesh atë bluzë. Është shumë "explicit". Po faleminderit për ofertën.

edrus said...

eT, pse nuk i tregon per perparsen qe ve kur je vetem?
http://www.t-shirtitalia.it/t-shirt_magliette_catalogo/grembiuli/sexy_girl_biancheria_intima_bianca.jpg

Selfmaderadio said...

Moza Ll. (aka e paditura),

prit pak, se ma ka lene edrusi dopio gjashten ne dore, dhe une nuk vdes kollaj.

"OOOOOOOO nenat! "

Opla, plasi ne Kucove!

Selfmaderadio said...

Dhe fjongon e medaljes ....

ma lidh fjonce, eeee

belle_fleur said...

Uh ç'bënet në këto anë nga statistika, në futboll me Ballack dhe Podolskin, dhe më së fundi me filmat shqiptarë :)

p.s. tani më vjen në mënd vetem nje fragment filmi "kush ma lëpiu gjalpin?" kjo eshte e lehte dhe besoj se ju kujtohet te gjitheve :)

e paditur said...

Belle, çfarë e keni kapur të gjithë me Moza Llasticën sot (se mos kujton njëri që po spekullojmë për Mozën e Peshkut, se na mori lumi pastaj :-))

Belle, po ku po i shikon ndeshjet ti, se pashë që po komentoje live tek Peshku?

@Self, unë s'kam fjongo, kam vetëm gogla.

belle_fleur said...

E paditur, rastesisht e kam zbuluar. Shkova tek Euro2008.com, dhe aty klikon mbi nje live video, pastaj te thote download the program which is provided by ESPN, edhe aty i kam pare ndeshjen me Gjermanine, dhe pashe edhe ndeshjet e sotme.
Une nuk shikoj TV, keshtu qe kam shpetuar sepse i shoh live direkt nga interneti. Vive l'internet :)

Julius said...

E, sigurisht që të besoj për këtë punën e google. Këtu je në fushën tënde të specialitetit.
Po sa i ngjake Moza llasticës mi gocë!! Mos je ti ajo që ka lujt filmin? :D
Batutën nuk ma gjetët.
e para ishte marrë nga "shoqja nga fshati" ndërsa e dyta nga filmi Skënderbeu ku ai prifti i thotë "e rëndë".

e paditur said...

@Belle, rrofsh për linkun, si nuk të pyeta më parë, do të kisha parë dhe unë ndonjë ndeshje. Të paktën e di për javën që vjen tani.

@Jul, kur është xhiruar Mimoza Llastica nuk kisha lindur ende (ose isha rrugës). Aktorja që ka luajtur Mozën e ka pasur emrin Zhaklinë. Sa për batutat, ke të drejtë, unë nuk i gjeja dot. Filmin "Skënderbeu" e kam parë vetëm një herë dhe e kujtoj shumë turbull. Po as batuta e "Shoqes nga fshati" nuk më vjen në mend, bile dhe ai film nuk më kujtohet mirë.

belle_fleur said...

"Po bota, c'do thoje bota" - kjo eshte shume e lehte gjithashtu. Kam kohe qe s'kam pare filma shqiptare, dhe duhet te ulem ndonje dite qe te rikujtoj batutat e filmave shqiptare se jane grejt:)

Anonymous said...

o

e paditur said...

@ET, kot e ke që fshihesh. Tani e kemi kuptuar të gjithë që ti komunikon vetëm përmes fotove me titra.

@Belle, po që s'po më kujtohet mua kjo batuta e botës. Mos është gjë nga Pallati 176? Nuk e di.

Anonymous said...

:)

eni said...

e paditur me shkrive fare me ato karafilat:))

belle_fleur said...

Ajo batuta vjen nga filmi "14 vjec dhenderr" me Robert Ndreniken, dhe Elvira Diamantin.