Mbiemra nga shtetet:
Mbiemra nga qytetet/krahinat (shqiptare):
Meqë shpesh nuk ka ndonjë arsye logjike për të zgjedhur një mbaresë kundrejt tjetrës, kjo bëhet shpesh shkak gabimesh. Kështu, presidenti Bush thuhet të ketë thënë shprehje si:
duke përdorur në këto raste mbaresën -ian për të krijuar emrat nga Greece (Greqi) dhe Kosovo. Mënyra e saktë për anglishten është Greeks, Kosovars, që të dyja raste të veçanta, ndaj Bush-it i falet padituria e tij (po ndoshta nuk i falet ndihmësve të tij që i shkruajnë fjalimet).
Është interesant që mbiemri vlonjat devijon nga emri i qytetit më shumë se ato të qyteteve të tjerë, dhe ka të njëjtën mbaresë si labeat apo dalmat, fise të kohës së ilirëve, të zonave bregdetare. Një gjë tjetër që të bie në sy është që përveç mirditor, nuk ka ndonjë mbiemër tjetër që mbaron me -or, megjithëse -or është një nga mbaresat statistikisht më të përhapura të shqipes (njerëzor, kohor, rrugor, qendror, trupor, ujor, etj.).
Ndërkohë, nuk mund të mos vësh re që mbaresat kanë një përkatësi gjeografike (-it dhe -iot i përkasin jugut, -an dhe -ian veriut). Duke iu referuar dhe njëherë statistikës, mbaresa -ar dhe bijat e saj -tar dhe -uar janë më të përhapurat në mbiemrat e gjuhës shqipe:
atdhetar, amtar, besimtar, fetar, kombëtar, lajkatar, lajmëtar, lojtar, etj.;
A mos tregon kjo që banorët e zonave që mbarojnë me këtë mbaresë janë ata që kanë ndikuar më shumë në zgjerimin e fjalorit të shqipes?
P.S. Frymëzimi për këtë postim më erdhi pas leximit të një leksioni për Morfologjinë, ku ndodhen dhe shembujt e presidentit Bush.