Saturday, June 21, 2008

Show must go on ...

Verë 1978. Kampionati im i parë botëror i futbollit si tifoze e Hollandës.



Verë 2008. Këto 30 vite më kanë mësuar shumë gjëra. Një ndër to, që futbolli nuk duhet marrë shumë seriozisht. Do të ketë gjithnjë kampionatë të tjerë!

14 comments:

Julius said...

ahahahaha!!
Kur them unë që JEMI artista. Nuk besoni juve, (po normal se jena dhe ateista). :D
Më dhurove buzëqeshjen e parë për sot.
Kalofsh një të dielë të këndshme. :)

e paditur said...

@Jul, gëzohem që ke buzëqeshur sot. Hë dhe një çikë dhe do të fillosh prapë të qeshësh. Shpresoj që dhe ti pate një të djelë të bukur.

@ET, e dija që do bëje ndonjë lojë të tillë. Se sigurisht unë nga ti isha inspiruar për këtë postimin. Po nuk i ke rënë dot në të. E kam ballin e madh unë. Mbaj dhe syze qorrash pastaj, ndaj dhe të duash ti, nuk më duken lotët.

Anonymous said...

Po nuk i ke rënë dot në të. E kam ballin e madh unë. Mbaj dhe syze qorrash pastaj, ndaj dhe të duash ti, nuk më duken lotët.
--------------
ma t'madh se kaq e pamundur per mua te gjej ne pazar.
syzet...i kam mbi tavoline.
lotet ? : No problem.
sa per syte, beh me rane kembet shkova deri tek pazari i ri per te gjetur me te bukurit dhe gjeta palen e fundit.

Ps:natyrisht jo si origjinalet..

http://img295.imageshack.us/img295/8066/pearldt051280jg8.jpg

QFSH * mir

* Qofshi mirë !

Selfmaderadio said...

Teoria ime:

ka qene kaq vape kete week-end ne Zvicren gjermane, perfshi dhe Baselin ku u luajt ndeshja, sa qe ka rrezik ka qene edhe shkaku pse ata ishin si te mpire e mezi leviznin.

Une dhimbjen e lashe ne uje liqeni dhe ne djegje dielli. Me duket vetja si ne pushime - cdo gje tjeter e larget. Deri neser.

Nje jave te mbare!

belle_fleur said...

Sa e lezetshme me ate foton e pare :)

Do kete prape kampionate te tjere ku tulipanet nuk do ju zhgenjejne!

Te djele te bukur!

e paditur said...

@ET, je shumë zemërgjerë. të faleminderit! Sigurisht që me foton e re je dhe shumë më larg. Nuk e di a të kujtohet një lojë në TV Italian, ku thuhej "Aqua, aqua", "Fuoco, fuoco" në varësi të sa larg ose afër je objektit të fshehur. Ti je shumë "aqua, aqua, aqua". Po filmin "Girl with the pearl ring" a e ke parë. SJ luan mirë, po mua më duket shumë e cuditshme në atë "look"-un mesjetar.

@Self, po nëse do të kish qënë aq vapë, rusët që vijnë nga Siberia duhet të ishin "shkrirë" fare. Po rëndësi ka që ti vetë e paske shfrytëzuar kohën e bukur.

@Belle, ajo fotoja e parë më pëlqen dhe mua. Mendo e kisha të skanuar në kompjuter, nga të rrallat që kam, se të gjithë albumet e fëmijërisë janë në Tiranë.
Do të ketë patjetër kampionate të tjerë. Tani të shohim se cdo të bëjnë gjermanët. Megjithëse nga loja e treguar deri tani, mendoj që spanjollët e meritojnë më shumë të dalin kampion.

Një javë të re të mbarë të gjithëve!

Selfmaderadio said...

E paditur,

mire e ke ti, po mua ruset nuk me interesojne fare dhe nuk kerkoj hic alibira dhe teorira per ata. :P Pastaj, ata ruset ishin cuna 17 vjecare, s'u ben derman asgjeja atyre.

Julius said...

Si humbëm sipas meje.

Pse-në po e kërkoj akoma.

Anonymous said...

dhe une qe nuk pashe asnje ndeshje. Jam vaksinuar nga tifozlliku kohe me pare
pasi me zuri nje ankth i tmerrshem gjate humbjes se skuadres se zemres.

mbreti3gut said...

ih, kush do prese edhe kater vite per ta pare Holanden serish ne europian. Une isha per Kroacine dhe Holanden, por meqe te dyjat me tradhetuan, me tutje nuk do e percjell.

e paditur said...

@Mbreti3gut, po si mor do të na lësh të presim 4 vjet. Jo or mik, se në vjeshtë fillojnë eliminatoret e Botërorit që zhvillohet në 2 vjet në Afrikë të Jugut. Vërtetë atje nuk shkojmë dot, po në TV mund t'i shohim. Dhe mua më erdhi keq për Kroacinë, fat i keq vërtet.

@Tena, të lumtë ty, paske shpëtuar. Ashtu është, në vitet e rinisë ashtu sëmuresha dhe unë, po tani ja kam dalë të shoh pa u impenjuar me "zemër në dorë".

drejt tropojes said...

ka shum diference mes fotove!!! ;)
a ke nigju gje, ishte shit ndeshja apo si???!

Parrulla Armiqesore said...

Kjo fotoja me sjell ndermend shtatoret heroike te Napoleon... qe mu kujtua kur po lexoja kete artikullin Female football players don't have balls

http://eurozine.com/articles/2008-06-05-lippe-en.html

e paditur said...

Parulla, shumë faleminderit për artikullin. Ishte interesant të lexoje që në një vend si Norvegjia, që ne na duket shumë i emancipuar, ka përsëri "mysogeny" (latente ose jo) si në vende më pak të zhvilluara. Sa për foton, nuk e di çfarë gjinie dhe brezi i përket ti, por kur kam qënë e vogël, në mungesë të lodrave, ne luanim shumë shpesh lojën: "Kush bën poza më të bukura". Qëllimi ishte gjithnjë të ngrinim në ndonjë pozë interesante si ato të statujave. Në Shkodër ka pasur disa shtëpi që kanë pasur statuja në oborre, dhe këto paraqisnin shpesh fëmijë në poza.